LIVE UPDATES
Bota

KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës

Kosova e ka reduktuar për 25% prezencën e Policisë në dhe rreth objekteve komunale në bazë të një marrëveshje të arritur në fillim të kësaj jave ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

16 Korrik 2023, 18:12 Nga k.m.
KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është
Foto ilustruese

KFOR-i do të koordinohet me Policinë e Kosovës për mundësinë e reduktimit të mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth objekteve komunale në veri. Misioni paqeruajtës i NATO-s thotë se reduktimi i i pranisë policore sipas marrëveshjes së fundit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për këtë çështje.

Kosova e ka reduktuar për 25% prezencën e Policisë në dhe rreth objekteve komunale në bazë të një marrëveshje të arritur në fillim të kësaj jave ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak. Sipas kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës do të bëjë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore atje. KFOR-i iu përgjigj interesimit të Gazetës Express në lidhje me këtë. Në pyetjen se a duhet që Policia t’i marrë vendimet e kësaj natyre në koordinim, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se kjo çështje është “përgjegjësi e institucioneve në Kosovë”.

“Reduktimi i mundshëm prej 25% është përgjegjësi e institucioneve në Kosovë dhe bazohet në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve,”- thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të pajisura dhe të gatshme për ta përballuar çdo situatë”, thuhet më tej në përgjigje.

KFOR-i thotë se po vazhdon ta zbatojë mandatin e saj të marrë nga OKB-ja “në mënyrë të paanshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Kryeministri Albin Kurti u pyet të mërkurën për pikën e marrëveshjes që e obligon Policinë e Kosovës të bëjë vlerësime të rregullta me EULEX-in dhe KFOR-in për zvogëlimin e mëtejmë të pranisë policore në veri.

Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për situatën.

Vendimet për sundimin e ligjit, i merr vetë Policia”, tha ai.

“Ne çfarë jemi dakorduar në Bratisllavë është se pas këtyre dy javëve mund ta zvogëlojnë praninë e Policisë”, tha Kurti.

Çka thanë BE-ja dhe Qeveria për këtë pikë?

Zyrtarja për shtyp e BE-së, Zoï Muletier i tha Gazetës Express të martën se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari europian, Miroslav Lajçak u pajtuan për hapat e parë që duhet t’i bëjë Kosova për shtensionimin e situatës.

“Ata ranë dakord për hapat e parë prioritarë të Kosovës në të gjitha këto 3 fusha”, tha ajo.

Fushat për të cilat u morën vesh Bislimi e Lajçak përfshijnë “zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale”. Gjithashtu, siç tha Muletier, Kosova do të bëjë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore “duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”. Po ashtu, Kosova duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme lokale.

Po të martën, Qeveria e Kosovës njoftoi për marrëveshjen e arritur.

“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në pikën e dytë, sipas Qeverisë./Express

kfor

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2023, 16:35 k.m.

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

Foto ilustruese Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës. Gati një e tre...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj