LIVE UPDATES
Bota

Mercenarët e grupit Wagner mbërrijnë në Bjellorusi; Polonia përforcon kufirin

Drejtuesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk është parë më në publik që kur u largua nga qyteti jugor rus Rostov-on-Don, në orët e vona të datës 24 qershor. Zëvendësministri për koordinimin e shërbimeve speciale të Polonisë, Stanislaw Zaryn, tha se edhe Varshava ka konfirmuar praninë në Bjellorusi të luftëtarëve të grupit Wagner.

16 Korrik 2023, 16:39 Nga k.m.
Mercenarët e grupit Wagner mbërrijnë në Bjellorusi; Polonia
Foto ilustruese

Mercenarët e grupit privat rus Wagner gjenden në Bjellorusi, thanë të shtunën zyrtarët ukrainas dhe polakë, një ditë pasi Minsku njoftoi se ata po stërvisnin ushtarët bjellorusë në juglindje të kryeqytetit. “Wagner gjendet në Bjellorusi”, shkruajti në një mesazh në rrjetin Telegram zëdhënësi i agjencisë ukrainase për kufirin, Andriy Demchenko. Ai tha se ishin pikasur në Bjellorusi “grupe të veçanta” të zhvendosura nga Rusia.

Disa luftëtarë të grupit Wagner kishin mbërritur në Bjellorusi që të martën, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters dy burime të afërta me luftëtarët.

Ministria bjelloruse e mbrojtjes qarkulloi të premten një video, ku sipas saj duken luftëtarë të grupit Wagner duke stërvitur ushtarët bjellorusë në një kamp ushtarak pranë qytetit Osipovichi. Sipas Presidentit rus Vladimir Putin, kjo zhvendosje e grupit Wagner drejt Bjellorusisë ishte pjesë e marrëveshjes që i dha fund rebelimit në qershor, kur mercenarët morën kontrollin e një shtabi të ushtrisë ruse, marshuan drejt Moskës dhe për pak e futën Rusinë në luftë civile.

Drejtuesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk është parë më në publik që kur u largua nga qyteti jugor rus Rostov-on-Don, në orët e vona të datës 24 qershor. Zëvendësministri për koordinimin e shërbimeve speciale të Polonisë, Stanislaw Zaryn, tha se edhe Varshava ka konfirmuar praninë në Bjellorusi të luftëtarëve të grupit Wagner.

“Mund të jenë aktualisht disa qindra prej tyre”, shkruajti Zaryn në Twitter.

Polonia njoftoi këtë muaj se po përforconte kufirin e saj me Bjellorusinë, për t’u përgatitur ndaj kërcënimeve të mundshme.

Megjithëse nuk dërgoi forca bjelloruse në Ukrainë, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko i lejoi Moskës të përdorë territorin bjellorus për të bërë sulmin e saj frontal ndaj Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka lejuar që atëherë përdorimin e vendit të tij si bazë për armët bërthamore të Rusisë.

Organizata bjelloruse “Projekti Hajun”, që monitoron aktivitetin ushtarak në vend dhe që konsiderohet si formacion ekstremist nga autoritetet bjelloruse, njoftoi se një autokolonë e gjatë me të paktën 60 automjete hynë në Bjellorusi nga Rusia gjatë natës së të premtes.

Organizata tha se automjetet, ndër ta kamionë, fuoristrada, furgonë dhe autobuzë, mbanin targa të republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në pjesën lindore të Ukrainës. Me një lëvizje që konsiderohet e paligjshme, Moska vendosi vitin e kaluar t’i aneksojë këto republika, të cilat kanë shërbyer si vasalë të Rusisë që nga viti 2014.

“Projekti Hajun” tha se një autokolonë e grupit Wagner dukej se po i drejtohej Tselit, në pjesën qendrore të Bjellorusisë, ku gazetarëve të huaj u ishte treguar javën e kaluar një kamp me qindra tenda të ngritura. Një video e qarkulluar të shtunën në mbrëmje nga korrespondenti rus i luftës Alexander Kotz tregonte një autokolonë kamionësh dhe autoblindash në një autostradë në Rusinë jugore, disa prej të cilëve mbanin flamurin e grupit Wagner. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur njoftimet e organizatës bjelloruse Hajun. Gjithashtu, nuk pati komente të menjëhershme nga Rusia apo Bjellorusia./VOA

bjellorusi

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2023, 16:35 k.m.

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

Foto ilustruese Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës. Gati një e tre...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë