All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kievi: 9 mijë ushtarë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës

Gjatë një aktiviteti për veteranët, Gjeneral Valerii Zaluzhnyi, tha se duhet treguar kujdes për fëmijët e Ukrainës pasi “baballarët e tyre shkuan në front dhe mund të jenë ndoshta ndër 9 mijë heronjtë e vrarë”.

22 Gusht 2022, 21:20 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Kievi: 9 mijë ushtarë ukrainas të vrarë që nga fillimi

UKRAINË – Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi thotë se si pasojë e sulmit të Rusisë në Ukrainë, që këtë javë shënon gjashtë muaj që prej fillimit të tij, janë vrarë 9 mijë ushtarë ukrainas. Komentet e tij vijnë ndërsa nuk ka ndonjë shenjë se intensiteti i luftimeve po bie.

Gjatë një aktiviteti për veteranët, Gjeneral Valerii Zaluzhnyi, tha se duhet treguar kujdes për fëmijët e Ukrainës pasi “baballarët e tyre shkuan në front dhe mund të jenë ndoshta ndër 9 mijë heronjtë e vrarë”.

Në Nikopol, në bregun përballë të lumit pranë centralit kryesor bërthamor të Ukrainës, bombardimet ruse plagosën katër persona të hënën, tha një zyrtar. Qyteti në lumin Dnieper është përballur me goditje të pamëshirshme që nga 12 korriku, të cilat kanë dëmtuar rreth 850 ndërtesa dhe kanë larguar rreth gjysmën e popullsisë prej 100 mijë banorësh.

OKB-ja thotë se 5,587 civilë janë vrarë dhe 7,890 janë plagosur gjatë sulmit rus në Ukrainë që filloi më 24 shkurt, ndërsa ka të ngjarë që ky të të jetë një vlerësim konservator.

"Ndjej urrejtje ndaj rusëve", thotë 74-vjeçarja Liudmyla Shyshkina, duke qëndruar në buzë të banesës së saj të shkatërruar në katin e katërt të një godine në Nikopol që nuk ka më mure. Ajo është ende e plagosur nga shpërthimi i 10 gushtit që vrau burrin e saj 81 vjeçar, Anatolij.

"Nuk ma mori babanë Lufta e Dytë Botërore, por Rusia", vuri në dukje Pavlo Shyshkin, djali i tij.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë i bënë thirrje të dielën Rusisë që t'i japë fund të gjitha operacioneve ushtarake pranë uzinës bërthamore në Zaporizhzhya - më e madhja në Evropë - por Nikopoli u sulmua tre herë gjatë natës me raketa dhe predha mortajash. U goditën shtëpitë, një kopsht fëmijësh, një stacion autobusi dhe dyqane, thanë autoritetet.

Ekziston frikë në masë se bombardimet dhe luftimet e vazhdueshme në zonë mund të çojnë në një katastrofë bërthamore. Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën për të diskutuar situatën me termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Vladimir Rogov, një zyrtar me administratën e ngritur nga Rusia në rajonin Zaporizhzhia, tha të hënën se për shkak të bombardimeve, personeli në centralin bërthamor është shkurtuar, dhe ka mbetur vetëm personeli bazë për të vazhduar funksionimin e tij.

Njoftimi i së hënës për shifrat e ushtarakëve të vrarë të Ukrainës dallon nga të dhënat e ushtrisë ruse, e cila për herë të fundit dha një përditësim më 25 mars, kur tha se 1,351 forca ruse u vranë gjatë muajit të parë të luftimeve. Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan dy javë më parë se Rusia ka humbur nga 70 mijë deri në 80 mijë ushtarë, të vrarë dhe të plagosur në luftime.

Në vijën e frontit, ushtria ukrainase tha se kreu një sulm në një urë kyçe mbi lumin Dnieper në rajonin Kherson të pushtuar nga Rusia. Zyrtarët lokalë të caktuar nga Rusia thanë se sulmi vrau dy persona të hënën dhe plagosi 16 të tjerë.

Fotot e postuara në mediat sociale treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin mbi Urën “Antonivskiy”, e cila ka qenë një rrugë kryesore furnizimi për ushtrinë ruse në Kherson.

Në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia, ankthi është përhapur pas një vale zjarresh dhe shpërthimesh në objektet ruse gjatë dy javëve të fundit. Guvernatori i Sevastopolit i mbështetur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, urdhëroi që të vendoseshin tabela që tregonin vendndodhjen e strehimeve nga bombardimet në qytet, i cili prej kohësh dukej i paprekshëm.

Sevastopoli, porti i Krimesë ku ka shtabin flota ruse e Detit të Zi, ka patur një seri sulmesh me dron. Një dron shpërtheu në selinë e flotës më 31 korrik dhe një tjetër u rrëzua mbi të javën e kaluar. Autoritetet thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar edhe drone të tjerë.

Zyrtarë në Razvozhaev njoftuan në Telegram se qyteti është i mbrojtur mirë, por se "është më mirë të dimë se ku janë vendstrehimet".

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e përmendi drejtpërdrejt luftën gjatë një fjalimi me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar të hënën, por i bëri jehonë disa prej justifikimeve të përmendura mbi sulmin.

"Ne jemi të vendosur të ndjekim në arenën ndërkombëtare vetëm ato politika që plotësojnë interesat themelore të atdheut", tha zoti Putin. Ai këmbëngul se Rusia dërgoi trupa në Ukrainë për ta mbrojtur atë nga infiltrimi i Perëndimit.

Marrë nga VOA

valerii zaluzhnyi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet