LIVE UPDATES
Bota

Kievi: Forcat ukrainase rrethojnë mijëra trupa ruse në Liman

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Përditësimi i fundit operacional i Rusisë u bë të premten në mbrëmje.

1 Tetor 2022, 15:06 Nga I.A
Kievi: Forcat ukrainase rrethojnë mijëra trupa ruse në Liman
Ukraine

UKRAINË- Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur të shtunën në Liman duke rrethuar me mijëra trupa ruse, në një kundërpërgjigje ndaj Kremlinit një ditë pasi ai shpalli aneksimin e një pjesë të territorit të Ukrainës. Marrja e Limanit do të ishte një goditje e fortë për Rusinë. Një zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës tha se Rusia kishte rrethuar afro 5.500 trupa në Liman. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Përditësimi i fundit operacional i Rusisë u bë të premten në mbrëmje.

Të shtunën, kanali Telegram i ministrisë publikoi një seri mesazhesh urimi, përfshirë një nga presidenti Putin, për të shënuar Ditën e Forcave ushtarake Tokësore.

Sot Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa e përdorur për të goditur ndaj një autokolonë humanitare në Ukrainë “ka të ngjarë të ishte një raketë ruse me rreze të gjatë veprimi”.

Në raportin e zbulimit britanik të postuar në Twitter, shtohej se përdorimi i një "burimi të tillë me vlerë të madhe" në sulmin pranë Zaporizhias "është nxitur pothuajse me siguri të plotë, nga mungesa e përgjithshme e municioneve, veçanërisht raketave me saktësi të lartë, me rreze të gjatë veprimi".

Në raport thuhej gjithashtu se sulmi i së premtes në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, rezultoi "në vrasjen nga trupat ruse të civilëve që Moska pretendon tashmë se janë qytetarë të saj".

Sulmi ndodhi pranë qyteteve të Zaporizhias dhe Mikolaivit. Si pasojë u vranë rreth 26 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. Në aumjetet e goditura udhëtonin njerëz që ishin nisur drejt zonave të pushtuara, për të shpëtuar familjarë të tyre.

Në një mesazh në rrjetin social Telegram Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruante se: Do të përgjigjemi patjetër për çdo jetë të humbur ukrainase!".

Të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia i vendosi veton një projektrezolute e cila i cilësonte referendumet ruse në Ukrainë si "të paligjshme".

Dhjetë vende e mbështetën rezolutën, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, vende që paraqitën rezolutën në Këshillin e Sigurimit. Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan ndërsa Rusia ishte i vetmi vend që votoi kundër rezolutës.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se nëse Rusia zgjedh t’i shmanget përgjegjësisë, do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në Asamblenë e Përgjithshme për t'i dërguar një mesazh Moskës se bota është ende në anën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”. Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Richard Gowan, tha se diplomatët perëndimorë e dinin se Rusia do të vendoste veton ndaj rezolutës, por ai shtoi se dokumenti ishte menduar si një prelud për të mbajtur një votim në Asamblenë e Përgjithshme për të dënuar veprimet e Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara "punuan shumë për të siguruar ambstenimin e Kinës", një veprim që ai tha se ishte i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara "për të treguar se Pekini nuk e mbështet Moskës". Në komentet para votimit, ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se rezoluta nuk ishte "asgjë më shumë se një provokim i ulët" duke shtuar se banorët e rajoneve ku u mbajtën referendumet "kanë bërë një zgjedhje të informuar dhe të lirë".

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet