LIVE UPDATES
Bota

Kina mbështetet në traditën e miqësisë me Gjermaninë, bëhet partneri më i rëndësishëm tregtar

Gjermania është destinacioni i vizitës së parë jashtë vendit të kryeministrit të ri kinez, Li Qiang. Ai dëshiron të thellojë bashkëpunimin, veçanërisht në aspektin ekonomik

20 Qershor 2023, 08:11 Nga I.A
Kina mbështetet në traditën e miqësisë me
Li Qiang dhe Olaf Scholz

GJERMANI- Kina dëshiron t'i përdorë konsultimet me qeverinë gjermane për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për të kapërcyer dallimet. Pas mbërritjes së delegacionit qeveritar kinez prej dhjetë anëtarësh në Berlin, kryeministri Li Qiang u shpreh për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim dhe pasurimin e përmbajtjes së partneritetit strategjik midis dy vendeve.

"Së bashku të veprojmë në mënyrë konsistente"- kjo është motoja e konsultimeve qeveritare Gjermani-Kinë, ku kryeministri kinez, Li Qiang, ka ardhur me një pjesë të madhe të kabinetit të tij. Por rezervat e të përbashkëtave gjermano-kineze po shterojnë. Kjo u kuptua edhe në takimin e fundit mes ministrit gjerman te Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe homologun kinez, Li Shangfu në një konferencë sigurie në Singapor. 

Kina partneri më i rëndësishëm tregtar për Gjermaninë

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar për Gjermaninë për të shtatën herë me radhë. Në vitin 2022 shkëmbimi i mallrave kapi vlerën e 300 miliardë eurove, me një deficit tregtar të madh nga ana gjermane me mbi 80 miliardë euro. Marrëdhëniet nuk janë vetëm të rëndësishme, ato janë edhe shumë komplekse.

Paradoksaliteti i marrëdhënies gjermano-kineze duket në atë që në të njëjtën kohë Kina në dokumentet zyrtare përcaktohet si partnere, konkurrente dhe rivale strategjike. Në të shkuarën Berlini zyrtar vinte në plan të parë partneritetin. Kosultimet qeveritare - që kanë filluar nga viti 2011 - e vërtetojnë këtë. Në vitin 2014 marrëdhëniet kinezo-gjermane u ngritën në rangun e "partneritetit të zgjeruar strategjik".

Por që atëherë atmosfera ka ndryshuar si në Berlin edhe në kryeqytetet e tjera europiane. Peshorja anon më shumë në anën e rivalitetit strategjik. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për rrjedhjen e teknologjisë, apo besnikërinë e Pekinit ndaj "miqësisë së patundur" me Moskën megjithë pushtimin e Ukrainës, rritjen e tensioneve në Rrugën e Tajvanit, shtypjen e pakicës uigure në Kinë - lënda për konflikte shtohet. Përmes rivalitetit gjeopolitik me SHBA ajo ashpërsohet madje më shumë.

Jo "business as usual"

Të gjitha këto do të lenë gjurmët e tyre në raundin e 7-të të konsultimeve qeveritare, është e mendimit Barbara Pongratz nga Instituti Studimor gjerman, Meritz. "Qeveria gjermane dëshiron të heqë dorë nga qëndrimi 'business as usual'", thotë ekspertja për marrëdhëniet gjermano.-kineze. "Ka sinjale që konsultimet qeveritare nuk do të shoqërohen nga inskenime të mëdha dhe jo nga ujditë për marrëveshje të mëdha."

Po fryn një erë tjetër në marrëdhëniet me Kinën. Këtë e konstaton që në marrëveshjen e koalicionit qeveritar të SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve. 12 herë përmendet Kina aty. "Për të realizuar vlerat dhe interesat tona në rivalitetin sistemor me Kinën, na nevojitet një strategji e zgjeruar për Kinën në Gjermani në kuadër të politikës së përbashkët të BE për Kinën. Duam t'i vazhdojmë konsultimet qeveritare dhe t'i formësojmë më shumë në nivel europian", premtohet në marrëveshjen e koalicionit.

Nuk ka strategji për Kinën as europeizim të politikës ndaj Kinës

"Nuk është ekzistent një debat i vërtetë në drejtim të europeizimit të marrëdhënieve gjermano-kineze, strategjisë për Kinën apo konsultimeve qeveritare", shprehet eskpertja Pongratz. Pa harruar që strategjia për Kinën ende nuk është publikuar, gjë që do të bëhej me strategjinë kombëtare të sigurisë. Duket se strategjia për Kinë që është shtyrë edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme në koalicion. Politilogu nga Berlini, Eberhard Sandschneider e sheh më shumë si pozitive shtyrjen e strategjisë për Kinën. "Nëse tani publikohet shumë material kritik në lidhje me Kinën, duhet të presësh që vetëbesimi i Kinës do të çojë në anulimin e konsultimeve." Sandscheider thotë se "është sekret i ditur që qeveria gjermane nuk është e një mendimi. Këtë e dinë edhe kinezët."

Debati zhvillohet edhe publikisht, sidomos mes Të Gjelbërve që paraqiten të orientuar nga vlerat dhe përdorin një ton të ashpër ndaj Kinës dhe SPD që ka në fokus interesat ekonomike. Gjatë një vizite në prill të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Pekin pati një këmbim të hapur replikash me homologun kinez, Qin Gang. Mes Baerbock dhe kancelarit Scholz janë perceptuar dallime të mëdha, thotë Barbara Pongratz. Politika partiake përcakton aktualisht qëndrimin ndaj Kinës. "Por nëse vëren me vëmendje, kupton se dallime ka në ton, por mesazhet nuk dallojnë shumë nga njëri-tjetri."

Në konsultimet qeveritare kryesinë e ka kancelari, Olaf Scholz, që në përgjithësi megjithë situatën e vështirë mund të sjellë një ton më miqësor. Por ekspertët nuk presin rezultate konkrete. Sipas ekspertit Sandschneider rëndësi ka që këto konsultime zhvillohen. "Me kolegët kinezë me të cilët bisedoj jam i një mendimi: Ka ardhur koha që të ulen të gjithë së bashku. Dhe jo vetëm në seancat e konferencave, por edhe në pushimet për një kafe mes konferencave për të biseduar edhe personalisht. Kjo e ndryshon atmosferën." E ndoshta kjo mund ta bëjë të paktën të vepruarit e përbashkët konsistent, sipas motos së konsultimeve.

Marrë nga DW

li qiang olaf scholz

Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor 2023, 08:04 I.A

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Salman Rushdie GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë