LIVE UPDATES
Bota

Kina vendos ligjin e ri për influencerit: Kush flet për ligjin, mjekësin dhe ekonomin duhet të zotëroj një diplomë në këtë fushë

Ky ligj kërkon që ndikuesit të kenë kualifikime zyrtare si diplomë ose një licencë për të ushtruar një profesion, për të qenë në gjendje të diskutojnë tema të ndjeshme si mjekësia, ligji, arsimi dhe financat.

5 Nëntor 2025, 19:08 Nga E.d
Kina vendos ligjin e ri për influencerit: Kush flet për ligjin,
Foto ilustruse

KINË- Kina ka vendosur masa të reja për influencuesit në rrjetet dhe mediat sociale. Që nga 25 tetori, krijuesit e përmbajtjes bazuar në një ligj të ri, duhet të vërtetojnë ekspertizën dhe besueshmërinë e tyre me diploma ose certifikime, përpara se të përfshihen në tema të tilla si mjekësia, ligji dhe financa. Mediat e huaja shkruajnë se sipas raporteve kineze, ajo që Kina dëshiron të bëj është të sjellë rregull në kaosin e internetit dhe të vendosë një ligj të ri.

Ky ligj kërkon që ndikuesit të kenë kualifikime zyrtare si diplomë ose një licencë për të ushtruar një profesion, për të qenë në gjendje të diskutojnë tema të ndjeshme si mjekësia, ligji, arsimi dhe financat. Administrata Kiberhapësinore e Kinës pretendon se rregullorja e re synon të luftojë dezinformimin dhe të sigurojë që përdoruesit e internetit të mos mashtrohen nga super ekspertë të cilët, në realitet, nuk kanë trajnim. Platforma të tilla si Douyin, Bilibili dhe Ëeibo do të jenë përgjegjëse për verifikimin e kualifikimeve të krijuesve dhe monitorimin e postimeve për të siguruar që ato përmbajnë referenca dhe paralajmërime të sakta.

Por gjëja më interesante është se krijuesit e përmbajtjes do të duhet të deklarojnë qartë kur informacioni i tyre vjen nga studimet ose nëse përdorin Inteligjencën Artificiale për të prodhuar përmbajtje. Për zyrtarët kinezë, çështja është e qartë: ligji i sjell më shumë besueshmëri dhe saktësi internetit dhe mediave sociale. Megjithatë, kritikët e legjislacionit të ri e shohin atë ndryshe. Për ta, legjislacioni i ri i ngjan censurës dixhitale. Duke vendosur barriera se kush mund të flasë dhe për cilat çështje, qeveria rrezikon të heshtë zërat e pavarur dhe të kufizojë debatin publik. Rregullorja e re vjen në një kohë kur ndikuesit janë bërë ekspertët e rinj në internet. Në vend të diplomave, ata fitojnë besimin e audiencës së tyre me personalitetin dhe imazhin e tyre. Nga këshillat shëndetësore te strategjitë financiare, krijuesit e përmbajtjes shpesh fitojnë ndjekës pa ndonjë kualifikim formal.

Por kjo ka edhe të metat e veta, dezinformimi përhapet lehtësisht kur ekspertët i thjeshtëzojnë tepër çështjet komplekse. Prandaj, ligji i ri duket se po përpiqet t'i japë fund kësaj situate anarkike dhe të sigurojë që ata që flasin hapur për çështje kritike të kenë arsimimin e duhur, sfondin e duhur, për ta bërë këtë. Ky legjislacion i ri mbi ndikuesit nuk është i rëndësishëm vetëm për Kinën, por mund të vendosë edhe një precedent për vendet e tjera që përballen me të njëjtin problem.
Institucionet po përpiqen të rivendosin rendin në universin dixhital, ndërsa krijuesit e përmbajtjes vazhdojnë të thyejnë kufijtë, duke ngritur pyetje në lidhje me ekuilibrin midis lirisë së fjalës dhe mbrojtjes së publikut nga përhapja e lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit./Dosja.al

kina ligj diplomë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje