6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Që nga kthimi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tarifat ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për praktika të padrejta tregtare që kërcënojnë industritë amerikane.
KINË- Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i quajti “arbitrare”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës William Gallo, deklaratat e zyrtarëve kinezë ndaj vendimit të Presidentit amerikan janë pjesë e përpjekjeve të Pekinit për ta paraqitur veten si një forcë për stabilitetin botëror. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Kina deri tani ka reaguar me kujdes ndaj veprimeve të Uashingtonit.
Takimi më i madh politik vjetor i Kinës është një skenar i hartuar me kujdes. Kësaj radhe qëllimi ishte për të ngjallur besim tek ekonomia kineze. Megjithatë, ministri i Jashtëm Wang Yi të premten u përqëndrua tek Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Uashingtonin për rritjen e tensioneve dhe pasojat tek tregëtia globale.
“Siç e thotë një fjalë e urtë kineze, nëse veprimi i dikujt dështon, arsyeja duhet kërkuar brenda vetes. Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë çfarë kanë arritur me tarifat dhe luftërat tregtare këto vite”, thotë ministri Wang.
Ai i quajti tarifat e Uashingtonit “arbitrare” dhe të papërgjegjshme. Që nga kthimi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tarifat ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për praktika të padrejta tregtare që kërcënojnë industritë amerikane.
“Tarifat duhet të ishin vendosur shumë vite më parë. Kina kështu ka vepruar. Nëse do të prodhonit një makinë, nuk mund ta dërgonit në Kinë. Tarifa ishte aq e lartë. Prandaj të gjithë ndërtuan fabrika prodhimi në Kinë”, tha Presidenti Trump më 13 shkurt ndërsa njoftoi planin e tij për tarifa reciproke ndaj aleatëve dhe rivalëve të Amerikës në botë.
Kina e ka shfrytëzuar situatën duke e portretizuar veten si një mbrojtëse të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Imagjinoni sikur çdo vend të vinte theksin tek prioriteti i vet dhe të besonte tek forca, bota do të përfshihej nga kaosi”, thotë ministri Wang.
Pavarësisht thirrjeve për stabilitet, kryediplomati kinez përsëriti kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit shumë më të vogël. Në muajt e fundit, Kina ka shtuar stërvitjet ushtarake pranë ishullit të vetëqeverisur. Pavarësisht deklaratave të forta të bëra këtë javë, analistët thonë se Pekini po vepron me kujdes.
“Ata duhet të shfaqen të fortë para audiencës vendase dhe këtë dëshmojnë deklaratat që bëjnë. Megjithatë, analistët me përvojë janë në kërkim të veprimeve reale që kryhen në vend të deklaratave”, thotë Lim Tai Wei, profesor në Universitetin Soka në Tokio.
Pavarësisht se Kina i është përgjigjur Uashingtonit me tarifat e veta, Pekini duket se është i kujdesshëm që të mos përshkallëzojë tensionet me një udhëheqës amerikan që ata e shohin si të paparashikueshëm.
“Autoritetet kineze deri tani e kanë pasur të vështirë të reagojnë ndaj kësaj paparashikueshmërie. Ata janë të mësuar me entitete dhe procedura të qëndrueshme, të njohura, në mënyrë që të mund të planifikojnë veprimet e tyre paraprakisht”, thotë profesori Lim Tai Wei.
Kjo e lë Pekinin me pak siguri për atë që vjen më pas. Me rritjen e tensioneve, Kina duhet të vendosë nëse do të përmbahet ose të godasë më fort./VOA
foto ilustruese MOSKË- Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike për t’i dhë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sul...
foto ilustruese RUSI- Kremlini ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili ...
Aleksandar Vuçiç RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus ...
Foto ilustruese BRAZIL- Ndryshimet klimatike në vendet që kultivojnë banane do të përbëjnë një k&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me ...
Foto ilustruese SHBA- Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ngrit në Teksas të enjten, më 6 mars, duke shkaktuar ndalimin e fluturi...
Porta e mbyllur në ndërtesën e Agjencisë Shtetërore për Hetime (SIPA) të Bosnje e Hercegovinës në Banjallukë...
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump ka n...
Foto ilustruese EUROPA- Tregjet europiane ishin kryesisht në rënie të premten, duke mbyllur një javë të paqëndrueshme t&...