LIVE UPDATES
Bota

Kishin pritshmëri të lartë, republikanët fajësojnë ish-Presidentin Trump për rezultatin e zgjedhjeve mesmandatit

Zyrtarë të Partisë Republikane duan që vëmendja në ditët në vazhdim të përqëndrohet në shtetin e Xhorxhias, ku kandidati i mbështetur nga zoti Trump, Herschel Walker, është në balotazh me senatorin aktual demokrat Raphael Warnock.

10 Nëntor 2022, 18:45 Nga d.a.
Kishin pritshmëri të lartë, republikanët fajësojnë
Trump

SHBA- Rezultatet e zgjedhjeve të së martës, që ishin larg pritshmërive të Partisë Republikane, kanë bërë që disa aleatë të Presidentit Trump t’i bëjnë atij thirrje të shtyjë njoftimin e planifikuar për javën tjetër, ku mendohej se ai mund të shpallte kandidaturën për zgjedhjet e 2024.

Zyrtarë të Partisë Republikane duan që vëmendja në ditët në vazhdim të përqëndrohet në shtetin e Xhorxhias, ku kandidati i mbështetur nga zoti Trump, Herschel Walker, është në balotazh me senatorin aktual demokrat Raphael Warnock.

Gara mund të jetë përcaktuese për të vendosur mbi fatin e kontrollit të Senatit. “Do ta këshilloja ta shtynte njoftimin deri pas balotazhit të 6 dhjetorit”, tha ish këshilltari i Presidentit Trump, Jason Miller, i cili ishte me presidentin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Presidenti Trump synonte t’i përdorte zgjedhjet si një mundësi për të provuar ndikimin e tij politik, pas humbjes para dy vjetësh. Ai mbështeti mbi 330 kandidatë në gara të ndryshme, që nga ato për postet më të larta, deri tek postet më të ulta, shpesh duke inkurajuar kandidatë pa përvojë, ose me të meta. Ai u mburr me fitoret e kandidatëve të tij gjatë votimeve paraprake në parti. Por shumë prej qëndrimeve që mbështesnin ata, që nga gënjeshtra për vjedhjen e zgjedhjeve të 2020 dhe qëndrimet e linjës ekstreme kundër të drejtës për abort, nuk ishin në përputhje me pikëpamjet dominuese politike. Kandidatët e ish presidentit arritën disa fitore të rëndësishme si ato në Ohajo, ku shkrimtari JD Vance fitoi në garën për në Senat, pasi mbështetja që siguroi nga ish presidenti e ngriti atë në krye të listës së rivalëve republikanë gjatë primareve. Në Karolinën e Veriut, kandidati tjetër Ted Budd, i mbështetur po nga ish presidenti, i dha një vend tjetër në Senat republikanëve.

Por kandidatët e tij humbën në disa gara të rëndësishme, si për shembull në Pensilvani, ku mjeku Mehmet Oz humbi ndaj demokratit John Fetterman. Kandidatët e mbështetur nga zoti Trump po ashtu humbën garat për guvernator në Pensilvani, Meriland dhe Miçigan.

Fitorja më e madhe e republikanëve ishte në Florida, ku guvernatori Ron DeSantis fitoi thellë, duke çimentuar statusin e tij si një figurë qendrore në ngritje në Partinë Republikane, si dhe një kandidat i mundshëm i saj për president në 2024. “Sapo e kam filluar betejën” tha ai pas fitores të martën.

“Këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë, por mbështetja nga zoti Trump e kandidatëve, që nuk mund të fitonin, na e hoqi atë nga duart”, thotë Scott Reed, një prej këshilltarëve me përvojë të partisë republikane. “Trump ka humbur deri tani tre gara rresht për republikanët dhe ka ardhur koha të shkëputemi nga teoritë e tij jo-realiste”, shton ai. “Partia republikane”, argumenton analisti Reed, “kishte gjithë avantazhet e duhura, fondet, çështjet që shqetësojnë amerikanët, nivelin e ulët të mbështetjes për presidentin Biden, por përpjekjet e Presidentit Trump për të vënë veten në qendër të vëmendjes me kandidimin e mundshëm për 2024, qartazi nxitën shumë të pavarur dhe mobilizuan bazën e demokratëve për të dalë në numër të madh për të votuar”.

Ish Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, një mik i hershëm dhe këshilltar i ish Presidentit Trump, i kthyer në kritik të tij, që mund të jetë vetë duke shqyrtuar mundësinë të kandidojë më 2024, thotë se republikanët “duhet të marrin një vendim jetik”. “Ne humbëm më 2018, humbëm më 2020, humbëm në Xhorxhia në 2021 dhe tani në 2022 po humbasim në garat për guvernatorë, nuk do të fitojmë aq vende në Dhomën e Përfaqësuesve sa duhet të fitonim dhe mund të mos e marrim kontrollin e Senatit, megjithëse mbështetja për punën e presidentit Biden është vetëm 40 përqind”, tha ai, duke shtuar se “personi i vetëm që duhet fajësuar për këtë është Donald Trumpi”./VOA/

donald trump zgjedhjet e mesmandatit ne shba raphael warnock

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit