LIVE UPDATES
Bota

"Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani"/ Provokimet e 11 serbëve të arrestuar

Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

30 Shtator 2025, 22:56 Nga E. D
"Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe
foto ilustruese

GJERMANI- Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.

Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.

Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.

Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.

Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë "me targa që dukeshin si të Serbisë".

Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.

Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin “ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre”.

Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.

Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.

Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin “rasti i duarve të kuqe” të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si "antisemitizëm i neveritshëm".

Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.

Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

Pas sulmit të Hamasit - grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera - ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.

Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.

Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.

Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse. Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës./REL

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës