LIVE UPDATES
Bota

Kongresi paralajmëroi përfundimin e fondeve për Ukrainën, Zelensky i drejtohet Senatit amerikan për të kërkuar ndihmë

Në tetor, administrata e presidentit Joe Biden i kërkoi Kongresit të miratojë afro106 miliardë dollarë për të financuar planet ambicioze të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare në Shtetet e Bashkuara.

5 Dhjetor 2023, 19:14 Nga a.l
Kongresi paralajmëroi përfundimin e fondeve për Ukrainën,
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do t’i drejtohet Senatit amerikan të martën, mes përpjekjeve intensive të Shtëpisë së Bardhë për të bindur Kongresin që të miratojë urgjentisht fondet shtesë që i duhen Ukrainës për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se presidenti Zelenskyy ishte ftuar të merrte pjesë virtualisht në një seancë konfidenciale në mënyrë që siç tha ai senatorët “të mund të dëgjojnë drejtpërdrejt nga ai mbi rëndësinë” e projektligjit që parashikon miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën.

Drejtorja e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Shalanda Young paralajmëroi në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit të hënën se në fund të vitit, Shteteve të Bashkuara do t’u mbarojnë fondet për të dërguar armë dhe ndihma në Ukrainë. Ajo shton se kjo do të thotë që Ukraina “nuk do të jetë më në gjendje të vazhdojë të luftojë’.

Në tetor, administrata e presidentit Joe Biden i kërkoi Kongresit të miratojë afro106 miliardë dollarë për të financuar planet ambicioze të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare në Shtetet e Bashkuara.

Fondet për Ukrainën janë bërë temë debati politik, pasi disa ligjvënës republikanë në Kongresin e kontrolluar me një epërsi të lehtë nga partia e tyre, janë kundër ndihmave për Ukrainën.

Megjithatë, zonja Young shprehet në letrën e bërë publike lnga Shtëpia e Bardhë se ndërprerja e fondeve dhe dërgimit të armëve për Ukrainën do të shkonte në avantazh të Rusisë në fushën e betejës.

“Dua të jem e qartë: nëse Kongresi nuk vepron, deri në fund të vitit do të na mbarojmë burimet për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën, për të siguruar pajisje nga rezervat ushtarake të SHBA-së”, shkruan zonja Young.

Ndërkohë përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së takohen të martën për të diskutuar për shanset e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës në BE, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve.

Takimi shënon fillimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve anëtarë më 14-15 dhjetor, ku do të jepet një vlerësim për perspektivën e integrimit në BE për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Bosnjën dhe vende të tjera.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërkuar që anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian të mos futet në programin e takimit të BE-së.

Në një letër që i dërgoi presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili do të kryesojë takimin në Bruksel, zoti Orban këmbënguli se fillimisht duhet të zhvillohet një “diskutim strategjik” për të ardhmen evropiane të Ukrainës dhe paralajmëroi se këmbëngulja për marrjen e një vendimi mund të shkatërrojë unitetin e BE-së.

Kryeministri Orban, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, thotë se Ukraina është “vite dritë larg” anëtarësimit në BE. Ai u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së që “të shmangin këtë skenar kundërproduktiv për hir të unitetit, vlera jonë më e rëndësishme”.

Ai nuk tha shprehimisht se Hungaria do të vërë veton ndaj një lëvizjeje të mundshme për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por një mundësi e tillë ishte e nënkuptuar.

Vendimet në lidhje me anëtarësimin në BE dhe buxhetin afatgjatë të BE-së, i cili përfshin 54.1 miliardë dollarë ndihmë për Kievin, mund të merren vetëm me konsensus nga 27 vendet anëtare. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit shkatërruan ose frenuan të paktën 35 dronë ukrainas.

Ministria tha në platformën Telegram se parandaloi sulmet ukrainase ndaj Gadishullit të Krimesë dhe në Detin Azov. Ushtria e Ukrainës tha të martën se Rusia ndërmori sulme gjatë natës me 17 drone Shahed të prodhuar nga Irani dhe se mbrojtja ajrore ukrainase shkatërroi 10 prej tyre.

Ushtria tha gjithashtu se Rusia lëshoi gjashtë raketa që kishin si objektiv rajonet Donetsk dhe Kherson. Disa informacione për këtë artikull janë nga Associated Press, Agence France-Presse dhe Reuters./ VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë