Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithëse shumë grekë po luftojnë me krizën e kostos së jetesës, votuesit zgjodhën të qëndrojnë me partinë që premton taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik.
GREQI- Lideri i partisë konservatore, “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë në parlament, tregojnë rezultatet e fundit. Ai mundi rivalin e qendrës së majtë Syriza në maj, por thirri zgjedhje të reja në një përpjekje për të fituar vende të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm.
Partia e tij "Demokracia e Re" mori 40.4%, 20 pikë përpara Syrizës, me tre të katërtat e votave të numërua. Votimi erdhi 11 ditë pas një tragjedie me varkën e emigrantëve pranë Greqisë, në të cilën mendohet se kanë vdekur 500 persona.
Megjithëse u mbajtën tre ditë zie, fatkeqësia pati pak ndikim në fushatë dhe grekët votuan për të ruajtur stabilitetin ekonomik.
Sipas rregullave zgjedhore greke për zgjedhjet e dyta, konservatorëve u jepet një numër bonus vendesh në parlament, por numri i saktë varet nga rezultati përfundimtar. Partia Syriza e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, nuk ishte në gjendje të ngushtonte kufirin e humbjes së muajit të kaluar.
Por pati sukses për partinë e sapo krijuar të ekstremit të djathtë Spartanët, e cila u vendos të kalonte pragun e 3% të votave për të hyrë në parlament.
Historia kryesore e zgjedhjeve ishte shumica e siguruar nga Kyriakos Mitsotakis, 55-vjeç, mbi Syriza-n e Alexis Tsipras.
Lideri i "Demokracisë së Re" ka rritur pjesën e tij të votave që nga zgjedhjet e 2019. Atij i njihet merita për kthimin e suksesshëm të ekonomisë greke në stabilitet, dhe rritje pas një krize të rëndë borxhi dhe tre paketave shpëtimi ndërkombëtare. Tsipras e kishte udhëhequr Greqinë në kulmin e krizës që nga viti 2015.
Megjithëse shumë grekë po luftojnë me krizën e kostos së jetesës, votuesit zgjodhën të qëndrojnë me partinë që premton taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik, raporton "BBC".
Ndërsa "Demokracia e Re" po shkonte drejt një fitoreje të madhe, vota e majtë u copëtua, me PASOK-un socialist të caktuar për më shumë se 11% dhe KKE komuniste rreth 7%.
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis nga Partia "Demokracia e Re", në një deklaratë për mediat pas fitores gjithëpë...
zgjedhjet ne Greqi GREQI- Fitorja gjithëpërfshirëse e Demokracisë së Re me një diferencë prej më shum&eum...
Suedi SUEDI- Momente tmerri në një park argëtimi në Stokholm, Suedi kur një slitë doli nga shinat, e për ...
Money RUSI- Në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet se është zyra e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prig...
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin RUSI- Në orën nëntë të mbrëmjes, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukas...
Exit Poll GREQI- Mbyllen kutitë e votimit në procesin e dytë zgjedhor në Greqi brenda pesë javësh. Sipas exit polleve t...
Foto ilustruese RUSI-Zyrtarët ukrainas shprehen se kryengritja jetëshkurtër e grupit mercenar ëagner kundër Kremlinit &e...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Ademaj pas humbjes s...
I moshuari në Greqi GREQI- Një 99-vjeçar ka dalë sot në votim në Volos për të ushtruar t&eum...
Antony Blinken RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti situatën në Rusi "të jashtëzakonshme" por tha se ësht&e...