Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut (JCS) tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë tjetër të paidentifikuar në mëngjes herët të mërkurën nga zona e Uonsanit, drejt ujërave në bregun lindor të saj.
Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike të mërkurën, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Shtimi i testimeve raketore ia ka zbehur shpresat Seulit për uljen e tensioneve.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut (JCS) tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë tjetër të paidentifikuar në mëngjes herët të mërkurën nga zona e Uonsanit, drejt ujërave në bregun lindor të saj.
Në orët e para të së mërkurës, Koreja e Veriut kishte lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, gjithashtu nga e njëjta zonë, sipas JCS-së.
Raketat përshkuan rreth 240 kilometra, ndërsa autoritetet e Koresë së Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara po kryejnë një analizë të hollësishme rreth tyre.
Ushtria e Koresë së Jugut tha gjithashtu se kishte zbuluar lëshimin e një rakete të dyshuar balistike nga afër Phenianit të martën.
Shtëpia e Kaltër presidenciale e Koresë së Jugut thirri takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, duke i cilësuar lëshimet e mëparshme si provokim që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas raportimeve mediatike.
Ajo i bëri thirrje Phenianit t’i ndalë testimet e tilla.
Roja Bregdetare e Japonisë tha se raketa e fundit ra në det rreth 10 minuta pas lëshimit.
Tokio theksoi se asnjë raketë nuk hyri në ujërat territoriale apo në zonën ekskluzive ekonomike.
Veprimet e Phenianit “kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar”, tha sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë, Minoru Kihara.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, e cila citoi zyrtarë ushtarakë, objekti i lëshuar të martën ka mundësi të ketë qenë raketë balistike që fluturoi drejt lindjes, por shfaqi shenja anomalie në fazën e hershme të fluturimit dhe më pas u zhduk.
Kjo nënkupton se Koreja e Veriut i ka lëshuar gjashtë raketa balistike këtë vit, pas dy lëshimeve në janar dhe një tjetri në mars.
Koreja e Jugut zakonisht njofton menjëherë për lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut, pasi teste të tilla shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programit raketor të Veriut.
Pheniani e kundërshton këtë ndalim të OKB-së dhe thotë se ai cenon të drejtën e tij sovrane për vetëmbrojtje./REL
Foto ilustruse Armëpushimi i brishtë si duket po respektohet disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani u pajtuan për të, teksa a...
Mark Rutte SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, fillon një vizitë tre-ditore të planifikuar në Uashington t&e...
IRAN- Pronarët e anijeve po nxitojnë të kuptojnë hollësitë e një armëpushimi SHBA-Iran që mund të ...
SHBA- Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance zbuloi sot mandatin që mori nga Donald Trump në kuadrin e bisedimeve në Pakis...
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit po i sjell Rusisë të ardhura shtesë prej mbi dhjetë miliardë ...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për një armëpushim dyjavor, nën ndërmjetësimin e Paki...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimi i aksesit në mediat sociale për fëmi...
Ursula von der Leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur armëpushimin e përkohshëm ...
keir starmer Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar të mërkurën drejt Gjirit për të ...
Grupet kyç të Bashkimit Evropian për naftë dhe gaz do të takohen këtë javë, teksa shtetet përreth bllokut po ng...