Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orë 07:00.
KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka gjuajtur disa raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të tij, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu ka kryer tri testime të tilla gjatë këtij muaji. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orë 07:00. Ushtria e Seulit nuk ofroi më shumë detaje, përfshirë edhe sa raketa janë lëshuar, sa gjatë fluturuan ato apo nëse u lëshuan nga toka apo deti.
Lëshimi i këtyre raketave pason testimet e kryera më 24 dhe 28 janar të raketave lundruese Pulhwasal-3-31, që Koreja e Veriut tha se janë të dizajnuara të lëshohen nga nëndetëset. Pas testimit të dytë, lideri verikorean Kim Jong Un, përsëriti synimin e tij që të ndërtojë një marinë të armatosur me armë bërthamore për të luftuar, atë që ai e përshkroi si rritje të kërcënimeve të jashtme.
Nuk është e qartë nëse lëshimet e raketave të dielën u kryen nga një nëndetëse apo nga një maune nënujore. Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta në vitet e fundit, pasi Kim ka përshpejtuar zhvillimin e armëve të tij në një ritëm të paprecedent, përderisa ka bërë kërcënime bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.
SHBA-ja dhe aleatët e saj aziatikë janë përgjigjur duke forcuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat gjithnjë e më shumë po përfshihen armë strategjike amerikane, sikurse aeroplanmbajtësit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset bërthamore. Më 14 janar, Koreja e Veriut po ashtu testoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta, duke rritur përpjekjet që të avancojë armët e saj të potencialisht mund të shënjestrojnë asetet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe bazën ushtarake në Guam.
Marrë nga REL
Foto ilustruese GJERMANI- Të rinjtë në Beograd, Prishtinë dhe Berlin kanë pikëpamje të ndryshme për kthimin e sh&eu...
Vladimir Kara-Murza RUSI- Kritiku i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Vladimir Kara-Murza është zhdukur në m&e...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak pas vizitës të hë...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha se trupat e saj “kanë neutralizuar” luftëtarë të Hamasit – grupit pales...
Talat Xhaferi MAQEDONI E VERIUT- Vendosja e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një arritje shumë e m...
Talat Xhaferi MAQEDONI E VERIUT- E diela ishte një ditë historike pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut do të dr...
irak garibashvili GJEORGJI- Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili dha dorëheqjen nga detyra të hënën, duke thënë se don...
Foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë një deklaratë të mbajtur dje ka shprehur se ka shpres&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vitit 2023, duke shënuar 41 pikë në Inde...
Foto ilustruese SHBA-Një dron që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordani mund të ...