“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Kurti theksoi gjithashtu se Policia e Kosovës shënon këtë vit 25 vjetorin e themelimit, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë.
KOSOVË- 448 policë të rinj janë diplomuar këtë të premte në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti i cili ishte i pranishëm në ceremoni, tha se policia po shton dhe forcon radhët e veta duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit. Kurti theksoi gjithashtu se Policia e Kosovës shënon këtë vit 25 vjetorin e themelimit, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë.
“Policia jonë po shton e forcon radhët e saj, duke qenë kështu në nivelin më të lartë të detyrës në zbatim të misionit të saj për mbrojtjen e qytetarëve, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Këtë vit Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj, sikurse vendi ynë që shënon 25 vjetorin e çlirimit. Një çerek shekulli liri, një çerekshekulli shërbim me përkushtim për të gjithë dhe pa dallim. Ajo ka promovuar vlerat e mira të shoqërisë sonë dhe i ka thyer barrierat e padrejta që përkojnë me detyrën dhe shërbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, u shpreh Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se falë profesionalizimit, Policia e Kosovës ishte kthyer në institucionin më të besueshëm për qytetarët.
“Policia jonë me ritme të shpejta po plotëson dhe forcon radhët e saj duke u hapur dyert qindra djemve dhe vajzave nga secili komunitet që kanë ëndërruar e punuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës. Shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë rezistencën dhe sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri dhe për shtet ndërtim”, tha ministri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre të tejkaluar të gjitha sfidat ndërsa e cilësoi punën policore si një mision të shenjtë dhe fisnik.
Depo nafte RUSI- Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjar...
Auschwitz GJERMANI- Në kampin e përqëndrimit Aushvic-Birkenau u përkujtua holokausti ndaj komunitetit rom dhe sinti. Ende sot komunitet...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte mëngjesin e së sht...
Hawai HAWAI- Guvernatori i Hawait ka njoftuar dje se u arrit një marrëveshje me të prekurit nga zjarret e gushtit 2023, të cil&eum...
Flamuri i Malit të Zi dhe ia i Kroacisë KROACI- Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malaze...
Gërvalla KOSOVË- Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar në aeroportin e Shkupit ku &...
11 shtator 2001 SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin të premten anuloi marrëveshjen jashtë gjykatës të arri...
Foto ilustruese FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi të shtunën herët në mëngjes pranë ishullit Mindan...
Harris dhe Trump SHBA- Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord me rrjetin Fox News p...
Foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane do të dislokojë avionë dhe anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni t&...