3 Gusht 2024, 11:20
Nga N.F
Hawai
HAWAI- Guvernatori i Hawait ka njoftuar dje se u arrit një marrëveshje me të prekurit nga zjarret e gushtit 2023, të cilët do të marrin 4.037 miliardë dollarë për të zgjidhur kërkesat e tyre ligjore. Kjo shumë do të sigurohet nga shteti i Hawait, një kompani lokale e energjisë dhe institucione dhe biznese të tjera për të kompensuar të prekurit, prej të cilëve rreth 2200 kanë ngritur padi, si dhe kompanitë e sigurimeve, të cilat tashmë kanë paguar dëmshpërblim për klientët e tyre.
"Kjo zgjidhje universale prej më shumë se 4 miliardë dollarësh do të ndihmojë njerëzit tanë të rindërtojnë," tha në një deklaratë guvernatori Josh Green, duke vlerësuar koston totale të fatkeqësisë në 12 miliardë dollarë.
Kjo marrëveshje, e arritur pas katër muaj negociatash, tani duhet të ratifikohet nga një gjyqtar. Zjarret, të cilat shpërthyen më 8 gusht 2023, vranë më shumë se 100 njerëz dhe lanë mijëra të pastrehë në ishullin Maui. Zjarri shkatërroi rreth 8000 hektarë dhe bëri hi qytetin turistik të Lahaina, kryeqyteti historik i mbretërisë së Havait.
Flakët e nxitura nga erërat e forta kanë avancuar me shpejtësi rrufeje duke zënë në befasi shumë banorë. Shumë prej tyre shpëtuan duke ikur në ujërat e oqeanit ku qëndruan për orë të tëra. Disa nga ata që paditën akuzuan Hawaii Electric për neglizhencë për dështimin në mbylljen e energjisë, pavarësisht paralajmërimeve se erërat e forta mund të shkaktojnë rënie të shtyllave të energjisë dhe zjarre.
zjarr hawai kompensim
Bota
3 Gusht 2024, 10:58
N.F
Flamuri i Malit të Zi dhe ia i Kroacisë
KROACI- Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malaze...
Bota
3 Gusht 2024, 08:47
N.F
Gërvalla
KOSOVË- Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar në aeroportin e Shkupit ku &...
Bota
3 Gusht 2024, 08:26
N.F
11 shtator 2001
SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin të premten anuloi marrëveshjen jashtë gjykatës të arri...
Bota
3 Gusht 2024, 08:05
N.F
Foto ilustruese
FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi të shtunën herët në mëngjes pranë ishullit Mindan...
Bota
3 Gusht 2024, 07:42
N.F
Harris dhe Trump
SHBA- Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord me rrjetin Fox News p...
Bota
3 Gusht 2024, 07:34
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane do të dislokojë avionë dhe anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni t&...
Bota
3 Gusht 2024, 07:26
N.F
Trump
SHBA- Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimit Sekret për të mbrojtur kandidatët presidencial&...
Bota
3 Gusht 2024, 07:21
N.F
Macron
FRANCË- Në vitin 1965, një president francez, shumë krenar dhe komandues, pothuajse i bëri gropën projektit europian, ...
Bota
2 Gusht 2024, 23:00
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor ...
Bota
2 Gusht 2024, 22:58
E. D
fotot ilustruese
PRIZEREN- Në Prizren ka nisur edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër...