LIVE UPDATES
Bota

Braktisja e vendit, pagat e ulëta dhe kushtet e punës, Kosova në krizë për punëtorë

Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë. Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

19 Nëntor 2022, 06:55 Nga DOSJA
Braktisja e vendit, pagat e ulëta dhe kushtet e punës, Kosova në
Foto Ilustruese

KOSOVË- Kosova përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme. Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye, që lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, pagën e ulët e të tjera. Mungesën e punëtorëve janë duke shfrytëzuar qytetarët e shteteve të huaja. Në treg po vijnë turq, bullgarë dhe indianë

Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë. Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

Vendin e punëtorëve vendas po e zënë punëtorët nga Turqia, Bullgaria dhe India. Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës, pothuajse asnjë i kualifikuar.

Mbi 65 mijë punëtorë lanë punën

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale. Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen në tregun e Kosovës.

“Punëtorë të rinj të shumtë në Kosovë po ikin jashtë vendit. Nuk duan të jetojnë më me shpresën se do të bëhet mirë. Nuk duan të punojnë në kushte jo të mira të punës e me paga të ulëta”.

Azemi deklaroi se deri në qershor, mbi 65 mijë persona kanë lënë punën në sektorin privat.

“Në vitin 2021, mbi 42 mijë, kurse deri në qershor të këtij viti, numri ka kaluar mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë, punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit.

Lëvizjet e punëtorëve po bëhen në gjithë botën dhe më tej. Tek ne po ndodh, sepse me një pagë 170 euro dhe mosofrimi i kushteve të përshtatshme dhe shumë çështje të tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”. Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”. Mustafa thotë se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe më shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pasur problem që kanë ikur një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani, kanë ikur njerëz, të cilët kanë një vend pune dhe kanë pagë”.

Punëtorë nga jashtë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë. “Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”.

Tre sektorët më të prekur për mungesë punëtorësh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se sektorët më të prekur nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe ai i prodhimit.

Sipas tij, të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.

“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit. Këta janë tre sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë punëtorësh.

Ka disa arsye pse janë duke ikur punëtorët; e para sepse janë në kërkim të një jete më të mirë; e dyta, ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që të kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve”. Rafuna thotë se nga mungesa e punëtorëve do t’u shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat, sipas tij, do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.

“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera. Tashmë kanë filluar të vijnë, sidomos prej Turqisë duke importuar fuqi punëtore, e cila nuk është një zgjidhje për biznesin”.

Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se shteti duhet të rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.

“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës. Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”.

Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.

“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”.

Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Ligj parasheh edhe masa ndëshkimore

Punësimi i shtetaseve të huaj në Kosovë rregullohet me Ligjin për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj, i cili është në fuqi nga viti 2009. Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës, për një afat prej së paku tre muajsh, duhet të pajisen me leje pune.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, në përputhje me politikën e migracionit dhe gjendjen në tregun e punës, cakton në fund të çdo viti, numrin e lejeve të punës për shtetas të huaj, për vitin e ardhshëm. Ligji në Kosovë parasheh edhe masa ndëshkimore. Nëse punëdhënësi punëson një shtetas të huaj pa e pajisur me leje pune, ai dënohet me gjobë nga 1.500 deri në 3.000 euro.

Po ashtu, nëse një shtetas i huaj punon pa leje pune, ai gjobitet me 500 deri në 1.000 euro.

Për leje-qëndrim në Kosovë, me qëllim pune, shtetasi i huaj duhet të grumbullojë një varg dokumentesh – në mesin e tyre: kontrata e punës, dëshmia që nuk është i dënuar, dëshmia për arsimimin dhe kualifikimin që ka, sigurimi shëndetësor e të tjera. Mbledhja dhe procedimi i tyre shpesh marrin muaj të tërë kohë. Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve. Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42.000 qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme. Deri në qershor të këtij viti, punën e kanë lënë mbi 65 mijë qytetarë. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, tregon se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Sipas Agjencisë së Kosovës për Punësim, në të gjithë territorin e Kosovës janë mbi 60 mijë punëkërkues aktivë. Kjo agjenci ka një platformë në internet, në të cilën qytetarët mund të gjejnë punë. Kamerierë, shitëse, punëtorë administrativë, edukatorë, kujdestarë, punëtorë për sektorin e ndërtimtarisë dhe punëtorë në sektorin e përpunimit të metalit, aktualisht janë profesionet më të kërkuara.

Në Kosovë, brenda 10 viteve, vendin e kanë braktisur 529.647 qytetarë ose 30% e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

Marrë nga Monitor

kosove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri