18 Nëntor 2022, 20:27
Nga I.A
Kufiri
POLONI- Zyrtarët polakë inspektuan të premten fazën fillestare të instalimit të pajisjeve të monitorimit të teknologjisë së lartë përgjatë një muri metalik në kufirin me Bjellorusinë, me qëllim parandalimin e kalimeve të mijëra emigrantëve në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.
Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski tha se muri 5.5 metra i lartë i ka ulur dhjetëfish përpjekjet për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia kufitare e Polonisë tha se numri ditor i kalimeve të emigrantëve ka rënë në disa dhjetëra në krahasim me mijëra që ishin në vitin 2021 dhe në fillim të këtij viti.
Ndërtimi i murit synon të parandalojë atë që autoritetet polake thonë se janë përpjekjet e presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për të shtyrë mijëra emigrantë në Poloni dhe si rrjedhim për të destabilizuar BE-në.
Kalimet nëpër terrene të vështira dhe temperatura të ftohta kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 27 emigrantëve, ndërsa autoriteteve polake shpesh u duhet të vijnë në shpëtimin e grupeve të bllokuara në kënetat e largëta.
Kaminski tha se së bashku me një pengesë që po ndërtohet në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, Polonia do të ketë "kufirin më mirë të siguruar në Bashkimin Evropian".
Kamerat dhe sensorët e lëvizjes janë instaluar deri më tani përgjatë një shtrirjeje prej 21 kilometrash (të murit. Instalimi i pajisjeve monitoruese përgjatë gjithë gjatësisë prej 206 kilometrash të murit pritet të përfundojë deri në fund të vitit.
Muri do të ndihmojë në “parandalimin e migrimit të paligjshëm që është i motivuar politikisht dhe synon destabilizimin e situatës në rajon”, tha Kaminski.
Duke iu referuar incidenteve të dhunshme në kufi një vit më parë, Kaminski tha se "gjendja është shumë, shumë më e mirë" tani. Ministri tha se një firmë polake do të fillojë këtë vit të instalojë pajisje monitorimi të teknologjisë së lartë përgjatë kufirit tokësor, 210 kilometra me Kaliningradin, ku po ngrihet një pengesë me tela. Polonia thotë se ka sinjale që Rusia dëshiron të kanalizojë emigrantët në vend përmes enklavës.
Marrë nga REL
mariusz kaminski
Bota
18 Nëntor 2022, 20:02
e.k
Foto Ilustruese
SHBA- FBI ndihet e shqetësuar pas raporteve se 'stacione policore' sekrete të lidhura me Kinën janë ngritur në t&e...
Bota
18 Nëntor 2022, 18:38
I.A
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ftesë të administrat&...
Bota
18 Nëntor 2022, 18:21
I.A
Aleksander Lukashenko
BJELLORUSI- Aleksander Lukashenko foli para fermerëve industrialë bjellorusë. Në një koment kalimtar pë...
Bota
18 Nëntor 2022, 17:34
e.k
Vendi i shpërthimit
POLONI- Presidenti polak Andrzej Duda paralajmëroi se Poloni duhet të jetë e përgatitur për incidente t&e...
Bota
18 Nëntor 2022, 17:20
I.A
Avioni
HOLANDË- Qeveria holandeze ka thirrur ambasadorin rus lidhur me përgjigjen e Moskës ndaj vendimit në gjyqin për rrëzim...
Bota
18 Nëntor 2022, 17:04
Ukrainë
UKRAINË- Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike pas një valë të re sulmesh ruse n...
Bota
18 Nëntor 2022, 17:00
I.A
Haxhi Avdyli
KOSOVË- Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë rac...
Bota
18 Nëntor 2022, 16:56
e.k
Xi Jiping
KINË- Kina u përshi muajt e fundit nga një valë protestesh që u shtrinë nga Hong Kongu në rrugët e P...
Bota
18 Nëntor 2022, 16:00
d.a.
Artane Rizvanolli
KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të premten raundin e dytë pë...
Bota
18 Nëntor 2022, 15:44
d.a.
Erdogan
Nga Marc Pierini për “Carnegie Europe”
Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia duket i madh në politikën e jas...