All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kosova publikon dokumentin që i hap rrugë zgjedhjeve në veri

Publikimi i Udhëzimit Administrativ që u mundëson qytetarëve serbë përmes peticionit të shkarkojnë kryetarët shqiptarë në veri, vjen vetëm disa ditë para takimit të 14 shtatorit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

6 Shtator 2023, 08:52 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Kosova publikon dokumentin që i hap rrugë zgjedhjeve në veri

Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokumentin që i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Udhëzimi mundëson një peticion të qytetarëve, përmes të cilit mund të largohen kryetarët aktualë shqiptarë, që nuk janë të pranueshëm për komunitetin serb që jeton në atë pjesë. Autoritet qendrore kosovare janë  zotuar, se do të mbajnë zgjedhje të reja në katër komunat në veri, ndonëse dorëheqja e kryetarëve shqiptarë nuk është duke u shqyrtuar.

Mbledhja e nënshkrimeve duhet të bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë dhe pa presion

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pasi publikoi dokumentin, tha se udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së fillimit të organizimit dhe dorëzimit të nismës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në udhëzim thuhet se mbledhja e nënshkrimeve duhet të bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë dhe pa presion, por ka edhe një sërë procedurash.

"Fillimisht duhet të formohet një grup, i quajtur nismëtar, i përbërë prej të paktën tre personave që e përfaqësojnë kërkesën nga komuna përkatëse. Ky grup, para nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve duhet të njoftojë kryesuesin e kuvendit komunal, në komunën përkatëse dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas, kryesuesi e informon kryetarin e komunës përkatëse, ministrinë përkatëse për pushtet lokal dhe KQZ-së për kërkesën e grupit nismëtar”, thuhet në udhëzim.

Kërkesa për largim të kryetarëve aktualë duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në atë komunë. Nënshkrimet duhet të mblidhen në një afat brenda 30 ditësh me mundësinë e zgjatjes së afatit edhe për 15 ditë tjera dhe do të verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për të larguar kryetarin e një komune përmes peticioni sipas dokumentit duhet të votojnë 50 për qind plus një e votuesve me të drejtë vote në atë komunë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e prillit të këtij viti në listën e votuesve në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, së bashku ishin rreth 45 mijë votues.

Kosova i trembet një plani "destabilizues nga Serbia"

Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve në veri përmes një plani që parashikon pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës. Por autoritetet kosovare po i tremben një plani siç thonë "të Serbisë për destabilizim të situatës në veri”.

Armë të konfiskuara në veri të KosovësFotografi: Ministry of Internal Affairs of the Government of Kosovo
Një ditë më parë, në një shtepi në Zveçan, policia gjeti një sasie të madhe armatimi. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se  "shtëpia e bastisur është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje armësh për grupet kriminale serbe”. Sipas tij, policia gjeti aty "armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, tha se "Serbia po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me, siç u shpreh, atë që e realizoi Rusia në Ukrainë, në vitin 2014”. Sipas saj, "nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës”.

Deklaratat e Presidentes së Kosovës i hodhi poshtë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se "politika e Serbisë është e përgjegjshme dhe paqebërëse”. Sidoqoftë, zgjedhjet e reja në veri të Kosovës janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve në këtë pjesë, ku kërkohet pjesëmarrje e pakushtëzuar e serbëve të Kosovës. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka paralajmëruar më 14 shtator një takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale.

/DW

kosova

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen