LIVE UPDATES
Bota

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

Mungesa i atribuohet kryesisht një faktori që nuk lidhet drejtpërdrejt me ekonominë: sulmeve me dronë të ushtrisë ukrainase, të cilat kanë nxjerrë jashtë përdorimit deri në 17 për qind të kapacitetit të rafinerive të naftës në Rusi.

15 Shtator 2025, 08:24 Nga I.A
Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund
Foto Ilustruese

RUSI- Drejtimi i një taksie në kryeqytetin rus nuk ka qenë kurrë punë shumë fitimprurëse për Saidin - një imigrant taxhik që jeton në rajonin e Moskës - por i ka siguruar të ardhura sa për të mbuluar shpenzimet. Tani, thotë ai, benzina është rritur për më shumë se 30 për qind në javët e fundit - nga 45 rubla për litër në 60. Në total, të ardhurat e tij ditore janë vetëm tri të katërtat e asaj që ka fituar më parë.

“Punon, paguan qiranë dhe benzinën - këto janë të gjitha shpenzimet tua”, thotë Saidi - duke mos dashur të identifikohet edhe me mbiemër - për Radion Evropa e Lirë.

Por, kryeqyteti rus nuk është i vetmi që po përjeton rritje çmimesh.

“Duket se Rusia është në prag të një krize të plotë karburantesh”, shkroi muajin e kaluar një nga gazetat më të mëdha të Moskës, duke treguar numrin në rritje të rajoneve që raportojnë mungesa dhe rritje çmimesh.

Mungesa i atribuohet kryesisht një faktori që nuk lidhet drejtpërdrejt me ekonominë: sulmeve me dronë të ushtrisë ukrainase, të cilat kanë nxjerrë jashtë përdorimit deri në 17 për qind të kapacitetit të rafinerive të naftës në Rusi.

Kjo po i trondit konsumatorët rusë, të cilët po e ndiejnë gjithnjë e më shumë ndikimin e ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik.

Pas viteve të një rritjeje të shpejtë, të nxitur nga shpenzimet e Qeverisë ruse për të financuar luftën në Ukrainë, ekonomia ruse tani po ecën me hapa shumë të ngadaltë.

Për Bankën Qendrore, e cila po përpiqet të ulë inflacionin e lartë, shpresa është që ky ngadalësim të ndihmojë në rikthimin e ekuilibrit. Për Kremlinin, shpresa është që kjo situatë të mos e dëmtojë financimin e luftës në Ukrainë.

“Kriza është e vazhdueshme, po zhvillohet, po rritet, po intensifikohet”, thotë për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë ekonomisti rus, Igor Lipsits.

Për ekonomistë të tjerë, ky ngadalësim nuk është as kritik dhe as i papritur.

“Ky është ngadalësim i pritur i rritjes. Aktualisht, duket më shumë si një ‘ulje e butë’, jo si një krizë e mprehtë”, thotë Laura Solanko, ekonomiste në Institutin për Ekonomitë në Zhvillim të Bankës së Finlandës.

Për më shumë se dy vjet, ekonomia e Rusisë ka lëvizur përpara si një kamion me motor të fuqishëm, por me rrota gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Ky “kamion” ishte rezultat i një riorganizimi industrial kombëtar, i cili kishte për qëllim financimin e luftës në Ukrainë.

Falë të ardhurave nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit, Kremlini ka derdhur sasi të mëdha rublash në ekonomi, duke u përqendruar në prodhimin e tankeve, armëve, predhave, dronëve, uniformave dhe pajisjeve ushtarake. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtje dhe siguri në vitin 2025 kanë arritur 41 për qind të totalit të buxhetit - niveli më i lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Për të siguruar mjaftueshëm ushtarë, Qeveria po ashtu ka ofruar paga dhe përfitime shumë të larta, duke i joshur njerëzit që të regjistrohen vullnetarisht për luftë. Kjo ka sjellë para të mëdha në rajonet më të varfra të Rusisë, por, njëkohësisht, ka çrregulluar tregun e punës, duke rritur pagat dhe duke e çuar inflacionin gati në 10 për qind.

Për këtë arsye, Banka Qendrore është detyruar t’i rrisë normat e interesit për kreditë - gjë që ka ndikuar te huatë për makina dhe hipotekat. Për pasojë, në tre muajt e parë të këtij viti, prodhimi i brendshëm bruto ka rënë për 0.6 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Kjo ka qenë tkurrja e parë që nga viti 2022, kur ekonomia ka rënë për 1.4 për qind, për shkak të sanksioneve perëndimore dhe largimit të kompanive të huaja, pas pushtimit të Ukrainës.

Këshilltarët kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar publikisht për një ngadalësim të ekonomisë.

Ministri i Financave, Anton Siluanov, i tha Putinit se ekonomia do të rritet vetëm 1.5 për qind.

Disa ditë më vonë, ministri i Ekonomisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë se ekonomia po “ngadalësohet më shpejt seç pritej”.

German Gref, drejtor i bankës shtetërore Sberbank, ka paralajmëruar për një mundësi “stagnimi.”

Putin, në anën tjetër, ka bërë përpjekje t’i qetësojë këto shqetësime.

“Jam i sigurt se në fund do të arrijmë t’i zgjidhim këto probleme, duke mbajtur ritmin e nevojshëm të rritjes ekonomike dhe inflacionin në minimum”, ka thënë ai në një forum biznesi në Vlladivostok.

“Të gjithë e kuptojnë se nëse inflacioni e mbingarkon ekonominë, gjërat nuk do të shkojnë mirë”, ka thënë Putin.

“Pra, çfarë pritet më pas, është stagnimi - me rritje thuajse zero ose 1 për qind - dhe më pas do të pasojë një recesion”, vlerëson Bogdan Bakaleyko, ish-gazetar rus dhe komentues i çështjeve ekonomike.

Ai shton se nëse stagnimi ose recesioni çon në rritje të papunësisë, një gjë e tillë mund t’i shtyjë më shumë njerëz të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, për të përfituar nga pagat dhe përfitimet tjera që ofron Ministria e Mbrojtjes.

Rusët, “ose do të mbeten pa para, pa punë dhe pa ushqim, ose do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, sepse për këtë gjithmonë ka para”, thotë ai për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Pra, problemet ekonomike i shkojnë drejtpërdrejt në favor Vladimir Putinit”, sipas tij.

Për zyrtarët buxhetorë rusë, ngadalësimi ekonomik ushtron presion mbi buxhetin e Qeverisë, i cili tashmë po përballet me një deficit, që pritet të arrijë 5 miliardë rubla, apo 62 miliardë dollarë, në vitin 2025.

Megjithatë, Kremlini nuk ka dhënë shenja se dëshiron t’i zvogëlojë shpenzimet për luftën.

Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të paemëruara, raportoi se rritja e taksave është e pashmangshme.

“Suksesi i Rusisë në ruajtjen e gatishmërisë për luftë varet shumë nga çmimet e naftës dhe nga sanksionet”, vlerësoi Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare.

“Nëse Rusia pëson humbje në betejë dhe ka burime të kufizuara, mund të detyrohet të ndryshojë strategjinë - ose duke zvogëluar ofensivën, ose duke treguar më shumë gatishmëri për negociata”, sipas tij.

Ekonomisti i pavarur, Vlladislav Zhukovsky, parashikon një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili për herë të fundit është rritur në vitin 2019, pas zgjedhjes së Putinit për mandatin e katërt.

“Kjo është taksa më e rrezikshme për ekonominë dhe popullsinë, sepse mblidhet nga aktiviteti ekonomik brenda vendit”, thotë ai për Current Time.

“Kjo do të dobësojë industrinë ruse, sepse kompanitë do të detyrohen t’i kalojnë këto kosto te konsumatori përfundimtar. Për pasojë, çmimet do të rriten për së paku 10-15 për qind. Për qytetarët, kjo do të thotë humbje e fuqisë blerëse dhe ulje e standardit të jetesës”, përfundon Zhukovsky./REL

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër