LIVE UPDATES
Bota

Kritika ndaj ish-presidentit Trump pas komenteve të tij për Kushtetutën

Udhëheqësi i ardhshëm demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries të dielën e cilësoi deklaratën e ish-presidentit Trump si të çuditshme dhe të skajshme dhe tha se republikanëve do t’u duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të përqafojnë pikëpamjet antidemokratike të tij.

5 Dhjetor 2022, 07:37 Nga DOSJA
Kritika ndaj ish-presidentit Trump pas komenteve të tij për
Donald Trump

SHBA- Zyrtarë demokratë dhe republikanë kritikuan të dielën ish-Presidentin Donald Trump pasi bëri thirrje për "shfuqizimin” e pjesëve të Kushtetutës në lidhje me pretendimin e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar. Zoti Trump, i cili njoftoi muajin e kaluar se do të kandidojë sërish për president, e shprehu qëndrimin e tij gjatë fundjavës në platformën e tij të medias sociale “Truth Social”.

"Një mashtrim masiv i këtyre përmasash justifikon shfuqizimin e të gjitha rregullave, rregulloreve dhe neneve, madje edhe atyre që gjenden në Kushtetutë," shkruante ai. “‘Themeluesit’ e mëdhenj të kombit nuk donin dhe nuk do të falnin zgjedhje të rreme dhe të manipuluara!"

Udhëheqësi i ardhshëm demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries të dielën e cilësoi deklaratën e ish-presidentit Trump si të çuditshme dhe të skajshme dhe tha se republikanëve do t’u duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të përqafojnë pikëpamjet antidemokratike të tij.

"Republikanët duhet të zgjidhin çështjet e lidhura me ish-presidentin dhe të vendosin nëse do të shkëputen prej tij dhe do t’i kthehen logjikës, apo do të vazhdojnë të anojnë nga ekstremizmi,” tha ai.

Ish-presidenti Trump, mandati i të cilit u mbyll me sulmin e dhunshëm të përkrahësve tij ndaj Kapitolit në një përpjekje për të ndalur frenuar tranzicionin paqësor të pushtetit më 6 janar 2021, përballet me një përshkallëzim të hetimeve penale, disa prej të cilave mund të çojnë në aktakuza. Ato përfshijnë hetimin për dokumentet e klasifikuara të sekuestruara nga FBI nga Mar-a-Lago, dhe hetime të vazhdueshme shtetërore dhe federale në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

I pyetur në lidhje me komentet e zotit Trump të dielën, Mike Turner, republikani më i lartë në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ai "i kundërshton me forcë” dhe "absolutisht" i dënon komentet, duke shtuar se republikanët duhet t’i kenë ato parasysh kur të vendosin se kush duhet ta drejtojë partinë e tyre në 2024.

"Ka një proces politik që zhvillohet për të përcaktuar se cili duhet të jetë kandidati kryesor i partisë", tha ai. "Unë besoj se republikanët me siguri do ta konsiderojnë një deklaratë të tillë ndërsa vlerësojnë kandidatët."

Komentet e zotit Trump vijnë pasi pronari i ri i rrjetit Twitter, Elon Musk, tha se do të nxirrte të dhëna që tregonin se si Twitter u angazhua në "shtypjen e fjalës së lirë" para zgjedhjeve të vitit 2020.

Por informacionet e publikuara të premten, të përqendruara tek reagimi i paqartë i kompanisë së teknologjisë ndaj lajmeve për të birin e presidentit Biden, Hunter, nuk tregojnë se demokratët u përpoqën t’i pengojnë ato lajme.

Shtëpia e Bardhë reagoi të shtunën ndaj deklaratave të ish-presidentit Trump duke thënë: "Nuk mund ta duash Amerikën vetëm kur fiton."

"Kushtetuta amerikane është një dokument i shenjtë që për më shumë se 200 vjet ka garantuar që liria dhe sundimi i ligjit të mbizotërojnë në vendin tonë të madh," tha zëdhënësi Andrew Bates në një deklaratë. "Sulmi ndaj Kushtetutës dhe gjithçka që ajo përfaqëson është një sulm ndaj thelbit të kombit tonë."

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet