LIVE UPDATES
Bota

Kriza e pensioneve në Europë, analiza: Si mund të dilet prej saj?

Popullsia e Europës po plaket gjithnjë e më shumë. Kjo i detyron shtetet e BE të investojnë më shumë në pensione. Ndërsa qeveritë duan të rrisin moshën e daljes në pension, kontribuesit kërkojnë më shumë fleksibilitet.

21 Gusht 2024, 08:55 Nga M.B
Kriza e pensioneve në Europë, analiza: Si mund të dilet prej saj?
Foto ilustruese

EUROPA- Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë. Vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në vitin 2024 për herë të parë 65 vjeçarët do t`i kapërcenin në numër 15 vjeçarët.

Megjithë shtimin e madh të emigracionit në dy dekadat e fundit, kontinentit evropian i nevojiten ende punëtorë, me taksat e të cilëve do të paguhen shpenzimet e larta të pensioneve publike. Ekonomistët llogarisin se në vitin 2050 për një pensionist do të ketë më pak se dy punëtorë, sot raporti është një me tre. Ndërkohë në 17 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzimet vjetore për pensionet publike marrin 10% të produktit të brendshëm bruto (PBB). Të gjitha vendet, me përjashtim të një vendi, ndodhen në Evropën Perëndimore. Në Itali dhe Greqi pensionet u kushtojnë financave publike më shumë se 16% të BPP.

Rritja e moshës së pensionit irriton punonjësit

Për të përballuar rritjen e madhe të shpenzimeve, disa shtete të BE i kanë modifikuar sistemet e pensioneve publike, edhe duke rritur moshën e daljes në pension. Francapër shembull, vitin e kaluar u ballafaqua me protesta disamujore kundër planeve, për të detyruar punonjësit që të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo në moshën 62-vjeçare, siç është aktualisht.

Vende të tjera europiane kanë shkuar më tej. Në Britaninë e Madhe ka plane që njerëzit të lihen të punojnë deri në moshën 68 vjeçare që nga mesi i viteve 2040-të. Gratë në Britani dilnin në pension 5 deri 7 vjet më herët se burrat, por përpjekja për të barazuar moshën e pensionit me burrat bëri që gratë e prekura të kërkojnë kompensime.

"Hollandezët reformuan së fundmi sistemin e pensioneve, por nuk po arrijnë synimet e caktuara”, thotë për DW Hans van Meerten, profesor i së drejtës evropiane për pensionet në Universitetin e Utrecht-it. "Edhe në Gjermani, Belgjikë dhe shumë vende të tjera evropiane nuk shoh reformat e nevojshme. Ata po i bëjnë varrin vetes."

Megjithë situatën e vështirë me financat publike në Evropë, miliona njerëz ende nuk investojnë sa duhet në pensionet private ose në pensionin që ofron vendi i punës, për të plotësuar pensionin e shtetit. Të dhënat e barometrit të BE për vitin e kaluar tregojnë, se vetëm 23% e qytetarëve të BE kanë pension nga vendi i punës dhe 19% një sigurim privat. Shifrat në vendet e BE janë të ndryshme.

Interesa të ulëta, inflacioni dëmton depozituesit

"Në dekadën e fundit kriza e pensioneve në Europë u përkeqësua dukshëm për shkak të normave vazhdimisht të ulëta të interesit, të cilat nuk qenë në gjendje ta balanconin inflacionin," i tha DW-së Arnaud Houdmont, drejtor i komunikimit në entin e investitorëve Better Finance me qendër në Bruksel. Sipas Houdmont: "kjo ka çuar në humbje të madhe të fuqisë blerëse të depozituesve."

Analiza e Qendrës Finlandeze për Pensionet zbuloi se interesat e pensioneve në mbarë botën vitin e kaluar arritën mesatarisht 8%. Por duke pasur parasysh inflacionin e lartë, që pasoi pandeminë COVID-19, interesat që mbetën, ishin vetëm 2%. Inflacioni në Eurozonë arriti kulmin me 10.6% në tetor 2022.

Houdmont është i mendimit, se shkaktarë për interesat e ulëta janë edhe tarifat e larta, shpërndarja e dobët e aseteve dhe mungesa e transparencës në produktet e pensioneve.

Ecje e ngadaltë e pensionit të BE

Për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së kursimeve, BE prezantoi në mars 2022 produktin pan-evropian të pensioneve private (PEPP). Skema u lejon punonjësve të depozitojnë në një pension shtesë, të cilin e marrin me vete, kur lëvizin në shtete të tjera të BE. Megjithatë vetëm një vend - Sllovakia - e ka zbatuar këtë skemë.

"PEPP është në fuqi prej dy vjetësh e gjysmë", pohon van Meerten. "por fondet e mëdha të investimeve thonë se nuk e kanë ekspertizën për të punuar me produktet e PEPP dhe kërkojnë partnerë të tjerë."

Sipas vlerësimit të ekspertëve të pensioneve problemi është se PEPP është shumë e komplikuar dhe restriktive. PEPP shihet si konkurrencë e padëshiruar nga fondet e investimeve si BlackRock apo Fidelity, klientela e gjerë e të cilëve janë fondet holandeze, norvegjeze dhe gjermane të pensioneve, që do të thotë shumë miliona depozitues europianë.

Van Meerten mendon se PEPP duhet të thjeshtësohet dhe të bëhet më fleksibël, pasi disa vende të BE nuk i japin skemës së re të pensioneve të njëjtat avantazhe tatimore si produkteve të tjera të kursimeve për pensione.

Disa degë të industrisë në shtetet e BE nga industria kimike dhe sektori metalurgjik gjerman apo operatori i hekurudhave franceze — u ofrojnë pensione punonjësve të tyre. Thuajse 60% e punonjësve gjermanë, që paguajnë kontribute të sigurimit shoqëror, shfrytëzojnë këtë mundësi. Këto skema, krahas përfitimeve të tjera, u ofrojnë sidomos atyre, që bëjnë punë të rëndë fizike, mundësinë e daljes së parakohshme në pension.

Punonjësit kërkojnë më shumë fleksibilitet

Megjithatë konsumatorët kërkojnë më shumë fleksibilitet në investimet e tyre dhe në moshën e daljes në pension. Suksesi i neo-brokerëve si Robinhood, eToro dhe Trade Republic, që u japin përdoruesve mundësinë për të menaxhuar investimet e tyre në aplikacionet e smartfonëve, ka uzurpuar në një farë mënyre shumë sisteme tepër të komplikuara dhe të rënda të pensioneve të Evropës./ DW

pensionistet

Sondazh

Poll
Bota 21 Gusht 2024, 08:15 N.F

SHBA akuzon Iranin për sulme hakerash

Foto ilustruese SHBA- SHBA përballet me sulme kibernetike iraniane, duke përfshirë rastin e fundit nga fushata e Trump-it, sipas shërbi...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës