31 Korrik 2023, 08:43
Nga k.m.
Jakov Milatoviç
MAL I ZI - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, sot do të fillojë konsultimet me partitë politike për mandatin e formimit të qeverisë së re malazeze. Në rezidencën e presidentit në Cetinje, Milatoviç do të flasë me përfaqësuesit e Lëvizjes Evropa Tani në orën 9:00, me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në orën 12 dhe me përfaqësues të Demokracisë së Re Serbe (Nova) në orën 15:00.
Milatoviç ka thënë më herët se edhe pse ka një afat prej 30 ditësh, pret që konsultimet të përfundojnë më shpejt, pra brenda 15 ditëve të ardhshme.
“Ne duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Unë do të bëj pjesën time dhe mendoj se duhet të ketë përgjegjësi dhe seriozitet të mjaftueshëm nga të gjitha anët e spektrit politik,”- tha Milatoviç.
Përfaqësuesit do të shpallin programin e tyre në Kuvend dhe do propozojnë përbërjen e qeverisë. Parlamenti vendos njëkohësisht për programin e mandatit dhe propozimin për përbërjen e qeverisë. Në mbledhjen e re të Kuvendit, Lëvizja Evropa Tani (PES), e udhëhequr nga Milojko Spajić kishte më së shumti deputetë - 24, ndërsa koalicioni Zajedno, ka 21 deputetë. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor, Koalicioni për Ardhmërinë e Malit të Zi mori 13 mandate; ndërsa Koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nga 11 vende dhe Partia Boshnjake, 6.
Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Demos dhe Forumi Shqiptar kanë nga 2 përfaqësues në parlament dhe Nisma Qytetare Kroate dhe Aleanca Shqiptare kanë nga 1.
Por duhen së paku 41 deputetë që të krijojë shumicën e thjeshtë parlamentare. Kriza e tejzgjatur politike ka lënë në pushtet si kryeministër Dritan Abazoviçin që në parlament zotëron 12 mandate.
Abazoviç u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë pretendimet se tregtari i arratisur i kriptomonedhave nga Koreja e Jugut Do Kwon kishte marrëdhënie financiare me Milojko Spajiç të cilit i ka financuar fushatën. Pas akuzave të Abazoviç drejtuar Spajiç ky i fundit ka përjashtuar mundësinë për bisedime me Lëvizjen Ura. Nga sa duket deri tani, pakicat kombëtare do të jenë vendimtare në fatin e krijimit të qeverisë së re malazeze në të kundërt në vjeshtë zgjedhësit mund t`ju drejtohen sërish kutive të votimit.
jakov milatoviç
Bota
31 Korrik 2023, 08:40
f.i
foto ilustruese
KINË- Pandemia e koronës ka "mbaruar” edhe në Kinë, por Kina është shumë larg normës s&e...
Bota
31 Korrik 2023, 08:34
f.i
foto ilustruese
KINË- Pekini ka regjistruar reshjet e tij më të mëdha këtë vit pasi u godit nga tajfuni Doksur, du...
Bota
31 Korrik 2023, 08:36
k.m.
Kjo nuk është tabela e parë që ndalon tymosjen e bimëve të dëmshme narkotike, me të cilën kryeqyteti i Hollandë...
Bota
31 Korrik 2023, 08:18
f.i
Giorgia Meloni
ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se një vendim për vazhdimin e pjesëmarrjes në Iniciativën e Brezit...
Bota
31 Korrik 2023, 08:08
f.i
foto ilustruese
DANIMARKË- Qeveria daneze tha se do të shqyrtojë mjetet ligjore për të ndalur protestat që përfshij...
Bota
31 Korrik 2023, 08:06
m.s
frigorifere
Koka e marules me të cilën ke harruar të bësh sallatë ka nisur të thahet? Keni blerë shumë ushqime par...
Bota
31 Korrik 2023, 07:48
f.i
Nasim Haradinaj
HAGË- Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet që së...
Bota
31 Korrik 2023, 07:41
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqëris&e...
Bota
31 Korrik 2023, 07:38
m.s
dogana
Nga sot, Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët të kufirit në Qafë-Thanë. Unioni i Bashkiv...
Bota
31 Korrik 2023, 07:27
f.i
Nikolai Patrushev
RUSI- Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse (SCRF),Sekretari i Këshillit të Sigurimit të...