Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kriza politike në Malin e Zi, përfaqësuesit e partive politike mblidhen në takim, prezent dhe presidenti
Në takim po marrin pjesë shumica e liderëve të partisë, përfshirë: Aleksa Beçiç (Demokratët), Vladimir Jokoviç (SNP), Rashko Konjeviç (SDP), Ervin Ibrahimoviç (BS), Damir Shehoviç (SD), Miodrag Lekiç (DEMOS), Genci Nimanbegu (Forca), Srđan Pavićeviç (CIVIS), Goran Daniloviç (United), Maksim Vuçiniç (RP) dhe Andrija Popoviç (LP).
18 Nëntor 2022, 11:06Nga d.a.
Mbledhja e partive ne Mal te Zi
MAL I ZI- Sot në mëngjes në Kuvend ka nisur takimi i ri i kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviç me përfaqësuesit e partive parlamentare. Gjuroviç filloi dialogun parlamentar, por takimi i parë më 9 nëntor nuk ishte i suksesshëm pasi presidenti i vendit milo Gjukanoviç nuk u paraqit.
Sipas Vijesti, në takim po marrin pjesë shumica e liderëve të partisë, përfshirë: Aleksa Beçiç (Demokratët), Vladimir Jokoviç (SNP), Rashko Konjeviç (SDP), Ervin Ibrahimoviç (BS), Damir Shehoviç (SD), Miodrag Lekiç (DEMOS), Genci Nimanbegu (Forca), Srđan Pavićeviç (CIVIS), Goran Daniloviç (United), Maksim Vuçiniç (RP) dhe Andrija Popoviç (LP).
Në takim marin pjesë edhe nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare URA, Ana Novakoviç Gjuroviç, drejtori politik i Alternativës Shqiptare Marash Dukaj dhe kryetari i komitetit të Podgoricës të Prava Malit të Zi, Stefan Veshoviç.
Që nga fillimi i vitit, Mali i Zi është përballur me krizë politike pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviçit dhe refuzimit të shumicës parlamentare që të mbahen zgjedhje të reja. Për më tepër, pothuajse të gjitha institucionet janë me ushtrues detyre, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, institucion që nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.
Në tentim për të kapërcyer krizën politike, kryetarja e Parlamentit, Danjela Gjuroviç, ka thirrur në takim përfaqësuesit e të gjitha partive politike. Ajo tha se do të hapë dialogun për të tentuar që të tejkalohet kriza politike dhe institucionale.