18 Nëntor 2022, 08:59
Nga k.m.
Mohammed bin Salman
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, ka imunitet ndaj padisë për vrasjen e Jamal Khashoggit. Khashoggi, kritik i njohur i Qeverisë në Riad, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018. Inteligjenca amerikane pati thënë më parë se beson që bin Salman ka urdhëruar vrasjen.
Mirëpo në dokumentet e gjykatës, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ai ka imunitet për shkak të rolit të ri si kryeministër i Arabisë Saudite.
“Doktrina e imunitetit që kanë krerët e shtetit është e njohur sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore”, kanë thënë avokatët e Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Megjithatë, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi nuk nënkupton si ai është i pafajshëm. Bin Salman është emëruar kryeministër i Arabisë Saudite në shtator të këtij viti. Ai mohon vazhdimisht se ka pasur rol në vrasjen e Khashoggit.
E fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Jamal ka vdekur sot sërish”, teksa e ka komentuar vendimin. Arabia Saudite pati thënë se Khashoggi, ish-kolumnist i të përditshmes amerikane, Washington Post, është vrarë në një “operacion” të kryer nga një ekip agjentësh, të cilët janë dërguar në Stamboll për të bindur atë që të kthehet në mbretëri.
Vrasja e Khashoggit është dënuar në gjithë botën dhe besohet se e ka dëmtuar imazhin e princit të kurorës – udhëheqësit de facto të Arabisë Saudite./REL
mohammed bin salman vrasja e jamal khashoggit
Bota
18 Nëntor 2022, 08:42
k.m.
Foto ilustruese
Në Berlin po zhvillohet Kongresi VIII Ndërkombëtar për Heqjen e Dënimit me Vdekje, i organizuar nga organizata fr...
Bota
18 Nëntor 2022, 08:56
A.B
I pandehuri në gjyq
Pesë vjet e dhjetë muaj burg: Ky është dënimi i vendosur nga gjykata e rrethit për të akuzuarin...
Bota
18 Nëntor 2022, 08:44
a.l
James Corner
SHBA- Një ditë pas rimarrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, republikan&eu...
Bota
18 Nëntor 2022, 08:20
a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Sot Ukraina ka hyrë në ditën e 268 e pushtimit nga agresioni Rus. Duket se sezoni i dimrit do t&eum...
Bota
18 Nëntor 2022, 08:01
A.B
Christopher Wray
UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e 'stacioneve policore' të paau...
Bota
18 Nëntor 2022, 08:00
A.B
Rakete
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka th&eu...
Bota
18 Nëntor 2022, 07:43
A.B
Alexei Navalny
RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny thotë se ai është transferuar përgjithmon...
Bota
18 Nëntor 2022, 07:20
A.B
Elon Musk
SHBA- Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësis...
Bota
17 Nëntor 2022, 23:58
Mali i Zi
Para selisë së parlamentit në Podgoricë, të enjten mbrëma u zhvillua protesta e radhës, ku me mijëra qyte...
Bota
17 Nëntor 2022, 22:36
I.A
Sharon Tate
SHBA- Kur 26-vjeçarja Sharon Tate vdiq në duart e kultit të familjes Manson në vitin 1969, shumë njerëz nuk kis...