LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në SHBA paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësor

Nëse duam të ketë drejtësi duhet shkatërruar koalicioni mes disa politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe elitës së biznesit, tha Mickovski.

10 Korrik 2024, 08:25 Nga r.ll
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në SHBA paralajmëron
hristijan mickoski

SHBA- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, i cili drejton delegacionin e Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, shfrytëzoi rastin të prezantojë disa tema të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me interes për rajonin e gjërë.

Në ligjeratën e mbajtur në universitetin Johns Hopkins, kryeministri Mickovski ka paralajmëruar një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit. Nëse duam të ketë drejtësi duhet shkatërruar koalicioni mes disa politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe elitës së biznesit, tha Mickovski.

"Ne duhet të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin nëse duam të zhvillojmë shtetin tonë për brezin e ardhshëm. Ka një koalicion të madh ndërmjet elitave të caktuara politike, gjykatësve, prokurorëve dhe elitave të biznesit dhe ne duhet ta shkatërrojmë atë koalicion, nëse duam ta zhvillojmë shtetin tonë dhe nëse duam të sjellim drejtësi siç duhet të jetë. Në të kundërtën, do të dështojmë si të gjithë paraardhësit tanë dhe do të humbasim”, tha  Hristijan Mickoski.

Përplasje për reformat në gjyqësor

Mickoski nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen më të nxehtë për reforma në gjyqësor, respektivisht për shpërndarjen e Këshillit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Për këtë nismë të kryeministrit, ai u përplas me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, të cilët deklaruan se me këtë, pushteti ekzekutiv përzihet në punët e pushtetit gjyqësor.

"Shpërndarja e organeve të pavarura gjyqësore ishte premtim parazgjedhor i VMRO-DPME-së, dhe e njëjta është bërë pjesë e programit qeveritar. Reformat në gjyqësor, qeveria do t'i bëjë edhe nëpërmjet miratimit të ligjeve të reja për  Procedurë Penale, Prokurori por edhe miratimit të Kodit të ri Penal. Nëpërmjet tyre, parashikohet të parandalohet ndikimi dhe nepotizmi në procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është shprehurkryeministri Mickovski.

Raportet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë

Kryeministri Hristijan Mickoski u prononcua edhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Ai me këtë rast ka theksuar se nuk ka garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

"Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat, nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit e Bullgarisë.

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kemi 14 vendime që thonë se janë shkelur të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe këtu shtrohet një pyetje logjike se kujt i shkelen të drejtat”, tha Mickoski. Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato të jenë të dyanshme.

"Ne do të mbrojmë interesat tona, jemi të gatshëm të diskutojmë argumentet, t'i paraqesim ato, të shohim se argumentat e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë kanë kontribuar për perspektivën evropiane si askush më parë”, deklaron kryeministri Mickoski.

Që nga ardhja e qeverisë së Mickoskit në pushtet ka pasur përplasje verbale edhe me fqinjin jugor, Greqinë sa i përket përdorimit të emrit të ri të shtetit dhe respektimin e marrëveshjes së Prespës. Në samitin e NATO-s në Uashington pritet të ketë një takim të drejtëpërdrejtë midis kryeministrave Micotakis dhe Mickovski./DW

hristijan mickoski shba samiti i nato

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit