Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Brnabiç tha se ishte periudha më e vështirë që u kalua falë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Ajo tha se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare.
Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Brnabiç tha se ishte periudha më e vështirë që u kalua falë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Do të thosha që dhjetori i vitit të kaluar ishte një nga momentet më të vështira për ne, muaji më të vështirë që nga viti 2008 dhe një falënderim i madh nga unë si kryetare e Qeverisë dhe e gjithë qeverisë së Republikës së Serbisë, për presidentin Aleksandër Vuçiç ”, tha Brnabiç.
Pasi iu rikthye Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Brnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.
“Atje nuk ka asnjë interes apo dëshirë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, por për mua kjo tregon se nuk ka dëshirë të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar, marrëveshjet që janë nënshkruar para 10 vitesh, pra ky është kushti i të gjitha kushteve për bisedime të mëtutjeshme, një Asociacion i komunave serbe dhe jo siç e imagjinoj si ndonjë organizatë joqeveritare, qoftë nga Serbia nga territori i Kosovës apo nga edhe jashtë, dhe jo si e imagjinon ndonjë politikan, por një Asociacion i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ekipet menaxhuese, përgjegjësitë që janë të përcaktuara qartë dhe saktë, kështu që Asociacioni i komunave serbe është dhe duhet të jetë kusht i të gjitha kushteve për të gjitha diskutimet e mëtutjeshme dhe për çdo dialog të mëtejshëm, sepse në prill do të bëhen 10 vjet që kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit si marrëveshja e parë e normalizimit”, deklaroi Brnabiç .
Gjatë ditës së premte, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Asociacioni i komunave serbë është fillimi i “Republikës serbe” në Kosovë. Ai u shpreh se “si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë prandaj jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e don Serbia”.
Fluturues SHBA- Ushtria amerikane rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë me urdhër të Presidentit...
Burri TURQI- Pavarësisht rrethanave të tmerrshme në të cilat u krijua, një foto nga Turqia arriti të sjellë bu...
Derek Chollet KOSOVË- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj për të shprehur mbështetjen ndaj aleatëv...
Ariston ITALI- Alarm në Festivalin Sanremo 2023! Një çantë e dyshimte është gjetur pranë teatrit Ariston.&nb...
Hatay TURQI- Qendra e qytetit Hatay është kthyer në një kamp për banorët që tërmeti i 6 shkurtit i la pa sht&e...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian ësht&eum...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka vlerësuar sot se kusht i të gjitha kushteve për anë...
KOSOVË- Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit pë...
Derek Chollet KOSOVË- Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosov&e...