LIVE UPDATES
Bota

Trajkoviç sulmon Vuçiç: Tërhoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa të mafias

Ajo tha se dëshiron të paralajmërojë opinionin se presidenti i Serbisë, duke e sulmuar atë, po përpiqet, siç thotë ajo, sërish t’i ofrojë Milan Radoiçiçin dhe bashkëpunëtorët e tij si njerëz që do të disiplinojnë serbët në veri të Kosovës dhe do të punojnë në zbatimi i propozimit franko-gjerman.

10 Shkurt 2023, 21:56 Nga a.l

Trajkoviç sulmon Vuçiç: Tërhoqi serbët nga

KOSOVË- Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përdori mafien për të integruar me forcë serbët nga veriu i Kosovës në institucionet e Prishtinës.

Sipas saj, Vuçiç nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.

Kur është fjala për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Trajkoviç në një intervistë për “Nova.rs” thekson se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë. Duke folur për situatën në Kosovë, ajo ka thënë se pozita e serbëve është e rrezikuar pasi, siç thotë ajo, me marrëveshjen e Brukselit presidenti serb Aleksandër Vuçiç është “integruar me mafian”.

Dhe atë mafi e udhëhiqte Milan Radoiçiç. Ajo mafi përdori metoda të ndryshme detyrimi për t’i bërë serbët të pranonin të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. Ata i detyruan serbët të bëhen gjyqtarë që betohen para Thaçit, të kenë një forcë policore plotësisht besnike ndaj Prishtinës dhe të nënshkruajnë obligimin e besnikërisë ndaj Republikës së Kosovës në pushtetet lokale”, thotë Trajkoviç.

Ajo thekson se serbëve u është bërë dëm i madh nga kjo sjellje.

Kur mafia përpiqet të integrojë serbët, përfundon ashtu siç përfundoi. Në një ditë, kur mafia e ndjeu se nuk mund të fitonte më përmes këtyre institucioneve dhe me një mënyrë të tillë funksionimi, atëherë i tërhoqi. Vuçiç nuk i tërhoqi [serbët] për shkak të interesave serbe, por sepse filloi kontrolli më i madh mbi atë që po bënin. Në veri kanë bërë disa ‘Jovaniqa’ si ato të Koluvisë, kështu që kjo u mbyll. Aty ka pasur punë me kriptovalutat… Në fakt aty nuk ka pasur asgjë të shëndetshme, nëse flasim për zhvillimin dhe përmirësimin e pozitës së serbëve”, thekson Trajkoviç.

Ajo tha se dëshiron të paralajmërojë opinionin se presidenti i Serbisë, duke e sulmuar atë, po përpiqet, siç thotë ajo, sërish t’i ofrojë Milan Radoiçiçin dhe bashkëpunëtorët e tij si njerëz që do të disiplinojnë serbët në veri të Kosovës dhe do të punojnë në zbatimi i propozimit franko-gjerman.

Ai tani po e ofron atë [Radoiçiçin] për ta shfajësuar nga gjithçka për çka është akuzuar dhe dyshuar para gjykatave të Kosovës dhe për të cilat ngarkon administrata amerikane. Nëpërmjet Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviçit, Vuçiç në thelb e shfajëson Ana Brnabiqin, sepse ajo është zyrtarisht punëdhënësja e tyre kryesore. Ata janë bërë milionerë dhe është ajo [Brnabiq] që financon projektet e tyre më fitimprurëse në Serbi dhe falë këtij pozicioni, të dy mund të bëjnë çfarë të duan. Duke shfajësuar Ana Brnabiçin, Vuçiç në të njëjtën kohë fuqizon veten e tij – ai është një sistem i lidhur”.

Në rrethana të tilla, ata më perceptojnë si një njeri që paralajmëron se mafia nuk duhet të punojë më në procese integruese, sepse nuk është e shëndetshme për popullin tim. Kudo që punonte mafia, ku punonin ato formacione paraushtarake, aty u zhdukën serbët. Kur brigadat e Sheshelit dhe kapiten Draganit i mbrojtën serbët në Krajinë, kjo përfundoi me fatalitet për popullin tonë. Prandaj mendoj se është e nevojshme të punohet me forca të shëndosha dhe normale të serbëve, të cilët do ta zgjidhin thelbin e problemit dhe do të merren me mbijetesën e popullit serb në atë zonë. Besoj se kemi ende kohë, kur bëhet fjalë për organizimin e jetës dhe asaj që është e ardhmja jonë”, shpjegon Trajkoviç.

Siguria është më e rëndësishmja, më pas gjithçka tjetër. Duke folur për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Trajkoviç tha se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

“Është e domosdoshme varrosja e llogoreve që janë hapur, të cilat kur i shikon asociojnë nëe konflikt. Kjo duhet bërë së pari. Duhet gjetur një modalitet me bashkësinë ndërkombëtare dhe sigurisht edhe me serbët nga veriu i Kosovës, në mënyrë që njerëz të besuar të vijnë dhe të bëhet ‘triazhi’ i duhur. Ne kishim, dhe Ivica Daçiç mburrej për këtë, se kishte një komandant policie në veri, i cili u arratis dhe pastaj Serbia u bë ‘shtëpia e tij e sigurt’. Mendoj në zotin Bojiq (Zheljko Bojiç) I cili gjendet në listën e zezë të SHBA-ve për krim të organizuar dhe dyshimet për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, tha Trajkoviç.

Ajo iu referua edhe kushteve që ka parashtruar kryeministri Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se po përpiqet të kalojë “një realitet” kur përmend të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

rada trajkoviç

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit