LIVE UPDATES
Bota

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme për krizën

Zoti Nika tha se ka pasur disa përmirësime në këtë drejtim së fundmi, por ato mbeten të pamjaftueshme.

3 Dhjetor 2022, 22:02 Nga DOSJA
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal
Faik Nika

MALI I ZI- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika thotë se zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhja e vetme për krizën politike në Mal të Zi dhe se shqiptarët duhet të dalin të bashkuar në një listë të vetme. Zoti Nika tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se niveli i përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në institucionet publike dhe në parlament vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Zoti Nika tha se ka pasur disa përmirësime në këtë drejtim së fundmi, por ato mbeten të pamjaftueshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Nika, çfarë përpjekjesh po bëhen për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në qeverisjen e vendit?

Faik Nika: Shqiptarët në Mal të Zi ndodhen në një sfidë të përhershme për përfaqësimin proporcional në institucionet publike në Mal të Zi. Duke u ditur se me statistika zyrtare, shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës së përgjithshme të Malit të Zi, ndërsa sipas të dhënave të bëra nga studime të ndryshme, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike nuk e kalon shifrën 1.5 për qind, duke llogaritur këtu edhe të punësuarit në fushat e arsimit që medoemos duhet të jenë shqiptarë, pasi mësimi atje zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Sfidë tjetër po ashtu është edhe përfaqësimi në parlamentin e Malit të Zi. Duhet ditur që shqiptarët deri në vitin 2009 kishin mundësi të përfaqësoheshin me vende të garantuara në parlamentin e Malit të Zi, duke qenë në fuqi ligji për zonat e veçanta zgjedhore, aty ku banojnë shqiptarët. Në vitin 2009 është hequr kjo mundësi dhe edhe shqiptarët në Mal të Zi si të gjitha subjektet e tjera, hyjnë si të barabarta në garat zgjedhore, duke sjellë kështu përfaqësim më të ulët të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, jo më shumë se dy, maksimalisht tre deputetë, vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Çfarë po bën Këshilli për ta ndryshuar këtë situatë?

Faik Nika: Ne kemi bërë kërkime dhe kemi denoncuar rastet e përfaqësimit joproporcional në institucionet publike në Mal të Zi dhe situatat më të vështira janë në ato komuna ku shqiptarët janë me të vërtetë pakicë, siç janë komunat veriore në Mal të Zi, Plava, Gucija dhe Rrozhaja, sepse aty kemi bërë disa kërkime dhe sondazhe vite më parë dhe rezultatet ishin dëshpëruese pasi kishte institucione ku kishte për shembull 140 të punësuar, e cila ishte konkretisht policia kufitare që kontrollon kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë dhe Kosovën dhe aty s’kishte përveçse 1 ose 2 shqiptarë, domethënë që deklaroheshin si të tillë. Për të mos përmendur institucione të tjera si enti për punë sociale, gjykatat, administrata publike ku shqiptarët ishin me të vërtetë të papërfaqësuar dhe duhet t’i gjenim me pikatore se ku janë ata. Kështuqë situata nuk është e mirë edhe në institucione të tjera në përgjithësi në nivelet e shtetit, në administrata e aq më pak në ndërmarrje tek të cilat deri vonë kishte kontroll shteti siç janë ndërmarrjet gjigante, aeroportet, portet, infrastruktura e telekomunikacionit, ku shqiptarët në poste drejtuese pothuajse nuk ishin fare. Ka pasur disa përmirësime me këtë qeverinë e fundit, domethënë disa hapa drejt avancimit, mirëpo përsëri jemi larg asaj që presim.

Zëri i Amerikës: Po përsa i përket gjuhës shqipe në institucionet si edhe informimit në gjuhën shqipe, si mund të ndreqen mangësitë në këtë drejtim?

Faik Nika: Ne kemi një shprehje që ligjet (në Mal të Zi) janë shumë të mira dhe në përputhje me standardet evropiane të vendeve perëndimore, mirëpo zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Përsa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në institucione, ajo nuk zbatohet ashtu sa ç’duhet edhe për faktin se një pjesë e përgjegjësisë mbetet tek shqiptarët. Për shembull në komunën e Ulqinit dhe komuna të tjera ku ligji e mundëson përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo vetë punonjësit në administrate nuk e zbatojnë atë. Por duhet pasur parasysh se edhe administrate qendrore nuk e mundëson punësimin ose përfshirjen e kuadrove profesionalë që ta kryejnë një detyrë të tillë, megjithëse siç thashë me ligjin aktual, në ato komuna apo zona ku shqiptarët përbëjnë mbi 5 për qind të popullatës, u lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet.

Zëri i Amerikës: Zoti Nika le të kalojmë pak tek çështja e krizës politike në vend. Sigurisht që ajo prek edhe komunitetin shqiptar. Si e shihni ju zgjidhjen dhe çfarë roli mund të luajnë shqiptarët në këtë drejtim?

Faik Nika: Absolutisht zgjidhja e vetme është zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që besoj se duhet të mbahen nga fillimi i vitit që vjen. Situata nuk është aspak e qëndrueshme sepse kemi pothuajse mosfunksionim të disa insitucioneve kyçe në Mal të Zi, siç është Gjykata Kushtetuese, e cila jep verdiktin final për mbajtjen e zgjedhjeve. Në këtë ngërç institucional, në këtë mosdakordim mes faktorëve politikë që janë në Mal të Zi, në parlament dhe institucione të tjera, rrugëdalja e vetme mbetet zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të përgjithshme, por derisa nuk ka një kompromis të përgjithshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, edhe zgjedhjet mund të jenë një ngërç akoma më i madh në të ardhmen. Përsa u përket shqiptarëve në këtë pozitë, unë besoj se shqiptarët duhet të unifikohen në një listë të vetme në zgjedhjet që do të mbahen dhe kursi i shqiptarëve dihet që është drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe këtë politikë duhet ta ndjekin shqiptarët dhe nuk kanë asnjë alternativë tjetër, megjithëse në Mal të Zi ka edhe rryma të tjera të cilat e shtyjnë Malin e Zi në drejtime të gabuara.

Marrë nga VOA

faik nika mali i zi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës