25 Korrik 2022, 18:07
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov tha se shpreson që dërgesat e para të drithit sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia të largohen nga porti Chornomorsk këtë javë. Duke folur në një konferencë për media më 25 korrik, Kubrakov tha se nuk kishte asnjë kufi të përcaktuar në marrëveshje për sa i përket sasisë së grurit që mund të transportohej nga Ukraina.
"Ne presim që marrëveshja të fillojë të funksionojë në ditët në vijim... Ne po përgatitemi që gjithçka të fillojë këtë javë", tha Kubrakov, i cili drejtoi delegacionin e Ukrainës në bisedimet për arritjen e marrëveshjes në Stamboll javën e kaluar.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Yuriy Vasyukov shtoi në të njëjtën konferencë se pas Chornomorsk, dërgesat do të pasojnë nga Odesa dhe Pivdeny.
Afati kohor që të tre portet të funksionojnë është brenda dy javësh, shtoi ai.
Sipas marrëveshjes së grurit, eksportet e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi do të riktheheshin në nivelet e paraluftës prej rreth 5 milionë tonë në muaj.
Sulmet me raketa ruse në Odesa më 24 korrik kanë ngritur pikëpyetje rreth angazhimit të Rusisë ndaj marrëveshjes, por Kubrakov tha se përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet vazhdojnë./REL
oleksandr kubrakov
Bota
25 Korrik 2022, 17:56
k.m.
Foto ilustruese
Themelimi i një gjykate speciale me përfshirje ndërkombëtare që do të gjykonte krimet e luftës në U...
Bota
25 Korrik 2022, 17:32
e.k
Makakët japonezë
JAPONI- Të paktën 42 persona kanë mbetur të plagosur në një qytet japonez nga sulmet e majmun...
Bota
25 Korrik 2022, 17:24
e.k
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se nuk ka pengesa për eksportin e grurit nga portet e Det...
Bota
25 Korrik 2022, 15:45
d.a.
HIMRAS
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë shkatërruar 50 depo të municionit të Rusisë duke përdorur sistemin e raketave HIMR...
Bota
25 Korrik 2022, 15:28
k.m.
Foto ilustruese
Pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin p...
Bota
25 Korrik 2022, 15:30
d.a.
grure, Ukraine
UKRAINË- Çmimet e grurit u rritën ndjeshëm më 25 korrik pasi raketat ruse goditën qytetin-port të Odes&...
Bota
25 Korrik 2022, 15:11
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
Bota
25 Korrik 2022, 15:03
d.a
sherri ne Serbi
MAL I ZI- Disa të rinj janë përleshur mbrëmë në seksionin e parë të autostradës së re mal...
Bota
25 Korrik 2022, 14:25
s.s
Dyqanet në Francë
FRANCË- Në një deklaratë nga një ministri francez tha se qyqanet në vend do të urdh&eum...
Bota
25 Korrik 2022, 14:25
d.a.
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botë...