LIVE UPDATES
Bota

Kundërofensiva/ Analiza e DW: Ku janë pikat e dobta të ushtrisë ruse?

Sipas të dhënave të shërbimit sekret britanik në të gjithë botën prej dekadash nuk ka pasur më komplekse të tilla ushtarake. Edhe Reuters raporton, pas analizimit të disa mijëra pamjeve satelitore, se në rajonet ruse kufitare si edhe në Ukrainën lindore dhe Jugore janë ngritur mijëra fortifikata, bllokada automjetesh dhe llogore që shtrihen në disa qindra kilometra. Rob Lee, studiues në Institutin për Studimet e Politikës së Jashtme, "Foreign Policy Research Institute" në Filadelfia është i mendimit, se Rusia ka mësuar nga kundërofensiva e Ukrainës vitin e kaluar. "Pas ofensivës në Kharkov Rusia e kuptoi, se dështimi është i mundur, dhe territoret mund të humben. Mendoj, se është kuptuar, se Ukraina mund të zhvillojë kundërofensiva."

4 Maj 2023, 12:40 Nga f.i
Kundërofensiva/ Analiza e DW: Ku janë pikat e dobta të
foto ilustruese

RUSI- Rusia po përgatitet për kundërofensivën e Ukrainës dhe ka ngritur fortifikata në një rrip tokësor prej disa qindra kilometrassh. Çfarë e pret ushtrinë ukrainase në luftën për çlirimin e territoreve të saj?

Që nga dhjetori ushtria ruse po ngre fortifikata mbrojtëse përgjatë të gjithë linjës së frontit luftarak. Pamjet satelitore tregojnë, se trupat që marshuan në Ukrainë në shkurt 2022 po hapin llogore në pika të rëndësishme strategjike dhe se po përgatiten për një kundërofensivë. Sipas të dhënave të shërbimit sekret britanik në të gjithë botën prej dekadash nuk ka pasur më komplekse të tilla ushtarake. Edhe Reuters raporton, pas analizimit të disa mijëra pamjeve satelitore, se në rajonet ruse kufitare si edhe në Ukrainën lindore dhe Jugore janë ngritur mijëra fortifikata, bllokada automjetesh dhe llogore që shtrihen në disa qindra kilometra.

Rob Lee, studiues në Institutin për Studimet e Politikës së Jashtme, "Foreign Policy Research Institute" në Filadelfia është i mendimit, se Rusia ka mësuar nga kundërofensiva e Ukrainës vitin e kaluar. "Pas ofensivës në Kharkov Rusia e kuptoi, se dështimi është i mundur, dhe territoret mund të humben. Mendoj, se është kuptuar, se Ukraina mund të zhvillojë kundërofensiva."

Çfarë fortifikatash po ngrenë rusët?

Kryesisht ndërtohen llogore të thella, aq sa mund të qëndrojë në këmbë një njeri. Përpara ato janë të mbrojtura me thasë rëre ose gurë. Infanteria ruse do të mbrohet kështu nga plumbat, copat e granatave dhe zjarri i artilerisë. Përgjatë rrugëve ka shumë llogore të tilla si dhe pranë qyteteve. Këtë e raporton Brady Africk nga "American Enterprise Institute" në Uashington, i cili i ka parë shumë nga pamjet satelitore. Pamjet thotë ai, tregojnë, se rusët duan t'i bllokojnë rrugën automjeteve ushtarake ukrainase me bllokues tankesh, llogore dhe blloqe betoni si nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu ata po vendosin mina fushe. 

Aty ku janë ngritur fortifikatat, komandoja ruse pret me sa duket sulme ukrainase si në rajonin e Zaporishjas, dhe në rripin tokësor që lidh Ukrainën me Krimenë. Gjeneralmajori në pension i ushtrisë australiane, Mick Ryan supozon, se pjesa jugore ukrainase sidomos Zaporishja do të jenë në fokus të kundërofensivës ukrainase. "Këto janë fortifikata që duhen marrë në konsideratë të ngritura në gjashtë muajt e fundit", thotë Olah Shdanov, ekspert ushtarak ukrainas. Por ai thekson, se këto janë fortifikata në piketa të caktuara. Për shembull rrjeti rrugor në lindje të Melitopolit nuk është bllokuar nga fortifikatat.

Masa kundër pikave të dobta ruse

Niklas Masuhr nga Qendra Studimore "Center for Security Studies" në Universitetin e Zyrihut, ETH është i mendimit, se rusët me fortifikatat nuk përpiqen aq të zbusin goditjet e forcave ukrainase, se sa të arrijnë që ukrainasit të paguajnë një çmim të lartë për kundërofensivën e tyre. "Fortifikatat krijojnë një parashikueshmëri të caktuar dhe strukturojnë operacionet e ardhshme. Kjo zbut dobësitë e Rusisë, për shkak se ushtria ukrainase si rregull është më e fortë në improvizim dhe ndërrimin e shpeshtë të situatave ushtarake." Rob Lee nga "Foreign Policy Research Institute" konstaton, se përqëndrimi i forcave të veta në një segment të caktuar u krijon avantazh ukrainasve dhe ju mundëson të depërtojnë thellë në territoret e pushtuara nga Rusia. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në shkatërrim të fortifikatave në linja të tjera të frontit dhe të ndihmojë në suksese ushtarake.

Mbrojtja ajrore ukrainase dhe morali luftarak rus

Eksperti ushtarak, Olev Shdanov thotë, se ende pamjet satelitore nuk tregojnë pozicionet e artilerisë. Këto pozicione rusët do t'i zënë pak para fillimit të luftimeve. Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë janë forcat ushtarake ajrore ruse, që për shkak të mbrojtjes ajrore ruse rrallë depërtojnë në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Kievi. "Rëndësi ka që forcat kundërsulmuese ukrainase të kenë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore, që të mbrojnë drejtpërdrejt trupat. Mbrojtja ajrore do t'i mbrojë ato në nivelin taktik-operativ, dhe kjo mund të mbulojë territore të tëra. Ky është një faktor serioz dhe që duhet marrë në konsideratë", sipas Shdanov.

Por rezultati i kundërofensivës së Ukrainës nuk varet vetëm nga kjo. Sipas Shdanov, nuk ka rëndësi se sa thellë futesh në llogore apo ndodhesh pas fortifikatave. "Gjithçka varet nga vullneti i ushtarit për mbrojtje dhe gjendja e tij emocionale dhe psikike."

Kurse Franz-Stefan Gady, ekspert për luftimet moderne dhe analist në "Institute for International Strategic Studies" në Londër është i mendimit, se "qëllimi i i Ukrainës duhet të jetë të paralizojë komandën ushtarake ruse dhe të vendosë në panik ushtarët rusë." Befasia taktike, drejtimi në fushëbetejë dhe morali luftarak do të jenë vendimtare në 24 orët e para të luftës, tha Gady për CNN. Në luftërat moderne në ofensiva marrin pjesë grupe të vogla të manovrueshme, sipas Shdanov, gjë që u bë e qartë në çlirimin e rajonit të Kharkovit. "Ata kujdesen që tek armiku të krijohet panik dhe kaos dhe më pas trupat kryesore kryejnë pjesën e fundit të mbetur."

Cili është roli i ndihmës ushtarake perëndimore?

Për të thyer rezistencën e fortifikatave dhe të çlirojë territoret e pushtuara, sipas ekspertit Rob Lee duhet që tanket ukrainase të veprojnë në koordnim me automjete të tjera të blinduara, me artilerinë dhe avionët ushtarakë. Në këtë pikë do të ndihmojnë furnizimet ushtarake nga perëndimi. Oleh Shdanov përmend pajisjet ushtarake amerikane MICLIC për pastrimin nga minat dhe tanket gjermane "Biber" për kalimin e pengesave të vogla. Ukraina ka marrë po ashtu tanke për heqjen e minave. Sipas ekspertit Niklas Masuhr  rëndësi ka edhe mbështetja perëndimore në aftësimin e trupave ukrainase të operojnë në grupe të kombinuara dhe lidhjen efektive të tyre. Si mbështetja me municion edhe ajo me informacione nga shërbimet sekrete perëndimore do të luajnë rol vendimtar, sipas ekspertit. Nga ana e tij gjeneralmajori, Mick Ryan thotë, se më shumë rëndësi ka një planifikim i mençur. "Ndihma më e rëndësishme që ata marrin nuk është materiali ushtarak, por trajnimi i ushtarëve të batalioneve, brigadave dhe komandove në lidhje me operacione komplekse të armatosura." Një gjë është e qartë për ekspertin Masuhr, kundërofensivat e mëparshme drejtoheshin kundër trupave ruse të dobta dhe të çorientuara. "Situata e tanishme është krejtësisht tjetër."/DW

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri