17 Shkurt 2023, 12:42
Nga I.A
Kurti dhe Vuçiç me diplomatet
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas burimeve, Kurti dhe Vuçiç e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në rundin e ri të dialogut dhe temë e takimit pritet të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit të organizuar nga Borrell, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të ketë takime të veçanta me ta. Kurti dhe Vuçiç nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022. Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman. Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.
Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
Marrë nga REL
dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic
Bota
17 Shkurt 2023, 12:30
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të...
Bota
17 Shkurt 2023, 12:24
I.A
Foto Ilustruese
FRANCË- Në Francë, platformat nga Instagrami në Pornhub së shpejti mund të duhet të kontrollojnë mo...
Bota
17 Shkurt 2023, 12:16
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër t...
Bota
17 Shkurt 2023, 12:12
I.A
Bajram Begaj
KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se shteti shqiptar është pranë Kosovës p&...
Bota
17 Shkurt 2023, 12:01
I.A
Ganimete Musliu
KOSOVË- Me këngimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet p&eum...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:58
I.A
GJERMANI- Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikuar në fluturimet e gati 300.000 pasagjerëve, pasi sindik...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:43
I.A
Nikola Sanduloviç
KOSOVË- Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ndodhet në një vizit&eu...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:46
F.M
Foto nga tërneti në Turqi
RUMANI- Tjetër tërmet në Rumani! Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), vendi është g...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:40
F.M
Bao Fan
KINË- Bao Fan, një nga bankierët miliarderë më të profilit të lartë në Kinë është zhduk...
Bota
17 Shkurt 2023, 11:37
I.A
Olaf Scholz dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre sa i përket ...