LIVE UPDATES
Bota

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Aleancat që Moska i mban pas vitit 2022 dhe fillimit të zbatimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Ballkan shpesh shihen përmes shembullit të Serbisë.

21 Maj 2026, 19:19 Nga E. D

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Llogaritja e lidhjeve të vendeve të Ballkanit me Rusinë është në interes të Moskës, por jo meritë e saj, thotë Paolla Petriq, drejtoreshë e Zyrës së Fondacionit Heinrich Boll Stiftung në Sarajevë, për Radion Evropa e Lirë.

“Ballkani është një nga zonat e saj të ndikimit ose një nga pikat përmes të cilave përpiqet të trazojë gjeopolitikisht Evropën dhe Bashkimin Evropian dhe të pengojë integrimin euroatlantik të kësaj pjese të Evropës. Kjo është në interes të Moskës, ndërsa përgjegjësia është tek elitat lokale, se çfarë aleancash krijojnë dhe nëse i çojnë ato drejt Brukselit ose jo”, shpjegon Petriq.

Aleancat që Moska i mban pas vitit 2022 dhe fillimit të zbatimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Ballkan shpesh shihen përmes shembullit të Serbisë.

Sa kanë ndryshuar marrëdhëniet Beograd-Moskë?

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ajo nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, duke rrezikuar kështu procesin e saj të integrimeve evropiane, i cili përfshin edhe harmonizimin gradual të politikës së jashtme me atë të Brukselit.

Por, në të njëjtën kohë, në marrëdhëniet Beograd-Moskë janë shënuar edhe ngecje të dukshme.

Momenti më i ndjeshëm ndodhi rreth një vit më parë, kur Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzoi Beogradin se armët e prodhuara në Serbi, përmes vendeve të treta, janë duke përfunduar në duart e forcave ukrainase.

“Kjo i mundëson Kievit të marrë formalisht produkte të industrisë ushtarake që nuk janë më serbe, por që montohen në fabrikat e armëve në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit kryhen kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhej në deklaratën e Moskës në qershor të vitit 2025.

“Dueti që luhet në marrëdhëniet Banja Llukë - Beograd është gjithashtu një konstante në Ballkanin Perëndimor dhe ndonjëherë, si në një marrëdhënie të vështirë dashurie, mund të ndodhë një qetësi e përkohshme”, thekson në anën tjetër Petriq.

Kush është aleati rus në BE pas Orbanit?

Me humbjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orbanit, pas 17 vjetësh në pushtet, Rusia ka mbetur pa një aleat brenda Bashkimit Evropian. Në shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, përveç Dodikut, i pranishëm ishte edhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Sllovakia, përmes gazsjellësit “Druzhba”, mbetet e varur nga importi i gazit rus, ashtu si edhe Bullgaria, e cila, megjithatë, i ka ulur ndjeshëm importet që nga viti 2022, duke u mbështetur më shumë në furnizime nga Azerbajxhani përmes Greqisë dhe Turqisë.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri bullgar, Rumen Radev, nga pozita e qendrës së djathtë, e mbështet vazhdimin e importit nga Rusia.

Tsvetomir Nikollov, bashkëpunëtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë në Sofje, vlerëson se rëndësia e Radevit për Moskën është rritur.

“Kur je pjesë e BE-së dhe NATO-s, je brenda dhe është shumë më e rëndësishme të kesh instrumente të tilla, në mënyrë që të mund të bllokosh qëndrime apo hapa të caktuar politikë, duke përdorur mundësinë e vetos dhe mekanizma të ngjashëm”, thotë Nikollov.

Ai shton se është pak e mundshme që Radev të luajë në të ardhmen rolin e një aleati rus në Evropë, siç ka bërë Orban.

“Regjimi i Orbanit nuk ka qenë aq efektiv sa ç’prisnin aktorët rusë, sepse Hungaria është në një pozitë ndryshe... Ajo është një lojtare e rëndësishme në botë, jo vetëm në Evropë”, shpjegon Nikollov, duke kujtuar gjithashtu se lëvizja MAGA (Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe) në SHBA është frymëzuar pjesërisht edhe nga politika e brendshme hungareze.

Ku ndryshon populizmi në Ballkan dhe në BE?

Rritja globale e populizmit u jep forcë edhe përpjekjeve të Rusisë në politikën e jashtme. Në Ballkan, kjo tendencë është e dukshme në Serbi, por në mënyrë të ngjashme mund të shihet edhe përmes rritjes së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Gjermani, mbështetjes që gëzon Fico në Sllovaki, apo populizmit të djathtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Në Mal të Zi - vendin që konsiderohet ndër më të avancuarit në procesin e anëtarësimit në BE - besohet se, pavarësisht ndarjeve ideologjike, është arritur një lloj konsensusi për orientimin evropian.

“Narrativët prorusë nuk janë zhdukur. Ata sot, në këtë moment kur thoni se Mali i Zi ka avancuar mjaft në rrugën drejt BE-së, kanë aktorët e tyre në pushtet, kanë një pjesë të hapësirës mediatike, rrjetet sociale dhe narrativë më të gjerë identitarë e gjeopolitikë që shpesh përputhen me ndjenja të forta proserbe dhe antiperëndimore”, thotë Ulareviq.

Ajo kujton, gjithashtu, se Mali i Zi ka mbyllur 13 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Mbyllja e të gjithë kapitujve është kusht për anëtarësim, që do të thotë se ngecja në 20 kapitujt e mbetur mund të ketë një kosto të lartë.

Sipas Petriqit, “dështimi në vendosjen e demokracisë” është arsyeja pse populizmat në Ballkan janë më të rrezikshëm sesa ata që janë zhvilluar në shtetet e BE-së.

“Kur them demokraci, mendoj për ndarjen bazike të pushteteve që nënkupton një demokraci. Ne vazhdimisht ngecim në këtë bazë, në themelet e demokracisë dhe nuk arrijmë kurrë te ndërtimi i mëtejshëm. Pra, ky është një dallim i madh”, thotë ajo.

“Kur flasim për atë se sa e paqëndrueshme është sot demokracia gjermane, ne e dimë se atje themelet janë - për momentin - shumë të forta; ato mund të lëkunden, por janë rezistente ndaj tronditjeve. Ndërsa te ne, demokracia ende nuk është e aftë t’u rezistojë tronditjeve”, përfundon Petriq./REL

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale