LIVE UPDATES
Bota

Kush është gjenerali rus i ngarkuar të fitojë luftën në Ukrainë?

Përplasja ishte një pikë kthese në grushtin e shtetit, i cili dështoi përfundimisht ditën e nesërme. Njeriu që komandonte njësinë, batalionin e parë të motorizuar, ishte kapiteni Sergei Surovikin, 24 vjeç, një oficer i rangut të mesëm, i cili u arrestua për një kohë të shkurtër, por më vonë u lirua.

15 Tetor 2022, 20:58 Nga DOSJA
Kush është gjenerali rus i ngarkuar të fitojë luftën
Sergei Surovikin

RUSI- Pak pas mesnatës së 21 gushtit të vitit 1991, një kolonë autoblindash që transportonte ushtarë nga divizioni i 2-të i gardës ruse, një njësi e njohur si “Garda Taman”, u ndal në një tunel në qendër të Moskës, ku u përball me protestues të zemëruar pas një tentative për grusht-shtet ndaj liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev. Protestuesit kishin ngritur barrikada, duke vendosur në rrugë autobusë e mjete pastrimi të rrugëve, dhe në kaosin që u krijua tre prej tyre mbetën të vrarë. Eventualisht, kolona u tërhoq.

Përplasja ishte një pikë kthese në grushtin e shtetit, i cili dështoi përfundimisht ditën e nesërme. Njeriu që komandonte njësinë, batalionin e parë të motorizuar, ishte kapiteni Sergei Surovikin, 24 vjeç, një oficer i rangut të mesëm, i cili u arrestua për një kohë të shkurtër, por më vonë u lirua.

Surovikin vazhdoi një karrierë të gjatë në ushtrinë ruse, ku ai u promovua vazhdimisht dhe fitoi një reputacion për brutalitetin e paprecedentë të përdorur në Çeçeni dhe, së fundmi, në Siri. Më 8 tetor, presidenti rus, Vladimir Putin, e emëroi të dekoruarin Surovikin, i cili tani është 56 vjeç, si komandant të përgjithshëm të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Dy ditë më vonë, Rusia lëshoi numrin më të madh të raketave dhe sulmeve ajrore që nga nisja e pushtimit në shkurt, duke e shtyrë luftën në një fazë tjetër, potencialisht edhe më vdekjeprurëse – me Surovikin në krye.

"Për Ukrainën, unë do të shqetësohesha shumë për qëndrimin absolutisht të egër që Surovikin ka ndaj armikut – duke i konsideruar të njëjtë si luftëtarët ashtu edhe civilët – dhe fokusin i tij në arritjen e përparimeve ushtarake pa marrë parasysh koston apo rrezikun”, tha Charles Lister, i cili është drejtor i programit të Sirisë në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në SHBA dhe ka ndjekur ecurinë e komandës së mëparshme të Surovikin të forcave ruse në Siri.

“Në fund, janë civilët ata që ka të ngjarë të vuajnë më shumë, veçanërisht pasi Ukraina duket e gatshme të vazhdojë luftën e saj efektive dhe heroike për të mbrojtur territorin e saj”, tha Lister.

“Nuk besoj se ai mund të ndryshojë dinamikën e luftës, pasi Ukraina po angazhon trupa gjithnjë e më të stërvitura dhe armë të avancuara”, shkroi Mark Galeotti, një ekspert mbi forcat e sigurisë ruse, në një artikull për “The Spectator”. “Megjithatë, ai me sa duket do të provojë të ndryshojë këtë rrjedhë dhe kjo nënkupton se do të dëgjohen më shumë sirena të sulmeve ajrore në qytete në të gjithë Ukrainën”.

Karriera e Surovikin nis në disa nga shkollat kryesore ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Fillimisht ai u diplomua në një akademi trajnimi oficerësh në Omsk në vitin 1987. Sipas një profili të vitit 2005, të publikuar në gazetën e Ministrisë së Mbrojtjes, “Krasnaya Zvezda”, ai shërbeu për një kohë në Afganistan me forcat speciale sovjetike.

Gjatë kaosit në puçin e vitit 1991 në Moskë, karriera ushtarake e Surovikin mori hov: ai ishte tashmë kapiten dhe komandant batalioni me “Gardën Taman”, një post prestigjioz për një oficer të ri.

Disa raportime të asaj kohe pohojnë se Surovikin qëlloi vetë mbi një nga protestuesit, një pretendim që nuk u vërtetua kurrë. Por, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun famëkeq të “Matrosskaya Tishina” të Moskës për disa muaj përpara se të lirohej në dhjetor, me urdhër të presidentit të atëhershëm rus, Boris Yeltsin.

Atij iu akordua gjithashtu grada major dhe u regjistrua në akademinë ushtarake “Frunze” të Moskës, një nga akademitë më prestigjioze të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit. Ndërsa ishte atje, Surovikin u përfshi në një hetim penal që përfshinte trafikun e armëve dhe shitjen e paligjshme të tyre.

Si përfundim, Surovikin u akuzua për tri vepra penale nga një gjykatë ushtarake e Moskës, por ai u dënua vetëm me një vit burgim me kusht, një vendim që provokoi ankesat e disa ushtarakëve, veçanërisht pasi ngritja në detyrë e Surovikin vazhdoi e pakontrolluar.

Lajmet për çështjen gjyqësore, dënimin e lehtë dhe pakënaqësinë e brendshme u publikuan në gazetat ruse në vitin 2012, si dhe përpjekjet e tij për ta hequr rastin nga regjistri i tij ushtarak.

Në një koment për gazetën “Komsomolskaya Pravda” në vitin 2012, Surovikin tha se çështja ishte mbyllur në vitin 1995, duke pretenduar se ai ishte liruar nga çdo akuzë.

Pas akademisë “Frunze”, Surovikin u dërgua në Taxhikistan, ku u ngrit menjëherë në detyrë ndërsa shërbente në divizionin e 201-të të ushtrisë, njësia më e madhe ruse e vendosur në të gjithë Azinë Qendrore. Ngritjet në detyrë vazhduan me stërvitjen në akademinë e shtabit të përgjithshëm në Moskë dhe më pas iu dha detyra për të komanduar divizionin e 34-të të rrethit ushtarak të Vollgës së Uraleve.

Në vitin 2004, Surovikin u hetua për një incident në të cilin një nga oficerët vartës të tij kreu vetëvrasje. Edhe ai rast u mbyll papritur, çka ngjalli sërish ankesa të disa zyrtarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Oficerët e një komandanti të mirë nuk qëllojnë veten në zyrë me armën e shërbimit”, tha për shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë një oficer që shërbeu në shtabin e përgjithshëm të Rusisë.

Aftësitë drejtuese të Surovikin u vunë gjithashtu në dyshim pasi në qershor të vitit 2004 ai mori komandën e divizionit të 42-të të gardës në Çeçeni. Në atë kohë, lufta e dytë në rajonin e Kaukazit të Veriut tashmë ishte shndërruar nga operacione të plota luftarake në një "operacion kundër terrorizmit", sipas përshkrimit të Kremlinit.

Në shkurt 2005, nëntë ushtarë zbulues në një regjiment të divizionit të 42-të u vranë kur një mur u shemb mbi ta në kryeqytetin çeçen, Grozni. Surovikin u zotua të hakmerrej në daljet televizive, por gazeta “Novaya Gazeta” më vonë hodhi dyshime mbi çështjen, duke sugjeruar se muri ishte shembur kur një ushtar i dehur kishte qëlluar aksidentalisht me një granatë hedhës.

Në një intervistë me “Krasnaya Zvezda” në prill 2005, Surovikin përsëriti pretendimin se "banditë" çeçenë ishin përgjegjës për shembjen e murit.

“Në përgjithësi, mund të thuash pafundësisht se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim. Është më e lehtë të jesh i zgjuar kur tashmë e di se çfarë ka ndodhur. Por, lufta është luftë. Dhe këtu nuk është gjithmonë e mundur të vlerësohet realisht situata”, citohet të ketë thënë Surovikin.

“Secili ka fatin e tij. Çdo gjë mund t'i ndodhë kujtdo”, është shprehur ai për gazetën. “Dhe jo vetëm në Çeçeni”.

Ai iu bashkua drejtorisë operacionale të shtabit të përgjithshëm pas luftës së gushtit 2008, në të cilën Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Rusia ishte fitimtare, por konflikti ekspozoi probleme të thella në forcat e armatosura ruse, duke nxitur një përpjekje gjithëpërfshirëse për të reformuar dhe modernizuar ushtrinë. Sipas një profili të vitit 2017, Surovikin “e mori këtë post në kontekstin e një reforme në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse, e cila filloi pas operacionit për të detyruar Gjeorgjinë të pranonte paqe”.

Në vitin 2017, pasi shërbeu në drejtorinë e operacioneve të shtabit të përgjithshëm, Surovikin, asokohe me titullin gjeneral-kolonel, u zgjodh për të komanduar forcat ajrore të Rusisë, një amalgamë e gjerë që përfshin forcat ajrore si dhe njësitë raketore. Fakti që një oficer i ushtrisë u emërua komandant i forcës solli zemërimin e disa zyrtarëve ushtarakë, veçanërisht oficerëve të forcave ajrore: “komandanti i parë ‘tokësor’ në historinë e aviacionit ushtarak rus”, siç e përshkroi më vonë “Novaya Gazeta”.

Gjithashtu, ai u dërgua atë vit në Siri, ku forcat ruse kishin organizuar një ndërhyrje në vitin 2015 për të mbështetur trupat qeveritare në luftën e tyre kundër rebelëve anti-qeveritarë dhe forcave ekstremiste.

Përpjekja ishte e suksesshme, jo vetëm duke stabilizuar forcat e autokratit sirian Bashar al-Assad, por edhe duke zgjeruar bazën ushtarake ruse në portin e Tartusit. Por, gjatë dy shërbimeve të tij atje, Surovikin fitoi një reputacion për taktikat e pamëshirshme, përfshirë mbikëqyrjen e bombardimeve në Guta dhe Alepo, qytete të kontrolluara kryesisht nga rebelët në atë kohë. Komanda e tij përkoi gjithashtu me përdorimin e përsëritur të armëve kimike nga forcat siriane kundër objektivave civile.

“Koha që Surovikin qëndroi në komandë të fushatës ruse në Siri ishte një periudhë thelbësore, gjatë së cilës Rusia më në fund ishte në gjendje të ndryshonte me rrjedhën e konfliktit në favor të Assadit”, deklaroi Lister për Radion Evropa e Lirë. “Drejtimi i fushatës siriane nga ana e Surovikin ishte brutal dhe mbi të gjitha i llogaritur në mënyrë të pamëshirshme”.

Ai gjithashtu ndryshoi taktikat, sipas Lister, duke punuar me përfaqësuesit iranianë në Siri, veçanërisht me njësinë elitare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (Kuds) dhe Hezbollahut, një milici e lidhur me Iranin që cilësohet si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Edhe pse i mbajtur kryesisht fshehtë, ai koordinim i drejtpërdrejtë me forcën Kuds kontribuoi padyshim në marrëdhëniet strategjike që bota sheh tani midis Iranit dhe Rusisë”, tha ai.

Në një raport të vitit 2020 në lidhje me sulmet ushtarake ndaj civilëve sirianë, organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e përmendi Surovikin si një nga komandantët rusë që “dinte ose duhet të ketë pasur njohuri për abuzimet dhe nuk ndërmori hapa efektivë për t'i ndaluar ato ose për të ndëshkuar ata që ishin drejtpërdrejt përgjegjës”.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri u shënua gjithashtu nga përfshirja në rritje e grupeve private mercenare, veçanërisht grupit Vagner, pronari i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i Shën Petersburgut me lidhje të ngushta me Kremlinin. Në shkurt 2018, një grup mercenarësh të njësisë Vagner dhe aleatë sirianë sulmuan një bazë ku ishin vendosur forcat kurde dhe këshilltarët amerikanë. Forcat amerikane u kundërpërgjigjën me sulme masive ajrore që vranë rreth 200 rusë.

Pas sulmit, blogerët rusë e drejtuan gishtin nga komandantët, duke i akuzuar për lejimin e avancimeve të grupit mercenar, ose për mosgarantimin e mbrojtjes ndaj forcave amerikane.

Sipas “Komsomolskaya Pravda”, detyra e Surovikin në Siri i dha atij emërtimin “Gjeneral Armagedon”.

Kremlini i akordoi Surovikinit medaljen Hero i Rusisë – nderimi më i lartë ushtarak i vendit – për komandën e tij në Siri. Në gusht 2021, ai u gradua me titull gjeneral.

Katër muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Surovikin komandoi grupin jugor të forcave ruse, i cili ishte përgjegjës, ndër të tjera, për një sulm të ashpër në qytetin e Severodonjeckut në rajonin e Luhanskut, i cili ra në duart e forcave ruse më 25 qershor.

Surovikin ishte gjithashtu zyrtarisht në krye të grupit jugor në Ukrainë në shtator, kur forcat ukrainase organizuan një kundërofensivë në shkallë të gjerë në rajonin verilindor të Harkivit, duke i shtyrë trupat ruse jashtë rajonit, dhe më vonë, duke marrë kontrollin e qendrës kryesore hekurudhore të rajonit Donjeck të Limanit. Humbja e Limanit konsiderohet si një humbje e madhe për trupat ruse.

Kjo disfatë shkaktoi zemërimin e blogerëve ushtarakë rusë, nacionalistëve dhe të analistëve të krahut të djathtë, të cilët nisën të kritikonin në Telegram komandantët rusë, edhe pse pa e përmendur Surovikinin me emër. Zemërimi u përhap në një opinion më të gjerë publik, në gazeta dhe në mediat shtetërore.

Më 8 tetor, Putin njoftoi befas se Surovikin do të merrte detyrën si komandant i unifikuar për konfliktin në Ukrainë. Emërimi erdhi në të njëjtën ditë kur një shpërthim në urën e Krimesë, që lidh Gadishullin e aneksuar ukrainas me Rusinë, dëmtoi rëndë strukturën e saj. Shpërthimi besohet gjerësisht të jetë vepër e forcave ukrainase.

Caktimi i Surovikin në detyrën e komandantit të operacioneve ushtarake në Ukrainë u prit me ovacione nga blogerët dhe komentuesit që kishin bërë thirrje për një qasje më të ashpër ndaj luftës në Ukrainë. Ndër ta edhe Prigozhin, i cili e quajti atë "komandantin më kompetent në ushtrinë ruse".

“Pas marrjes së urdhrave”, tha Prigozhin në një deklaratë të lëshuar nga kompania e tij, Surovikin “u fut në tankun e tij dhe nxitoi për të shpëtuar vendin e tij”. Dy ditë më vonë, Rusia goditi Ukrainën me breshëri raketash.

Marrë nga REL

mikhail gorbachev sergei surovikin

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion