LIVE UPDATES
Bota

Shkon në 233 numri i të vrarëve në protestat në Iran

Të paktën 233 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat që përfshinë Iranin më 17 shtator, sipas monitoruesit të të drejtave të njeriut me qendër në SHBA, HRANA. Grupi thotë se 32 nga të vdekurit ishin nën moshën 18 vjeç. Më herët, organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran me qendër në Oslo kishte vlerësuar se ishin vrarë 201 vetë. Autoritetet iraniane i kanë quajtur trazirat një komplot perëndimor, pa dhënë prova.

15 Tetor 2022, 20:56 Nga DOSJA
Shkon në 233 numri i të vrarëve në protestat në Iran
Foto Ilustruese

IRAN- Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare në rrugët kryesore dhe në universitete në disa qytete anembanë Iranit të shtunën. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut njoftuan për qindra të vdekur, përfshirë fëmijë, ndërsa lëvizja hyri në javën e saj të pestë. Protestuesit brohoritën "Poshtë Diktatori" në rrugët e Ardabilit në veriperëndim të vendit. Studentët u mblodhën para universiteteve në Kermanshah, Rasht dhe Teheran, sipas videove në mediat sociale.

Në qytetin e Sanandajt, një pikë e nxehtë për demonstratat në rajonin verior kurd, vajzat e shkollës brohoritën, "Grua, jetë, liri", në një rrugë qendrore. Protestat shpërthyen pas zemërimit publik për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Ajo u arrestua nga policia morale e Iranit në Teheran për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike. Qeveria e Iranit këmbëngul se Amini nuk u keqtrajtua në paraburgim nga policia, por familja e saj thotë se trupi i saj kishte mavijosje dhe shenja të tjera rrahjeje pasi u ndalua.

Të paktën 233 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat që përfshinë Iranin më 17 shtator, sipas monitoruesit të të drejtave të njeriut me qendër në SHBA, HRANA. Grupi thotë se 32 nga të vdekurit ishin nën moshën 18 vjeç. Më herët, organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran me qendër në Oslo kishte vlerësuar se ishin vrarë 201 vetë. Autoritetet iraniane i kanë quajtur trazirat një komplot perëndimor, pa dhënë prova.

Zemërimi publik në Iran ka arritur në një pikë kulmore pas vdekjes së 22 vjeçares Amini, duke bërë që vajzat dhe gratë të heqin shamitë e detyrueshme në rrugë në shenjë solidariteti. Sektorë të tjerë të shoqërisë, përfshirë punëtorët e naftës, i janë bashkuar gjithashtu lëvizjes, e cila është përhapur në të paktën 19 qytete, duke u bërë një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Lëvizja e Gjelbër e vendit në vitin 2009.

Grevat rifilluan të shtunën në qytetet kyçe anembanë rajonit kurd, duke përfshirë Saqqezin, vendlindjen e Aminit dhe Bukanin dhe Sanandajn ku filluan protestat.

Qeveria është përgjigjur me masa brutale, duke arrestuar aktivistë dhe organizatorë të protestës, duke sulmuar emra të famshëm iranianë për shprehjen e mbështetjes së tyre, madje edhe duke konfiskuar pasaportat e tyre dhe duke përdorur municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, duke shkaktuar vdekje mes protestuesve.

Në një video të shpërndarë gjerësisht të shtunën, anëtarët e Basij-it, një grup vullnetar paraushtarak veshur me rroba civile, shihen duke detyruar një grua të futej në një makinë dhe duke qëlluar plumba në ajër mes një proteste në Gohardasht, në Iranin verior.

Ndërprerjet e përhapura të internetit e kanë bërë gjithashtu të vështirë komunikimin e protestuesve me botën e jashtme, ndërsa autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën 40 gazetarë që nga fillimi i trazirave, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Marrë nga VOA

protesta ne iran

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë