Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një seancë me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi e miratoi Projektligjin për marrëveshjen me Danimarkën me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim.
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar të enjten një marrëveshje për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg në qytetin jugor të vendit, Gjilan, në të cilin pritet t’i kryejnë dënimet rreth 300 të burgosur danezë. Në një seancë me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi e miratoi Projektligjin për marrëveshjen me Danimarkën me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim. Kosova do t’ia lëshojë Danimarkës me qira rreth 30 qeli të burgut në Gjilan, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, në përputhje me marrëveshjen 10-vjeçare mes dy qeverive, e cila u nënshkrua në prill dhe në maj 2022.
Sipas planit, Kosova do t’i përfitojë rreth 200 milionë euro nga kjo marrëveshje, të cilat do t’i shpenzojë për Shërbimin Korrektues të vendit dhe për energjinë e ripërtëritshme. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli - e cila e paraqiti Projektligjin para deputetëve për votim tha se traktati i forcon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Danimarkës.
“Qëllimi është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës, duke marrë parasysh zhvillimet pozitive në sistemin e shërbimit korrektues në Republikën e Kosovës, si dhe përfitimet që Republika e Kosovës do t'i ketë nga ky traktat”, tha Rizvanolli.
Danimarka nuk mund të dërgojë të burgosur të dënuar për terrorizëm dhe krime lufte, e as të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, sipas planit. Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, por Kosova nuk arriti ta ratifikojë atë deri më 23 maj 2024. Javën e kaluar, Kuvendi dështoi ta kalojë Projektligjin e parë për këtë marrëveshje dhe Qeveria e aprovoi menjëherë një Projektligj të njëjtë dhe dërgoi në Kuvend, i cili e ratifikoi atë përfundimisht të enjten.
Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me 80 vota për, apo me dy të tretat e deputetëve. Traktati ka kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihet që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta, në burgun e Gjilanit pjesa lindore e Kosovës. Në këmbim të kësaj, Kosova parashihet t’i fitojë mbi 200 milionë euro. Nga shuma 200 milionë euro sa parashihet të përfitonte Kosova 30 milionë planifikohen të shkojnë për energji të ripërtrishme, ndërsa pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Danimarka, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, do t’i dorëzojë Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh. Ndërsa, pagesa do të bëhet në norma tremujore, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë. Sipas Traktatit, Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut.
Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Autoritetet në Danimarkë kanë thënë më herët se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015. Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë./ REL
Poster BOSNJE-HERCEGOVINA- Me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku sot do të votohet pë...
BOSNJË HERCEGOVINË- Ndërsa sot pritet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për pr...
Albin Kurti LONDËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Britani të Madhe ku e ka nisur ditën ...
Nigel Farage LONDËR– Britaniku Nigel Farage, një aktivist kryesor i Brexit dhe president nderi i Partisë së Reformës së...
Ana Bërnabiç, kryetare e Kuvendit të Serbisë. SERBIA- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se pro...
QKUK KOSOVË- Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se është...
Ushtarët qëndrojnë pranë një ambulance në vendin e ngjarjes së shembjes së një skene gjatë një tubimi e...
KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Franz Romeo një një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se nuk e sheh t&eum...
Moska MOSKË- Rusia ka arrestuar nënkryetarin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Vadim Shamarin, n&eu...
Stjepan Mesiç SREBRENICË- Ish-president i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç së fundmi është shpre...