Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Projektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor.
KOSOVA- Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës. Projektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor. Vlera e tij është për 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh. Në ditën e miratimit në Qeveri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, buxheti i Kosovës është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.
Projektbuxheti parasheh rritje gati në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, por më së shumti në subvencione dhe transfere. Këto janë fonde të siguruara nga shteti për të ndihmuar kompani, persona fizikë ose sektorë të veçantë të ekonomisë, si p.sh. bujqësia. Kategoria për shpenzime kapitale do të ketë, po ashtu, rritje për 71 milionë euro, krahasuar me buxhetin e këtij viti.
Rritje, krahasuar me këtë vit, do të ketë edhe kategoria për paga dhe shtesa për 111 milionë euro. Në këtë kategori, ky veprim u mor për të mbuluar rritjen e pagave dhe të pensioneve. Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i rritur pagat për rreth 90 mijë punëtorët e sektorit publik - për 55 euro nga muaji janar dhe për 55 euro të tjera nga korriku i vitit të ardhshëm.
Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për rritjen e pensioneve për 20 për qind. Rritje të buxhetit, vitin e ardhshëm, do të kenë edhe disa nga institucionet qendrore të shtetit, përfshirë ato në sektorin e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe infrastrukturës rrugore.
Mes tjerash, të dhënat tregojnë se buxheti i Ministrisë së Financave do të jetë më i larti, i Ministrisë së Mbrojtjes do të rritet për më shumë se 54 milionë euro krahasuar me këtë vit, ndërsa i Ministrisë së Infrastrukturës për rreth 47 milionë.
Në Projektbuxhetin për vitin 2025 thuhet se gjatë vitit aktual ekonomia e Kosovës pritet të rritet për 4.5 për qind, duke vazhduar trendin e rritjes edhe vitin e ardhshëm, përkatësisht për 5.6 për qind. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike gjatë vitit 2025 thuhet se do të vijë nga konsumi privat, investimet private dhe publike, por edhe nga eksportet e mallrave dhe shërbimeve.
Buxheti i Kosovës zakonisht mbushet nga të hyrat e Doganës dhe të Administratës Tatimore të Kosovës. Shqyrtimi i sotëm është i pari në Kuvendin e Kosovës. Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin. Ai duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti./ REL
Kryetari i CDU-së Merz (majtas) dëshiron që kancelari Olaf Scholz ta kërkojë votëbesimin këtë të mërkurë...
foto nga kuba KUBË- Dy tërmete të forta goditën sot brigjet jugore të Kubës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHB...
Një majmun i llojit 'rhesus macaque' në Qendrën Kombëtare për Kërkime, 14 maj 2021 SHBA- 43 majmunë të species q&eu...
trump, vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presiden...
trump, putin SHBA- Fakti që lufta në Ukrainë do të ishte një nga temat më të nxehta në krye të axhen...
hakan fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri sot thirrje botës myslimane që të bëjë presion p&eu...
jake sullivan SHBA- Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe t&e...
oscar sanchez gil SPANJË- Kreu i Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit në Spanj&eum...
foto ilustruese AZERBAJXHAN- Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në B...
foto ilustruese LETONI- Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të larguar nga vendi i tyre janë vendosur në shtetet balt...