LIVE UPDATES
Bota

Kriza në parti pas humbjes në zgjedhjet lokale, Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministri i Britanisë së Madhe

Starmer bëri të ditur se ka informuar edhe Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste të përcaktojë një afat për zgjedhjen e liderit të ri.

22 Qershor 2026, 10:37 Nga I.A
Kriza në parti pas humbjes në zgjedhjet lokale, Keir Starmer jep
Keir Starmer

MBRETËRIA E BASHKUAR-  Kryeministri Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i qeverisë britanike si dhe si kreu i Partisë Laburiste. BBC shkruan se vendimi erdhi pas presionit të madh nga ligjvënësit e tij për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale.

Starmer bëri të ditur se ka informuar edhe Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste të përcaktojë një afat për zgjedhjen e liderit të ri. Kjo do të thotë se një udhëheqës i ri do të jetë në detyrë përpara rikthimit të parlamentit në shtator, ndërsa deri atëherë ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër.

Starmer u zotua gjithashtu për një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe tha se do ta mbështesë plotësisht pasardhësin e tij. Ai shtoi se udhëheqësi i ri do të trashëgojë një Britani më të fortë dhe më të drejtë se dy vite më parë.

“Pyetja që po bën partia ime tani është nëse unë jam në pozicionin më të mirë për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. E kam dëgjuar përgjigjen e partisë sime parlamentare për këtë pyetje dhe e pranoj atë përgjigje me mirësjellje. Çdo vendim që kam marrë ka qenë për të vënë vendin që dua në radhë të parë. Kjo është arsyeja pse do të jap dorëheqjen si udhëheqës i Partisë Laburiste. Kam folur me Mbretin këtë mëngjes për ta informuar për vendimin tim”, tha ai.

Në fund, Starmer falënderoi bashkëpunëtorët e tij, stafin e Downing Street dhe shërbimin civil për punën dhe mbështetjen gjatë gjashtë viteve të fundit. Dorëheqja e Starmer vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje brenda Laburistëve, ku së fundmi ka pasur thirrje të vazhdueshme për ndryshm lidershipi, si dhe përçarje të dukshme në qeveri. /Dosja.al

keir starmer

Sondazh

Poll

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës