26 Qershor 2024, 11:07
Nga M.B
Mark Rutte u emërua shef i ri i NATO-s të mërkurën më 26 qershor 2024.
BRUKSEL- Aleatët e NATO-s e kanë emëruar të mërkurën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. Emërimi i Ruttes u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.
“Këshilli i Atlantikut Verior vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun”, tha NATO-ja në një komunikatë.
Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të tanishëm Jens Stoltenbergut, tha ajo. Pasi shfaqi interesim për këtë post vitin e kaluar, Rutte fitoi mbështetje të menjëhershme nga anëtarët kyçë të aleancës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Të tjerët ishin më të rezervuar, posaçërisht vendet e Evropës Lindore që argumentuan se ky post duhet të mbahet nga dikush prej rajonit të tyre për herë të parë.
Megjithatë, ata në fund e mbështetën Rutten, i cili është një kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe aleat i patundur i Ukrainës. Stoltenberg, i cili ka 10 vjet në krye të NATO-s, tha se po e lë aleancën në “duar të sigurta” dhe e quajti Ruttes një lider të “fuqishëm transatlantik”.
“E mirëpres vendimin e aleatëve të NATO-s për ta zgjedhur Mark Rutten si pasuesin tim. Mark është një transatlantik i mirëfilltë, një lider i fuqishëm. I uroj atij sukses teksa ne vazhdojmë ta forcojmë NATO-n për sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Stoltenberg.
NATO-ja merr vendime me bashkëpajtim, prandaj Rutte, i cili po largohet nga politika në Holandë pas gati 14 vjetësh, mund të konfirmohej vetëm pasi ta fitonte mbështetjen e të gjitha 32 vendeve anëtare. Rutte do të përballet me sfidën për ta ruajtur mbështetjen e aleatëve për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, duke e siguruar njëkohësisht që NATO-ja të mos zhytet në luftë me Moskën.
Te Mark Rutte autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh - nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë. Vizitën e fundit në Kosovë Rutte e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Presidentja e Kosovës, Osmani, takoi për herë të fundit Rutten javën e kaluar, në margjina të një samiti për paqen në Ukrainë, që u mbajt në Zvicër.
“Samiti ishte një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani në X./ REL
mark rutte
Bota
26 Qershor 2024, 10:35
S.B
Ronaldo
ANGLI- Një gjarpër që mendohej se ishte mashkull, ka lindur 14 gjarpërinj pavarësisht se nuk kishte partner. Ronaldo,...
Bota
26 Qershor 2024, 10:23
E. D
Milan Radoiciq
KOSOVË- Bashkimi Evropian dje tha se Kosova ende se ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e Banjsk&eu...
Bota
26 Qershor 2024, 10:17
E. D
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se dy lider&e...
Bota
26 Qershor 2024, 09:55
E. D
GAZA- Lufta në Gaza ka shkatërruar sistemin shëndetësor të territorit, duke bërë që stafi mjekësor të jet&eu...
Bota
26 Qershor 2024, 09:01
E. D
Sekretari skocez
BRITANI- Një zyrtar i lartë konservator pranoi se ka vendosur 3 baste për datën se kur do të mbaheshin zgjedhjet ...
Bota
26 Qershor 2024, 08:39
E. D
arine Melkumjan
HOLANDË- Momente të frikshme janë publikuar kur një pilotes i hapet kapaku i xhamit të kabinës së aeropl...
Bota
26 Qershor 2024, 08:35
E. D
Alain Berset
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka thënë se pr...
Bota
26 Qershor 2024, 08:23
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy uroi ukrainasit për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE....
Bota
26 Qershor 2024, 08:16
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli është i përkushtuar ndaj propozimit të marrë...
Bota
26 Qershor 2024, 08:13
M.B
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vu&cc...