Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një projektligj i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online nuk po gjen dakordësi mes deputetëve të mazhorancës për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe problemeve me taksimin – ndërsa opozita e quan atë “një ligj klientelist”.
TIRANË- Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi të enjten pa rezultat ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e tyre online pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj.
Në një mbledhje online me praninë vetëm të deputetëve të mazhorancës nuk u arrit një konsensus për ndryshimet e reja të propozuara për draftin e qeverisë nga kryetari i komisionit, Eduart Shalsi.
Që në nisje, Shalsi pranoi se këto ndryshime nuk e zgjidhin sfidën e menaxhimit të këtij tregu, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që të hartojë një ligj të ri më të plotë.
Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave.
“Meqënëse licenca do të jetë 10 vjet, gara të organizohet në dy faza, konkurim fillestar me plotësim bazik të dokumenteve ligjore dhe faza e dytë të ketë një komponent financiar,” tha Shalsi, duke sqaruar që kriteri të jetë “kush investon më shumë” me idenë e një ankandi dysheme.
Propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e lojërave online dhe basteve sportive.
“Ka një koncesion që do mbetet në fuqi, por sugjerohet që ky lloj sistemi përfshirë edhe monitorimin të jetë i monitoruar në real time në një rekord,” shtoi ai.
Ai pranoi se në komision kishin ardhur propozime të shumta dhe një ndër to ishte kërkesa nga ish-kompanitë e basteve që të mos jetë kusht skualifikues aktiviteti në 3 vende të huaja, por një minimum vitesh në këtë fushë. Kjo kërkesa nuk u pranua dhe Shalsi sqaroi se komisioni do t'i qëndrojë përcaktimit të kriterit që kompania të ketë përvojë jo më pak se 3 vjet në këtë fushë në 3 vendet e OECD-së.
Sipas tij, do të duhet të përcaktohet sipas legjislacionit vendas edhe përqindja e aksioneve që do të ketë aksioneri i huaj, që është si një kriter tjetër kufizues.
Deputeti Erion Braçe, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj që në nisje, kundërshtoi edhe propozimet e reja duke thënë se, -“ajo që propozohet është ta lëshojmë pa duar fare, ta përhapim kudo”.
“Duam ta legalizojmë dhe kontrollojmë apo vetëm po e legalizojmë dhe ta lëmë të lirë”? pyeti Braçe duke konstatuar se ligji s'ka masa për ta kontrolluar. Braçe propozoi që platforma e basteve online të jetë në pronësi të shtetit dhe monopol, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar aktivitetin e paligjshëm.
Edhe deputetë të tjerë socialistë kritikuan projektin e qeverisë dhe vijuan të këmbëngulin që tatimi mbi kompanitë që do të licensohen është zero, duke vënë në pikëpyetje përfitimin e shtetit.
“S'mund të paguajnë tatime më pak se ata që ushtrojnë aktivitet tregtar,” tha Alban Xhelili duke e cilësuar tatimin e parashikuar “jo të drejtë”.
Ai po ashtu foli për rriskun e manipulimit, duke iu referuar dhe konsultimeve me përfaqësues të kompanive të basteve. Sipas Xhelilit, këto mungesë garancie në platformat e tyre mund të çojnë në evazion, por edhe në elementë të pastrimit të parave.
Edhe deputetja Pranvera Resulaj kërkoi tatim më të lartë për kompanitë e basteve.
Pas debateve, Shalsi pranoi se formalizim 100 përqind të tregut nuk mund të pretendohej, por të paktën ndryshimet synojnë legalizimin e tregut ilegal që është aktualisht.
Opozita e ka kundërshtuar gjithashtu fort këtë draft-ligj të qeverisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i tha BIRN se edhe ndryshimet e reja që propozohen mbi këtë draft nuk ndryshojnë perceptimin se ai është një “ligj klientelist”.
“Qeveria vazhdon traditën e ligjeve me porosi dhe klienteliste,” tha Tabaku duke i cilësuar ndryshimet si “favorizim i një pakice, ndëshkim i shumicës dhe duke thelluar pabarazinë si në kuptimin e taksimit të këtyre bizneseve, ashtu dhe në vendosjen e rregullave”.
“Ende nuk ka qartësi se si do operohet me kompanitë e huaja që duhet të jenë ortake me ato shqiptare,” theksoi ajo, duke shtuar se, “këto paqartësi krijojnë probleme serioze, duke pasur parasysh se shumica e kontratave që SPAK po i provon si korruptive dhe i ka hetuar i kanë pasur kompani të huaja”.
Marrë nga Reporter.al
Gaza GAZA- Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 350 palestinezë janë vrarë dhe 1900 jan&...
ARMENI- Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të ...
Emigrantet RUSI- Rusia po përpiqet të rekrutojë emigrantë të huaj, të ndaluar në kufirin e saj me Finlandën, pë...
Millan Radoiçiç SERBI- Deri më tani, Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj lajmit se kundër Millan Radoiçiç ësht&e...
Foto ilustruese SHBA-I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten në Bruksel se ka pë...
Vladimir Putin dhe Ebrahim Raidi RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka lavdëruar lidhjet e shtetit të tij me Iranin, në një takim ...
Gal Meir Eizenkot GAZA- Djali i ministrit të kabinetit qeveritar izraelit, Gadi Eizenkot u vra në luftime në veri të Gazës, than&e...
Gaza IZRAEL- Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom me Gazën për inspektimin e kamionëve me ndihma humanitare për her&eu...
Sari Nusseibeh JERUSALEM- Profesori i filozofisë dhe ish-përfaqësuesi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në ...
Foto ilustruese GJERMANI-14-vjeçarja maqedonase, Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarja nga Kosova, Liridona Ademaj, 22-vjeçarja&n...