16 Qershor 2022, 18:08
Nga d.a
Scholz, Macron, Zelenskyy dhe Draghi
UKRAINË- Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania mbështesin aspiratën e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe presidenti rumun Klaus Iohannis
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime me liderët evropianë dhe më pas mbajtën një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial në Kiev.
"Ditë e ngarkuar, takime të rëndësishme. Është kënaqësi të takoj presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministrin Draghi dhe presidentin Iohanniss në Kiev. E vlerësojmë solidaritetin tuaj me vendin dhe popullin tonë", tha presidenti ukrainas në kanalin e tij Telegram duke postuar fotografi të takimit me liderët e BE-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se liderët e pranishëm të enjten, më 16 qershor në Kiev janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin “e menjëhershëm” të kandidatit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Ai shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet.
Edhe kryeministri i Italisë Mario Draghi, ripohoi mbështetjen e tij për aspiratat e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Evropian të javës së ardhshme.
"Populli ukrainas mbron çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian, projektin tonë," shtoi ai. “Ne nuk mund ta vonojmë këtë proces.
Draghi shton se Italia dëshiron të shohë një fund të konfliktit, por "çdo zgjidhje diplomatike nuk mund të ndahet nga vullneti i Kievit".
Marrë nga REL.
scholz macron dhe draghi ne kiev
Bota
16 Qershor 2022, 17:54
d.a
Zjarri ne fabriken e Gazprom
RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu në impiantet më të mëdha të gazit në Rusi dhe n&...
Bota
16 Qershor 2022, 17:43
d.a
KOSOVË- Policia e Kosovës sot ka marrë disa informacione në lidhje me një bombë e cila dyshohet se është vendosur n&eu...
Bota
16 Qershor 2022, 17:37
d.a
Faton Klinaku
KOSOVË- Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur pas pranimit të ftes&eum...
Bota
16 Qershor 2022, 17:23
d.a
Dardan Molliqaj
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë disa arrestime gjatë protestës së veteranëve të UÇK-s...
Bota
16 Qershor 2022, 17:13
d.a
Avioni i kapur
BULLGARI- Një aeroplan fluturoi fshehurazi mbi gjashtë vende të NATO-s dhe përhapi panik pasi sistemi i mbrojtjes ajrore...
Bota
16 Qershor 2022, 17:07
d.a
Pride Parade ne SHBA
SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të luftojë...
Bota
16 Qershor 2022, 17:06
k.m.
Foto ilustruese
KOSOVË– Grupi Punues i Vizave që shërben si organ përgatitor në kuadër të Këshillit të B...
Bota
16 Qershor 2022, 17:01
d.a
Gjykata e Hages
HOLANDË- Një spiun rus u përpoq por dështoi të siguronte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkomb...
Bota
16 Qershor 2022, 16:51
d.a
Protesta ne Kosove
KOSOVË- Është duke vijuar prej disa orësh tashmë protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuv...
Bota
16 Qershor 2022, 16:46
d.a
Macron
KOSOVË- MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për ...