Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy vrasje u kryen së fundi në zonë, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit San Salvador, ku dy autorët e arrestuar ishin anëtarë të bandës Barrio 18 Sureños, tha presidenti i El Salvadorit, i cili gëzon një popullaritet të madh falë luftës që i shpalli Marasit dhe u rizgjodh në shkurt, duke sfiduar Kushtetutën.
EL SALVADOR- Presidenti i El Salvadorit, Naguib Bukele, ka urdhëruar vendosjen e gjithsej 6000 forcave ushtarake dhe policore për të rrethuar anëtarët e bandave që mbeten aktivë në veri të vendit, pas vrasjes së dy personave.
"Tani për tani, 5,000 ushtarë dhe 1,000 policë kanë rrethuar rrethet e San Jose Cancasque, San Antonio Los Ranchos, Potonico dhe San Isidro Labrador, për të çmontuar plotësisht këtë bandë," tha zoti Bukele përmes një postimi në "X".
Dy vrasje u kryen së fundi në zonë, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit San Salvador, ku dy autorët e arrestuar ishin anëtarë të bandës Barrio 18 Sureños, tha presidenti i El Salvadorit, i cili gëzon një popullaritet të madh falë luftës që i shpalli Marasit dhe u rizgjodh në shkurt, duke sfiduar Kushtetutën.
In a couple of weeks, this area will become the safest place in the safest country throughout the entire Western Hemisphere.
— Nayib Bukele (@nayibbukele) March 26, 2024
En unas semanas, esta área se convertirá en el lugar más seguro del país más seguro de todo el Hemisferio Occidental. pic.twitter.com/5qwEN6gJGT
"Ne nuk do të ndalemi përpara se të eliminojmë ato pak mbetje të bandave," paralajmëroi ai, duke e shoqëruar postimin me një video që tregon një dislokim masiv ushtarak dhe policor dhe dy të dyshuar të arrestuar të gjunjëzuar me të brendshme dhe të prangosur.
"Ne do të pastrojmë plotësisht zonën, do të çrrënjosim gjurmët e fundit të bandave," vuri në dukje Sekretari i Mbrojtjes Rene Francis Merino Monroe përmes X.
El Salvadori jeton dy vitet e fundit nën një regjim të veçantë, gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga kreu i shtetit. Gjatë kësaj periudhe, rreth 76,000 persona u arrestuan pa urdhër. Mbi 7000 prej tyre u liruan pasi u gjetën të pafajshëm. Bandat salvadorane, të lindura në rrugët e Los Anxhelosit, SHBA, fajësohen nga qeveria për rreth 120,000 vrasje në gati tre dekada, një numër më i rëndë se ai i konfliktit civil dymbëdhjetëvjeçar (1980-1992), i cili sipas shifrave zyrtare la pas 75.000 të vdekur.
Pas përfundimit të konfliktit civil, qytetarët salvadoranë gradualisht e gjetën veten duke jetuar në terrorin e bandave të tilla si MS-13 dhe rivali Barrio 18 me dy fraksionet e tij, Sureños dhe Revolucionarios, të cilët së bashku numërojnë rreth 100,000 anëtarë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga zoti Bukele, duke pretenduar "arrestime arbitrare", "tortura" dhe "vdekje" në burgje.
Pamje nga hedhja e ndihmave GAZA- Ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi se Forca Ajrore Britanike, RAF të hënën hodhi me ...
foto ilustruese SHBA- Fëmijët nën 14 vjeç do të ndalohen të kenë një llogari në mediat sociale në Flori...
Foto Ilustrim PALESTINË- Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze pretendon, në raportin e saj ...
fotot ilustruese AZI- Çmimet e naftës u rritën në tregun aziatike, si pasojë e shqetësimeve për shtrëngimin e ofe...
Foto Ilustrim UKRAINË- Forcat ukrainase janë në një situatë të vështirë pranë qytetit Chasiv Yar ku Rusia...
Foto Ilustrim FRANCË- Evropa duket se është nën frikën e një sulmi terrorist, pasi një sërë qeverish evropiane...
foto nga vendngjarja TEKSAS- Tre djem të quajtur si mashtrues të vegjël janë arrestuar për grabitje bankare. Si pas policisë ...
Marina Watters ANGLI- Policia angleze ndaloi një 26-vjeçar e cila drejtonte mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar,&...
Foto Ilustrim UKRAINË- Dhjetë persona u plagosën sot nga predha e raketave ruse të rrëzuara në Kiev, një tregu...
viola von cramon, ana brnabiç BRUKSEL- Eurodeputetja Viola von Cramon ka replikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit ...