LIVE UPDATES
Bota

"Të kthehet kur të jetë gati për paqe!" Analiza: Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Një takim në Shtëpinë e Bardhë, që kishte për qëllim të prodhonte një marrëveshje për burimet minerale mes SHBA-së dhe Ukrainës që presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte cilësuar si hap kyç për përfundimin e luftës, shkoi keq: Nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u largua më herët se ishte planifikuar pas një përplasjeje në Zyrën Ovale. Trump tha se ai “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

6 Mars 2025, 08:07 Nga M.B
"Të kthehet kur të jetë gati për paqe!" Analiza:
Përplasja verbale mes presdientit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit JD Vance. 28 shkurt 2025.

SHBA- Në gjuhën ukrainase dhe ruse, termi për ‘rollercoaster’ është “kodrat amerikane”. Ky është një përshkrim i përshtatshëm për diplomacinë me ritëm të shpejtë të zhvilluar javën e fundit lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, veçmas kur bëhet fjalë për raportet e trazuara midis Uashingtonit dhe Kievit.

Një takim në Shtëpinë e Bardhë, që kishte për qëllim të prodhonte një marrëveshje për burimet minerale mes SHBA-së dhe Ukrainës që presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte cilësuar si hap kyç për përfundimin e luftës, shkoi keq: Nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u largua më herët se ishte planifikuar pas një përplasjeje në Zyrën Ovale. Trump tha se ai “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Kjo ndodhi më 28 shkurt. Tri ditë më vonë, zyrtarë të lartë amerikanë thanë për mediat se Trumpi po pezullonte ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, duke krijuar më shumë pasiguri nëse ajo mund të rezistojë për vitin e katërt ndaj pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Moska dhe duke rritur urgjencën për përpjekjet evropiane për të kontribuar më shumë dhe për të mbushur boshllëkun – jo vetëm për sigurinë e Ukrainës, por edhe për të tyren.

Dhe një ditë pas kësaj, më 4 mars, për të shmangur kritika të reja për Kievin, në fjalimin para Kongresit Trump tha se Zelensky e kishte informuar me anë të një letre se ishte i gatshëm për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës dhe është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale “në çdo kohë”.

Në mes të kësaj stuhie diplomatike, në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë gjërat e rëndësishme që duhet t’i ndiqni: Ajo çfarë Trumpi tha në fjalimin e 4 marsit sugjeroi se Kievi dhe Uashingtoni mund të nënshkruajnë shumë shpejt një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të mineraleve të rralla të Ukrainës dhe burimeve të tjera. Një gjë e tillë do të ishte një sinjal i fuqishëm që gjëra janë rikthyer siç ishin më parë, pas katastrofës në Zyrën Ovale.

Por, ajo çfarë Trumpi nuk tha po ashtu tregon shumë: Ai nuk e intensifikoi kritikën ndaj Zelenskyt duke thënë se presidenti ukrainas nuk dëshiron paqe apo duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij e duke kërkuar që Ukraina të mbajë zgjedhje shumë shpejt. Tash për tash, kjo tregon se SHBA-ja do ta trajtojë Zelenskyn si një figurë të rëndësishme në ndonjë marrëveshje eventuale armëpushimi apo paqeje me Rusinë.

Megjithatë, një gjë tjetër që Trumpi nuk e tha ishte se ai do t’i jepte fund pezullimit të dërgesave të armëve dhe ndihmës tjetër ushtarake për Ukrainën. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se pezullimi do të marrë fund kur Kievi të tregojë angazhim të sinqertë për paqe dhe këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare, Mike Waltz, e bëri të qartë më 5 mars se ky kusht ende mbetet në fuqi. Trump “do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e heqjes së këtij pezullimi” kur të aranzhohen bisedimet e paqes dhe kur në tavolinë të jenë masat për ndërtimin e besimit”, tha ai.

Kjo bën që presioni të bjerë mbi Ukrainën për të bërë hapa drejt negociatave për përfundimin e luftës, pavarësisht mungesës së garancive të sigurisë nga SHBA-ja përtej marrëveshjes për minerale, e cila, sipas zyrtarëve amerikanë, do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës duke i dhënë SHBA-së një interes të fortë në stabilitetin e vendit.

Trump bëri bujë të madhe kur ndryshoi politikën e SHBA-së duke e telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 shkurt, dhe duke dërguar zyrtarë të lartë në Arabinë Saudite për të biseduar me homologët e tyre rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke ringjallur raportet që ishin përshkruar me përpjekje të gjata të Uashingtonit për të izoluar Kremlinin dhe për ta ndëshkuar për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

Kjo shkaktoi shqetësime se Kievi dhe Evropa mund të liheshin anash dhe t’iu prezantohej një marrëveshje e paqes që do ta linte të cenueshme Ukrainën ndaj agresionit të mëtejmë rus dhe do të minonte sigurinë në mbarë kontinentin. Se si do të zhvillohen ndërveprimet SHBA-Rusi në javët në vijim mund të jenë thelbësore për të ardhmen e Ukrainës, Evropës dhe Perëndimit.

Qasja e Trumpit ndaj Rusisë, marrëdhëniet e lëkundura SHBA-Ukrainë, pasiguria mbi ndihmën amerikane për Kievin dhe një ftohje e re në raportet transatlantike kanë nxitur thirrjet që Evropa të bëjë më shumë kur bëhet fjalë për sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë e saj, përfshirë diskutimin për të rritur furnizimet me armë për Kievin dhe për një forcë të armatosur që mund të dislokohej në Ukrainë në rast të një armëpushimi apo të një marrëveshjeje të paqes.

Nëse këto diskutime mund të përkthehen në veprime dhe sa shpejt mund të ndodhë diçka e tillë mund të ketë një ndikim të fuqishëm në fatin e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës.

Në javët e fundit, intensifikimi i diplomacisë sa i përket luftës në Ukrainë është përqendruar në SHBA, Ukrainë dhe Evropë. Por, përderisa qëllimi i përgjithshëm është përfundimi i luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945, shteti që është përgjegjës për luftën dhe mund ta përfundojë atë menjëherë nëse dëshiron – Rusia – duket se është lënë anash në disa raste.

Për shembull, bisedimet që një forcë e armatosur mund të dislokohet pas një armëpushimi kanë vazhduar pavarësisht kundërshtimit të qartë të Moskës, të paktën, ndaj një force të NATO-s, dhe pavarësisht pretendimit të Kremlinit se dëshiron një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes – një marrëveshje që mund t’i japë Rusisë ndikim mbi Ukrainën dhe një rol më të fuqishëm në sigurinë evropiane – dhe se nuk ka interes për një armëpushim të kufizuar. Rusia po ashtu ka thënë se çdo marrëveshje paqeje duhet të njohë pretendimin e saj ndaj katër rajoneve të Ukrainës, përfshirë pjesë që Ukraina ende ka nën kontroll – një qëndrim që është i papranueshëm për Kievin.

Disa analistë thonë se Rusia ka një histori të përdorimit si taktikë negociuese të parashtrimit të kërkesave maksimaliste, në mënyrë që më pas të mund të tërhiqet në pozita që ende i shërbejnë qëllimeve të saj. Të tjerët thonë se, të paktën tash për tash, Putini beson se mund të arrijë qëllime të mëdha, sikurse nënshtrimi i Ukrainës dhe do të përdorë çdo armëpushim për të ndërtuar forcat e tij për një sulm të ri të mundshëm.

Administrata amerikane ka thënë se Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë koncesione për hir të paqes, por ka thënë pak rreth asaj se çfarë mund të jenë këto koncesione në rastin e Rusisë. Ndërsa përpjekjet e Trumpit për paqe po vazhdojnë, gjithashtu diçka që ja vlen të ndiqet është se çfarë thonë zyrtarët amerikanë dhe rusë rreth formës së një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë