LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump aleatëve: Sigurojeni vetë naftën tuaj!

Presidenti amerikan bëri një propozim: "të gjitha vendet që nuk kanë më karburant për shkak të situatës në ngushticën e Hormuzit, si për shembull Britania e Madhe, që ka refuzuar të marrë pjesë në shkatërrimin e ushtrisë në Iran, duhet të blejnë naftë nga SHBA, pasi ne kemi me bollëk”.

1 Prill 2026, 15:54 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump aleatëve: Sigurojeni vetë
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu sërish zemërimin e tij ndaj vendeve aleate që nuk po marrin pjesë në operacionin në Ngushticën e Hormuzit. "Sigurojeni vetë naftën tuaj!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Presidenti amerikan bëri një propozim: "të gjitha vendet që nuk kanë më karburant për shkak të situatës në ngushticën e Hormuzit, si për shembull Britania e Madhe, që ka refuzuar të marrë pjesë në shkatërrimin e ushtrisë në Iran, duhet të blejnë naftë nga SHBA, pasi ne kemi me bollëk”.

Ai shtoi se SHBA nuk do të ndihmojë më vendetqë varen nga furnizimet me naftë përmes ngushticës së Hormuzit. "Duhet të mësoni të mbroheni vetë; SHBA nuk do të jetë më për ju, ashtu siç ju nuk ishit për ne”, shkroi Trump.

Trump gjithashtu akuzoi Francën se ka refuzuar të lejojë që të fluturojnë mbi territorin e saj avionë që transportonin pajisje ushtarake drejt Izraelit. "SHBA-ja nuk do ta harrojë këtë!”, paralajmëroi Trumpi.

Reagime nga partnerët

Pallati Élysée Palace u shpreh "i habitur” dhe theksoi se Franca nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Sipas gazetës "Le Monde", e cila u referohet burimeve zyrtare, për avionët luftarakë dhe avionët që transportojnë pajisje ushtarake kërkohet aktualisht një leje e veçantë për çdo fluturim në Francë, e njohur si "diplomatic overflight clearance”. Kjo do të thotë se është e mundur që disa avionë të mos e kenë marrë menjëherë lejen, gjë që mund të ketë çuar në reagimin e Donald Trump.

Edhe Italia ka refuzuar t'u lejonte disa avionëve ushtarakë amerikanë që ishin nisur për operacione kundër Iranit që të uleshin në një bazë në Siçili. Kurse qëndrimi i Spanjës ishte edhe më i ashpër. Spanja e mbylli hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët që kanë lidhje me luftën kundër Iranit dhe duke theksuar se nuk do të mbështesë operacione të tilla.

Mosmarrëveshje me SHBA-në lidhur me përdorimin e bazave ajrore, ka edhe Britania e Madhe, sepse qeveria britanike hezitoi që të përfshihej drejtpërdrejt në konflikt./DW

donald trump aleatë naftë

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale