15 Mars 2025, 15:44
Nga B.Z
Takimi
SHBA - Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim.
Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta.
“Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë Starmer përmes video-lidhjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe liderë të Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, por jo të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet ta çojmë punën përpara dhe të përgatitemi për paqe, dhe për një paqe që do të jetë e garantuar dhe do të zgjasë”, ka thënë ai.
Teksa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina analizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim 30-ditor, Starmer pritet të kërkojë propozime konkrete për ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Kievin, në këtë takim që e ka përshkruar si “koalicion i vullnetit”.
Përmes një deklarate të lëshuar para takimit, Starmer e ka akuzuar presidentin Putin që po tenton të vonojë vendimin për armëpushim, duke prezantuar “kushte pa asnjë kuptim” dhe duke bërë thirrje për “studim para se të zbatohet armëpushimi”.
Britania, Franca dhe shtete tjera kanë thënë se do të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për paqe. Starmer i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ofrojë garanci të sigurisë për këto forca, në tentim e sipër për t’i parandaluar sulmet ruse.
“Nëse Rusia ulet në tavolinë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar armëpushimin, për të garantuar që është serioz dhe garanton paqe”, ka thënë Starmer përmes një deklarate. “Nëse nuk ndodh ashtu, atëherë duhet të rrisim presionin ekonomik, për të garantuar që Rusia do t’i japë fund luftës”.
Pas një diskutimi me kryeministrin britanik më 14 mars, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet të pranojë marrëveshjen për armëpushim.
Ukraina është pajtuar për marrëveshjen e armëpushimit më 11 mars, në një takim të mbajtur mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, të mbajtur në Arabinë Saudite.
Më vonë, i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, e ka diskutuar marrëveshjen bashkë me Putinin në Moskë.
Më 13 mars, Putin ka thënë se Rusia pajtohet me idenë e një armëpushimi, mirëpo ka shtuar se “ka nuanca” që duhet të “çojnë në paqe afatgjatë, dhe të eliminohen rrënjët që kanë nxitur këtë krizë”.
Ai ka thënë se duhet të adresohen çështjet se çfarë ndodh në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kanë humbur territor në javën e fundit, pas një inkursioni të befasishëm që pati nisur në fund të gushtit të vitit të kaluar, dhe që kush duhet të monitorojë armëpushimin.
Rusia ka thënë se angazhimi i trupave në NATO-s në Ukrainë është pikë e papranueshme.
Përveç kësaj, përmendja që i ka bërë Putini “rrënjës së problemit” ka sugjeruar se Rusia mund të jetë në kërkim të një marrëveshjeje që parasheh neutralitetin e Ukrainës dhe zvogëlimin e ushtrisë së Ukrainës.
Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pasi e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë, më 2014 dhe ka nisur konfliktin në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Trump e ka kthyer në prioritet përfundimin e kësaj lufte.
Ai ka biseduar me Putinin pak javë pasi ka nisur punën, dhe më pas ka dërguar zyrtarë të lartë amerikanë në Arabinë Saudite për t’u takuar me homologët rusë./REL
lufta rusi-ukraine putin zelensky starmer
Bota
15 Mars 2025, 15:23
M.L
Foto nga vendngjarja
SERBI- Një person i moshuar është arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në Beog...
Bota
15 Mars 2025, 14:45
M.B
Protesta
SERBIA- Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin 'Mbreti Aleksandar', afër Parlamentit të Serbis...
Bota
15 Mars 2025, 14:27
M.L
Foto ilustruese
GAZA- Të paktën nëntë palestinezë u vranë, duke përfshirë dy gazetarë, dhe shumë të ...
Bota
15 Mars 2025, 14:27
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e p...
Bota
15 Mars 2025, 14:16
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Agjencive të ndihmës së Kombeve të Bashkuara u janë dërguar pyetësorë nga SHBA, duke u kë...
Bota
15 Mars 2025, 14:07
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka thënë se raketa e tij Starship do të shkojë në Mars deri në fund t&eu...
Bota
15 Mars 2025, 13:52
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Irani po përpiqet t'i detyrojë gratë të veshin hixhabin në çdo mënyr&e...
Bota
15 Mars 2025, 13:42
M.B
Qeveria
GREQIA- Qeveria greke ka përfunduar sot ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj. Kjo ngjarje u zhvillua në...
Bota
15 Mars 2025, 13:32
M.L
Foto nga vendngjarja
SERBI- Tre persona u plagosën në Beograd ditën e sotme kur një makinë u përplas me një turmë p...
Bota
15 Mars 2025, 13:08
M.B
Protesta
SERBIA- Studentët serbë kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenjë përkujti...