5 Shtator 2023, 10:49
Nga f.i
Olena Zelenska
UKRAINË- Kur Rusia nisi të ashtuquajturin “operacion special” në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës kaloi muaj të tërë duke u fshehur në vende sekrete me fëmijët e saj, larg bashkëshortit të saj Volodymyr Zelenskyy.
Gjatë një interviste për BBC, Olena Zelenska ka treguar për ndikimin emocional që lufta ka pasur në familjen e saj. Zelenska ka rrëfyer se familja qëndron e ndarë që nga fillimi i luftës. Megjithatë, pasiguria e të jetuarit në luftë ka ardhur me një kosto emocionale për fëmijët e saj, tha ajo.
Fillimisht e përshkroi gjendjen e saj emocionale në fillim të pushtimit si "një ndjenjë konstante adrenaline". Me kalimin e kohës, tregon se e kuptoi që ishte "e nevojshme" të qetësohej dhe të fillonte të jetonte jetën në "kushtet ekzistuese".
"Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë,-shprehet Zonja e parë.
“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim pranë meje. Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë. Ne kemi mundësinë ta shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai. Por ne qëndrojmë të fortë, kemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku,"-rrëfen Olena.
Teksa reflekton ajo shprehet se nuk e kishte ëndërruar kurrë që bashkëshorti i saj të bëhej “figura historike” që është sot, duke thënë se i kishte marrë malli dhe kishte nevojë që ai të qëndronte në krah si bashkëshorti i saj.
Ukrainasit nuk mund të jenë të sigurt për të nesërmen ose të kenë besim në të ardhmen, shpjegoi ajo, por ata kanë shpresë.
lufta rusi-ukraine olena zelenska
Bota
5 Shtator 2023, 10:33
f.i
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
RUSI- Një zyrtar amerikan tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon...
Bota
5 Shtator 2023, 10:17
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar që Qeveria e Kosovës urgjentisht të rishqyrtojë mas...
Bota
5 Shtator 2023, 10:09
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Pas zjarreve, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi, që ka sh...
Bota
5 Shtator 2023, 10:07
Një grua që vuajti nga dhimbje kronike për 18 muaj pas një seksioni cezarian, u zbulua se kishte një mjet kirurgjik në...
Bota
5 Shtator 2023, 10:03
f.i.
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Shqipëri për vizitë shtetërore ...
Bota
5 Shtator 2023, 09:56
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez në përleshjet që ndodhën gjatë natës n...
Bota
5 Shtator 2023, 09:43
A.B
Vjosa Osmani
TIRANË-Në ambientet e Presidencës, për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, është...
Bota
5 Shtator 2023, 08:11
A.B
Foto ilustruese
GJERMANI-Një gjykatë gjermane ka refuzuar të ekstradojë në Britaninë e Madhe shqiptarin e akuzuar për tr...
Bota
5 Shtator 2023, 08:10
A.B
Na ishte njëherë një ekspozitë automobilistike: Ajo që filloi në 1897 në Berlin me emrin International Motor Show (IAA), q&...
Bota
5 Shtator 2023, 07:58
A.B
Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në Ukrainë rrezikojnë ta pengojnë përparimin në ...