Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit. Megjithatë zoti Syniehubov tha se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus.

RUSI - Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit.
"Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme", njoftoi guvernatori i Kharkivit Oleh Syniehubov në një konferencë për shtypin.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.
Megjithatë zoti Syniehubov tha se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus.
Ushtria ukrainase tha se ishin dërguar përforcime në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve si dhe për të kufizuar përparimin e Rusisë, pas fillimit të një ajo ofensive të re të Moskës të premten.
Zoti Syniehubov tha se autoritetet rajonale kishin evakuuar më shumë se 2,500 persona nga zonat kufitare dhe se ky proces po vazhdon.
Zyrtarët e lartë ukrainas kanë thënë vazhdimisht se nuk besojnë se Rusia ka kapacitetin për kryer një operacion të suksesshëm dhe për të pushtuar qytetin e Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë.
Në një intervistë të botuar të premten komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se ai priste që lufta 26-mujore kundër Rusisë të hynte në një fazë kritike në dy muajt e ardhshëm, mes përpjekjesh të Moskës për të shfrytëzuar vonesat në furnizimin me armë të Kievit.
"Rusia e di se nëse marrim armë të mjaftueshme brenda një ose dy muajsh, situata mund të kthehet kundër tyre", tha gjenerali Oleskander Pavliuk për revistën 'Economist'.
Furnizimi me armë amerikane u ngadalësua për muaj të tërë ndërsa një paketë ndihme e propozuar nga presidenti Joe Biden u pengua për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres. Paketa u miratua në fund të muajit të kaluar.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të premten se Ukrainës i nevojiten "në kohë" furnizimet e ardhshme me armatime të rëndësishme për luftën./VOA
Foto ilustruese SREBRENICË - Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit t&eu...
Hysen Sylejmani KOSOVË - “Prapë janë rritur çmimet...”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në t...
Pas vitesh me radhë ku Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, tashmë SHBA duket sikur po zënë në heshtje...
foto ilustruese RAFAH- Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa pjesë të tjera të qytetit jugor Rafah...
foto ilustruese POLONI- Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Polonia do të fillojë punën për p&e...
Dina Boluarte PERU- Autoritetet peruane arrestuan të premte vëllain e Presidentes Dina Boluarte dhe avokatin e saj, një ditë pasi qev...
foto ilustruese RUSIA- Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në rajonin e uzurpuar lindor të Ukrainës, Luhansk, thonë se tre njer&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Nëna e re Erona C. nga Ferizaj ishte vetëm 21 vjeç kur u vra nga ish-bashkëshorti. Ai ishte takuar me t&...
foto ilustruese FLORIDA- Guvernatori Ron Desantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 12 qarqe në Florida në pjesën veriore t&e...
pamje nga ngjarja UKRAINË- Mund të ngjajë e mbinatyrshme, por ekziston një objekt shumë real aq vdekjeprurës sa që ...