Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
FOTO- Qytetarët nderojnë mbretëreshën Elisabeth II, pamjet nga Pallati Buckingham
Njerëzit po lënë lule dhe letra personale jashtë pallatit.
9 Shtator 2022, 13:56Nga A.B
Nderime
MBRETËRI E BASHKUAR- Mijëra qytetarë janë nisur drejt Pallatit Buckingham këtë mëngjes për të nderuar Mbretëreshën Elisabeth II. Njerëzit po lënë lule dhe letra personale jashtë pallatit.
Mes qytetarëve të rritur janë parë edhe fëmijë të vegjël që kanë nderuar mbretëreshën. Qytetarët kanë lënë lule në ambasada apo kisha e katedrale, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.
Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur pas 70 vitesh në fron. Ajo vdiq në moshën 96 vjeçare e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Balmoral, duke përfshirë djalin dhe trashëgimtarin e fronit Charles, Princin e Uellsit dhe nipërit e saj, Dukën e Kembrixhit, Princin ëilliam.