4 Prill 2024, 21:23
Nga E. D
foto ilustruese
PARIS – Presidenti francez Emmanuel Macron beson se Franca dhe aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë “mund ta kishin ndalur” gjenocidin në Ruandë në vitin 1994, por nuk patën vullentin për t’i dhënë fund vrasjes së rreth 800,000 njerëzve, shumica të përkatësisë etnike tutsi, sipas një njoftimi të shpërndarë të enjten nga presidenca franceze.
Në një video-inçizim, që do të transmetohet të dielën me rastin e 30 vjetorit të gjenocidit, Presidenti Macron do të theksojë se “kur filloi faza për shfarosjen e plotë të banorëve tutsive, bashkësia ndërkombëtare i pati mundësitë për të qenë në dijeni dhe për të vepruar,” sipas një zyrtari të presidencës, që nuk deshi të identifikohej me emër.
Presidenti Macron beson se, në atë kohë bashkësia ndërkombëtare e kishte përvojën historike, pasi kishte qënë dëshmitare e gjenocidit të Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore dhe vrasjes në masë të armenëve nga Turqia Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.
Presidenti Macron thotë se “Franca, e cila mund ta kishte ndalur gjenocidin me aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë, nuk e pati vullentin” ta bëjë një gjë të tillë, shtoi zyrtari.
Presidenti Macron nuk do të marrë pjesë në tubimet përkujtimore që do të mbahen të dielën në Kigali, që do të drejtohen nga Presidenti i Ruandës, Paul Kagame. Francën do ta përfaqësojë Ministri i jashtëm, Stephane Sejourne.
Gjatë një vizite në Ruandë në vitin 2021, zoti Macron pranoi “përgjegjsinë” e Francës në gjenocid dhe tha se vetëm të mbijetuarit mund të ofrojnë “dhuratën e faljes.”
Por ai nuk kërkoi falje dhe Presidenti Kagame, i cili udhëhoqi kryengritjen e banorëve tutsi për t’i dhënë fund gjenocidit, ka kërkuar prej kohe një deklaratë më të fuqishme.
Një komision historik i themeluar nga Presidenti Macron, arriti në përfundimin në vitin 2021 se Franca, e udhëhequr nga ish Presidenti Francois Mitterrand, “dështoi”, por shtoi se nuk ka prova se Parisi është fajtor për vrasjet./VOA
emmanuel macron
Bota
4 Prill 2024, 21:07
E. D
foto nga vendngjarja
TAJVAN- Ka shumë teori rreth kafshëve që kanë aftësinë për të ndjerë tërmetet pë...
Bota
4 Prill 2024, 20:56
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka arrestuar tre persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në të shtënat masive të...
Bota
4 Prill 2024, 20:49
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se mbështetja amerikane në të ardhmen p&eu...
Bota
4 Prill 2024, 20:46
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Organizata bamirëse shëndetësore, Mjekët pa Kufij, kundërshtoi qëndrimin e Izraelit se sulmi ajror q&...
Bota
4 Prill 2024, 20:32
E. D
foto ilustruese
AFRIKA VERIORE- Penon de Velez de la Gomera, një shkëmb i vogël në Afrikën veriore i pushtuar nga Spanja në 1...
Bota
4 Prill 2024, 20:06
E. D
Rolex dhe Lamborghini janë ndër sendet e sekuestruara në një bastisje masive të policisë në territorin e Italisë, Aust...
Bota
4 Prill 2024, 19:30
E. D
foto nga vendngjarja
INDI- Një djalë dy vjeçar që ra në një pus në Karnataka të Indisë u shpëtua pas nj...
Bota
4 Prill 2024, 19:45
h.k
Foto ilustruese
SHBA-I pyetur se çfarë mendonte për qytetërimin perëndimor, Mahatma Gandhi mesohet se ka thënë se nj&...
Bota
4 Prill 2024, 19:16
E. D
Rick Slayman
SHBA- Burri i parë që mori një transplant të veshkave të modifikuar gjenetikisht nga një derr është li...
Bota
4 Prill 2024, 19:12
E. D
foto ilustruese
WASHINGTON- Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidh...