LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi nuk dha informacion të vërtetë për pasurinë e rusëve të sanksionuar

Mbështetja e Malit të Zi për sanksionet perëndimore kundër Rusisë - për shkak të luftës në Ukrainë - nuk duket se i ka penguar ata që të vazhdojnë të blejnë apartamente, vila e ndërtesa të tjera në këtë vend.

13 Nëntor 2023, 07:52 Nga A.B

Mali i Zi nuk dha informacion të vërtetë për pasurinë e

Për vite me radhë, Mali i Zi - në veçanti bregdeti i tij - ka tërhequr rusë të interesuar që një pjesë të pasurisë së tyre, ta investonin në patundshmëri.

Mbështetja e Malit të Zi për sanksionet perëndimore kundër Rusisë - për shkak të luftës në Ukrainë - nuk duket se i ka penguar ata që të vazhdojnë të blejnë apartamente, vila e ndërtesa të tjera në këtë vend.

Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Administrata e Regjistrimit të Tokave, shtetasit rusë zotërojnë rreth 19.000 prona në Mal të Zi.

Ata përfshijnë edhe oligarkun Oleg Deripaska, i cili është sanksionuar nga Perëndimi.

Në shumicën e rasteve, përcaktimi i pronarëve të vërtetë është proces i ndërlikuar, pasi shumë nga asetet mund të jenë në emër të familjarëve ose kompanive, siç është edhe rasti i Deripaskës.

Sido që të jetë, në qershor të vitit 2022, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Fillip Axhiq, është mburrur me, siç ka thënë, goditjen e shtetasve të sanksionuar rusë, që mbanin prona në Mal të Zi.

“Për 44 prona, Administrata e Regjistrimit të Tokave nxori vendime që kufizojnë disponimin e pronës në Mal të Zi. Ai zbatohet për 34 shtetas rusë që janë të sanksionuar”, ka thënë Axhiq në atë kohë.

Ky sukses i supozuar është përfshirë në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Malin e Zi, i cili është lëshuar katër muaj më vonë.

Megjithatë, entuziazmi i shprehur nuk ka qenë i justifikuar.

Pas qasjes në dokumente zyrtare dhe analizimit të tyre, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë mësoi se në vend të 34, prona në Mal të Zi i është ngrirë vetëm një shtetasi rus, të sanksionuar nga BE-ja.

Tridhjetë e tre të tjerët nuk janë në asnjë listë sanksionesh, por ka rastisur që t’i kenë emrat dhe mbiemrat e atyre që janë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Administrata e Regjistrimit të Tokave në Mal të Zi tha se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm, kryesisht “për shkak të konfuzionit fillestar dhe informacioneve jo të plota”.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesave të REL-it për koment.

Administrata e Regjistrimit të Tokave tha në deklaratë se ka ekzaminuar gjithë listën e shtetasve rusë, të cilët, në atë kohë, kanë qenë të sanksionuar nga BE-ja, duke kërkuar përputhje të mundshme me rusët që zotëronin pasuri në Mal të Zi.

Në këtë kërkim u gjetën 34 persona, emrat dhe mbiemrat e të cilëve përputheshin me ata në listën e zezë të BE-së.

“U morën vendime... për të ngrirë qasjen në pronat [në Mal të Zi] për shkak të rrezikut të vlerësuar se asetet në fjalë, mund të shiten ose të përdoren si kolateral për të siguruar kredi bankare”, tha Administrata e Regjistrimit të Tokave.

Ines Mërdoviq, aktiviste e Aksionit për të Drejtat Sociale - një OJQ malazeze që mbron qeverisjen e mirë - fajëson institucionet për gabimin.

“Është thjesht gabim t’i ofrohen BE-së informacione që nuk e pasqyrojnë situatën në terren”, thotë Mërdoviq për Radion Evropa e Lirë.

Identiteti i shtetasit rus, pasuritë e të cilit janë ngrirë vërtet në Mal të Zi, nuk është bërë kurrë publik.

Megjithatë, dokumentet zyrtare që pa REL-i, tregojnë se ka gjasa të bëhet fjalë për Marat Bashirovin, një strateg politik rus. Ai është udhëheqës i lartë në rajonin e Luhanskut të Ukrainës, i cili është pjesërisht i pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Bashirov ka një apartament prej 33 metrash katrorë në Beçiqi të Malit të Zi. Ai është, gjithashtu, bashkëpronar i një depoje në të njëjtën ndërtesë.

Zyrtarët malazezë e trajtuan shkel e shko çështjen, thotë Mërdoviq, duke vepruar, sipas saj, në një mënyrë që nuk ishte mjaft transparente as për qytetarët e Malit të Zi, as për partnerët evropianë.

“Ne futemi në situata ku dikush e thotë një gjë dhe një tjetër thotë diçka tjetër. Dhe, pastaj, pyet veten se cila është në fakt e vërteta... Në secilin rast, është e tmerrshme që partnerëve tanë evropianë nuk u jepet informacion i plotë dhe i saktë”, thotë Mërdoviq.

Mali i Zi i ka forcuar lidhjet me Perëndimin në vitet e fundit, duke u anëtarësuar në NATO në vitin 2017 dhe duke aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2008.

Drejtimi i vendit kah Perëndimi ka acaruar Rusinë - aleatin e tij tradicional.

Në vitin 2016, Qeveria pro-perëndimore e Malit të Zi ka akuzuar forcat e mbështetura nga Rusia për një përpjekje për grushtshtet, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Në tetor, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Malin e Zi, duke përshëndetur respektimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por duke shprehur edhe shqetësim për numrin e madh të qytetarëve rusë - në mesin e tyre shumë oligarkë - të vendosur në Mal të Zi.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve malazeze të sigurojnë që vendi nuk bëhet qendër për kompanitë dhe individët që duan t’i anashkalojnë sanksionet”, thuhet në këtë rezolutë.

Në një vizitë në Podgoricë më 31 tetor, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kërkoi nga Mali i Zi që ta çojë përpara procesin e tij të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Mali i Zi ka qenë për një kohë të gjatë vendi më i përparuar i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe jam e lumtur të shoh vendosmërinë tuaj për ta mbajtur këtë pozitë”, tha von der Leyen pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq.

Malit të Zi i është dhënë statusi i vendit kandidatit për në BE në vitin 2010, por ai ka mbyllur vetëm tre nga 33 kapitujt e pranimit, që kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së.

Delegacioni i BE-së në Podgoricë nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë./REL

mali i zi

Sondazh

Poll
Bota 12 Nëntor 2023, 22:08 I.A

Rasti i Kosovës si model për Gazën?

Alon Pinkas IZRAEL- Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës d...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës