LIVE UPDATES
Bota

Maqedoni e Veriut, debate për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe presidenciale

Opozita thotë se një datë e përbashkët do të ulte shpenzimet e procesit, por qeveria thekson se duhet respektuar Kodin zgedhor, megjithëse nuk e përjashton mundësinë për mbajtjen në datën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ndërkohë, për partitë shqiptare kjo nuk paraqet ndonjë problem, megjithëse opozita shqiptare ka disa kushte.

29 Tetor 2023, 08:41 Nga a.l
Maqedoni e Veriut, debate për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe
Shkup

MAQEDONI E VERIUT- Opozita maqedonase kërkon që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, por për këtë nuk po mund të bien dakord me qeverinë. Opozita thotë se një datë e përbashkët do të ulte shpenzimet e procesit, por qeveria thekson se duhet respektuar Kodin zgedhor, megjithëse nuk e përjashton mundësinë për mbajtjen në datën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ndërkohë, për partitë shqiptare kjo nuk paraqet ndonjë problem, megjithëse opozita shqiptare ka disa kushte.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë një zgjidhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale sa i takon një date për mbajtjen e tyre, ndërkohë që opozita maqedonase nuk ngul këmbë më për zgjedhje të parakohshme. Kjo e fundit tani kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një ditë me arsyetimin për t’iu shmangur shpenzimeve të panevojshme prej miliona eurove. Zgjedhjet e rregullta janë në pranverë të vitit që vjen.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar, Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së dëshiron që me çdo kusht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku, ndërsa akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski se “nuk është në gjendje të ulet me partnerët e tij dhe të caktojë datën për këto zgjedhje”.

“Le të shkruajë në letër një datë të pranueshme për të dhe si do që të vendosë, ne do ta pranojmë atë, qoftë edhe afër festave të mëdha fetare të Ramazanit dhe Pashkëve”, tha zoti Mickovski.

Nga ana tjetër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për çësjhtjen e datës së përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duhet të ketë një marrëveshje dhe se VMRO-ja duhet të dërgojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës që aktualisht po diskuton për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë.

“Vetëm VMRO-DPMNE-ja nuk ka deleguar përfaqësuesin e saj dhe nuk mundet një ose dy parti të vendosin për një proces ku bëjnë pjesë tridhjetë parti”, tha zoti Kovaçevski.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka lënë të kuptohet se raundi i parë i zgjedhjeve presideciale duhet të mbahet jo më herët se data 14 mars dhe raundi i dytë jo më vonë se data 8 maj; ndërkohë që për zgjedhjet parlamentare thotë se “janë një çështje tjetër për çka ka ende kohë”. Ai pret nga drejtuesit e partive politike që ta njoftojnë deri para fundit të vitit nëse do të kenë arritur një konsensus për datat e zgjedhjeve.

Opozita shqiptare nga ana tjetër, çështjen e zgjedhjeve të përbashkëta e lidh me ndryshimet kushtetuese për çka ka disa kushte:

“Kushti i parë ka të bëjë me rrugëtimin drejt BE-së. Dhe për këtë ne nuk do të kemi asnjë kompromis. Kushti i dytë ka të bëjë me amendamentin kushtetues për mosvjetrimin e rasteve gjyqësore mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Ne do të bëjmë ç’mos që atë amendament ta vendosim në Kushtetutë dhe njerëzit e emëruar në detyra zyrtare të mos mund të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Dhe kushti i tretë ka të bëjë me formulimin ofendues të gjuhës shqipe (20%)”, thotë Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

Ndërkohë, lidhur me ndryshimet kushtetuese ku duhet duhet të përfshihet pakica bullgare, intensiteti i debateve duket se ka rwnë edhepse opozita maqedonase vazhdon të mbajë qëndrimin kundërshtues për këto ndryshime, të cilat paraqesin kusht për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian./VOA

hristijan mickovski maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë